Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sami Gjoka:Elegy For Adem Jashari - Elegji Për Adem Jasharin

Shko poshtë

Sami Gjoka:Elegy For Adem Jashari - Elegji Për Adem Jasharin Empty Sami Gjoka:Elegy For Adem Jashari - Elegji Për Adem Jasharin

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 02, 2012 11:00 am

Sami Gjoka:Elegy For Adem Jashari - Elegji Për Adem Jasharin 157588_100000834481491_536137882_n

Sami Gjoka:Elegy For Adem Jashari - Elegji Për Adem Jasharin

Elegy For Adem Jashari

Sami Gjoka:Elegy For Adem Jashari - Elegji Për Adem Jasharin R_I_P_Adem_Jashari_by_tradhtare

Go you raged soldiers call Agamemnon
For the aged leaders must rejoice for ever
Fruits that come from shedding
The young people’s blood!

Use the highest tower of the Mount Avala
To broadcast the news to the whole world
That you broke the Trojan walls of Drenica
Slaughtered all Jashari’s
(Both daughters and sons).

Flames are now feasting on the infant corpses
Smell of burning flesh to the heavens risen,
Is disturbing gods in their headquarters.
To the NATO meetings summoned are the leaders
New gods of Brussels, armed with new thunders
From the ancient times of the Mount Olympus
Failed
For ever fail to keep peace and order.

Go and tell your leaders of your bloody glory!
You erased to ground heroic Drenica
Tell that your Achilles killed Adem Jashari;

Slaughtered, killed are Hectors
By short-lived Achilles
Followed by massacres
Just like Srebrenica.

I must mourn tonight all the fallen warriors.

We live too far from the burning Troy
We all have come to pray to Apollo;
Gathered to be heard
Under the cupola
Of this mighty union of some fifty stars.

We beg you Zeus, pray to you Apollo
Our Hector’s bodies dragged are by Achilles
In the scorched land of rigid Kosova
And we have no arms, no unbroken hands
Shoeless we’re stepping over burning ambers
We have been inhaling only smoke and flames
That's why we're down, that's why we pray.

Sami Gjoka:Elegy For Adem Jashari - Elegji Për Adem Jasharin Adem%20Jashari.jpg---------

Elegji Për Adem Jasharin

Shkoni o ushtarë të marrë, thirreni Agamamnonin
Se janë prijësit e moshuar që gjithmonë
Do të mburren me ata që s’janë më e derdhen gjakun
Se ata që derdhin gjakun janë të rinjë e janë të njomë.

Transmetoni tani lajmin nga antena në Avala
Oh, tash lajmi në tërë botën nga antena është shpërndarë
Se Drenica u mbyt sonte për nën flakë e për nën bomba
Se Kala e Trojes sonte është krisur, është çarë
Se si bisha jeni sulur e po shkilni mbi kufoma
E Jasharët (pleq e foshnja) janẽ therẽ e janẽ vrarë.

Flakët etur mëkojnë veten përmbi trupat e përgjakur
Gjerë në qiell ngrihet era – mish ì sapo-përcëlluar
Në Selinë e Perendive shqetësimi ka mbërritur.
E urgjent mblodhi “NATO” liderit e alarmuar.
Me rrufe prap armatosur, pẽrmbi botën, nga Brukseli
Perendite e reja mbledhur qẽ nga koha e Olimpit,
Kanë dështuar e deshtimi për gjithẽ herẽt ì ka ndjekur
Se nuk ndalët jo më kurrë gjaku, çurgë qẽ ka rrjedhur.

Shko rrefeni Beogradit bëmën tuaj të pẽrgjakẽt
Se rrẽnuat e rrafshuat sot Drenicen heroike
Se Akilat vranë Hektorët, prap sot ndër Adem Jasharẽt.

Therur, vrarë janë Hektorẽt
Nga Akilat jetë-pakẽt
E vijnë prapa Serbrenicat,
Vijnẽ gogolat e masakrat.

Prandaj le të qajmẽ pak sonte pẽr tẽ rẽnẽt, për tẽ vrarẽt,.

Ne që jemi larg nga Troja qẽ po digjet e rrẽnuar
Gjunjëzuar lutjet tona sollẽm pẽrballẽ Apollonit,
Mbledhur sa pẽr tu dẽgjuar nẽ kanẽ veshë perenditẽ
Nẽn kupolen qẽ nẽn vete mbanẽ fuqishem të bashkuar
Pesëdhjetë yje galaktikes
Që shkojnë nëpër një orbitë.

Dëgjo kujen tonë o Zeuz, Apollon shërona plagët
Se Hektorët tanë u shuan të gjymtuar kokë e këmbë
E zvarriten sot Kosovës përmes zjarrit, përmes flakës
Nga Akilet që kanë ardhur të ngrenë tym e të shtojnë retë
Nga Akilët jetë-pakët që nga gjoksi vjellin flakët
Të mos mbetet më Kosoves as edhe një gjeth i blertë
Terr e tmerr të mbetet prapa të mos ketë më Diell e dritë
Po ne s’kemi, s’kemi armë, prerë duart, thyer krahët
Këmbë-zbathur kemi ecur përmbi zjarr e permbi ngricë
E për frymë mushkuritë thithen tym e thithen flakët.
Pa mbërritem këtë ditë.

Çfarë ndodh në këtë botë? Si nuk u pështirosët vetja këtyre lloj tipave.

Kjo është hera e dytë që disa persona këtu në facebook, pa as më të voglen arsye, shkruajn ankesa kundra meje qe te mos me lejojnë më postimin e shkrimeve të mia e qe te me bllokojnë komplet nga ky rrjet.
Ankesa e tyre, sipas facebookut, është se në këtë poezi për Adem Jasharin, unë paskam përdorur fjalë e shprehje abusive.
Nëse në shumë poezi i kam përdorur vertetë disa fjalë që nuk i përdor kurrë në jeten time të perditeshme, por vetem brenda kontekstit dhe tonit që kam menduar dhe mendoj se mund ta justifikonte në momenta të caktuara këtë lloj shprehje, këtë radhë, në këtë poezi për Jasharin dhe për tërë të renet për lirinë e popujve të tyre nuk mund të gjej as edhe një fjalë fyese apo abusive!!!
Madje unë edhe ushtarët serb këtu i kam trajtuar me rrespek e i kam quajtu Akila, të përdorur nga regjime cnjerzore, udhehequr nga prijes të ligj qe mburren me lavdine e gjakut të derdhur, si nga popujt që shtypin ashtu edhe nga djemtë e ushtrisë se vet.
Si e tillë me mbetet të mendoj se ndonje mistrec për cfardo arsyeje nuk ka punë tjetër por të spiunoj pas gardhit për cfardo idiocie që prodhojnë mendje të tilla.
Me poshte eshte parqaljmrimi tjeter që morra nga Facebooku se do të më mbyllin llogarinë sepse kjo poezi përmbaka fjalë fyese e abusive.

Fjale për fjalë kopjuar nga paralajmrimi ; ---? “Warning:
Some content in this message has been reported as abusive by Facebook users.”
Që përkthehet pak a shumë kështu:-à “Paralajmrim. Përmbajtja e këtij mesazhi (pra e poezisë) është raportuar nga përdoruesit e facebooku si abusive”
Prandaj edhe njëherë, nëse dikush mendon se kjo është e padrejtë, do të lutesha po të kishte mundesin, të kontaktonte facebookun, natyrisht pasi ta lexojë poezine vetë më pare e të bindet se as edhe nje fjale fyese ketu nuk ekziston, për të kunderten e asaj qe shpifin ndaj meje.
Shpresoj se kushdo që e bënë këtë është krejt i panjohur nga ana ime, se ndryshe do të ishte shumë më e ligë e më zhgenjyese po të jetë mik- Se di se si e shikojnë veten njerez të tillë e nuk u peshtirorset vetja të jenë kështu???

Piktura e Shefqet Avdush Eminit
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi