Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Isa Mustafa kandidon për kryeministër

Shko poshtë

Isa Mustafa kandidon për kryeministër Empty Isa Mustafa kandidon për kryeministër

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 03, 2012 1:00 pm

Isa Mustafa kandidon për kryeministër


Isa Mustafa kandidon për kryeministër Largea_isa-mustafa-intervist2sh1349215193
Kryetari i partisë më të madhe opozitare, LDK-së, Isa Mustafa, për herë të parë ka deklaruar se e synon postin e kryeministrit të Kosovës, por nëpërmjet zgjedhjeve të ardhshme, të cilat ai shpreson se do të mbahen brenda një viti. “Po, do të kandidojë për postin e Kryeministrit”, ka thënë Isa Mustafa.

Kreu i LDK-së ka thënë se nuk mund të thotë ende nëse synon edhe një mandat në Prishtinë. Ai ka thënë se nëse mbahen zgjedhjet e përgjithshme më herët se ato vendore, synimi i tij është që të bëhet kryeministër. E për Prishtinën, ka thënë se do te vendoset me kohë.

Mustafa ka folur edhe për arrestimin e Enver Sekiraqa, i cili sipas tij, nuk ka dhe nuk ka pasur asnjëherë lidhje me LDK-në. Kreu i partisë opozitare është shprehur se prej që ai është kryetar i LDK-së nuk ka pasur asnjë lidhje me Enver Sekiraqen, e as në kohën e Fatmir Sejdiut, pasi ka pasur bashkëpunim shumë të afërt me të.

“Mendoj që s’ka pasur, s’kam informata që Sekiraqa ka pasur lidhje me LDK-në, as para se unë ta marr kreun e LDK-së e as tash. Sejdiu ka qenë parimor dhe nuk ka dashtë që LDK-ja të inkriminohet me grupe kriminale, këtë e di sepse kam qenë bashkëpunëtor me të dhe nuk ka pasur lidhje me grupe të tilla”, ka thënë Mustafa në Rubikon.

Mustafa ka folur edhe për arrestimin e kryesuesit të Asamblesë së Kuvendit Komunal të Prishtinës Sami Hamiti, duke thënë se ai nuk ka nevojë të jap dorëheqje, pasi hetimet nuk janë duke u penguar.

Sipas tij, asnjëherë nuk është marr vendim për ndërrim të parcelave për të cilat flitet, por sipas tij, çka flitet në telefona ai s’mund të them, por “Hamiti asgjë jashtë ligjshëm s’ka bërë”.

Duke mos dashur të thotë drejtpërdrejt, Mustafa është shprehur se me këto arrestime po dërgohen mesazhe kërcënimi tek ata që punojnë.

“Jo s’mund të them të drejtpërdrejtë, por e shoh një ambient jo të shëndosh, që dikush të mendoj dhe punoj politikisht ashtu si të donë”, thotë Mustafa.

Ai thotë se çështjet morale nuk duhet të përzihet me çështjet ligjore.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi