Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PD: Rama qëllim pushtetin, që të vjedhë me lezet me 20%-sha

Shko poshtë

PD: Rama qëllim pushtetin, që të vjedhë me lezet me 20%-sha Empty PD: Rama qëllim pushtetin, që të vjedhë me lezet me 20%-sha

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 30, 2012 11:41 pm

PD: Rama qëllim pushtetin, që të vjedhë me lezet me 20%-sha


PD: Rama qëllim pushtetin, që të vjedhë me lezet me 20%-sha Largea_silvi-bardhi1349016237
Partia Demokratike ka sulmuar sot kryetarin e Partisë Socialiste për deklaratat e bëra lidhur me anullimin e koncesioneve që ka bërë qeveria e djathtë.

“Këto ditë me gojën e nënkryetarit të Partisë Socialiste, të Shalsit të tij, iu deklaroi haptas shqiptarëve se qëllimi i ardhjes së tij në pushtet nuk ishte tjetër veçse për të vjedhur, natyrisht si ç'pohoi ai, për të vjedhur jo haptas, por me lezet”.

“Me deklaratën glamoroze të vjedhjes me lezet, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i fakton biznesit vendas dhe të huaj se zotimet e tij për të anuluar kontratat dhe konçesionet janë detyrimi dhe premtimi i tij solemn para klubit të miliarderëve të kupolës së Partisë Socliaste të cilët derdhin lot për kohën kur rrëmbenin ose blinin me 1/15 e çmimit të tregut, trojet në qendër të Tiranës, kur lejet për pallate 5 katëshe i shndronin në pallate 35 katëshe brenda natës”, u shpreh Silvi Bardhi, zëdhënsja e PD-së.

Sipas Bardhit, Rama pohoi edhe një herë atë qe bashkëpunëtorët e tij në krye të Bashkisë pohonin më parë se: “Ne vjedhim dhe punojmë”.

“Ai haptas iu pohoi shqiptarëve se ligji i tij i parë që do të rivendosë në Shqipëri do të jete ligji i 20 %-it për çdo licencë, leje apo autorizim shtetëror, njëlloj si në vitet e Bashkisë”.

Sipas PD, me këtë deklaratë të Shalsit, z. Rama, dëshmoi se kërkon votat e shqiptarëve, jo për qytetarët, por për klanet.
“Me zotimin e tij publik nëpërmjet nënkryetarit të tij se ai do pushtetin jo për të luftuar korrupsionin por për të vjedhur me kënaqësi e për t’i bërë shqiptarët të harrojnë vjedhjet dhe shpërdorimet e mëdha të tij në Bashkinë e Tiranës, duke i shtrirë ato në mbarë territorin e vendit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi