Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Asllan Dibrani:Portret i Arsim Halilit poet shkrimtar dhe krijues nga Bujanoci

Shko poshtë

Asllan Dibrani:Portret i Arsim Halilit poet shkrimtar dhe krijues nga Bujanoci Empty Asllan Dibrani:Portret i Arsim Halilit poet shkrimtar dhe krijues nga Bujanoci

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 07, 2012 4:54 pm

Portret i Arsim Halilit poet shkrimtar dhe krijues nga Bujanoci
Asllan Dibrani:Portret i Arsim Halilit poet shkrimtar dhe krijues nga Bujanoci Asllan-dibrani
Nga Asllan Dibrani

Asllan Dibrani:Portret i Arsim Halilit poet shkrimtar dhe krijues nga Bujanoci 0_300x215_images_stories_2012_arsim-halili

Arsim Halili

Të shkruash për një poet ke bërë një publikim të vlerave të tij, por të shkruash për një poet qe vlerat e tij flasin komunikojnë, këmbehen dhe përplaset me lexuesin me një serë shkrimesh reportazhesh, intervistash dhe veprash do të jetë një privilegj për gazetarin, andaj kësaj here do publikojmë poetin shkrimtarin dhe krijuesin nga Bujanoci zotin Arsim Halilin.

Arsim Halili ka lindur më 19 gusht 1976 në Dobrosin Kommuna e Bujanocit, pas mbarimit të shkollës fillore në vendlindje, mbaroj shkollën e mesme ekonomike në Pogragjë të Komunës se Gjilanit, pastaj ndoqi studimet për Mësim Klasor. Nga viti 2000 punon mësimdhënës në shkollën Fillore "Sami Frashëri", paralelet në Dobrosin dhe Konçul. Komuna e Bujanocit.

Në vitet e luftës së UÇPMB-ës punoi si gazetar në Radion ushtarake të UÇPMB-ës “Zëri i lirisë“ me çka dha rezultate te asaj kohe. Nga 2005 deri më vitin 2011 ushtroi detyrën e gazetarit të revistës “Perspektiva” Bujanoc. Botoi mbi një qind artikuj: Reportazhe kulturore, intervista me artist të fushave të ndryshme letrar, muzikolog, piktor, aktor etj.
Bashkëpunëtor i revistës “Dituria” në Suedi
Dhe disa portaleve e agjencive të ndryshme.

Ka botuar shkrime nga fusha e gazetarisë në revistën “Besa“ Suedi, “Fakti Ditor” Zvicër, ”Bulevard” Durrës, “Fier profil “ Fier etj.

Krijimtari e botuar nga autori Arsim Halili:
- “Heshtje e shprishur” Poezi 2009
- “Ndal!stacion i dashurisë” Poezi 2010
- “Gjurmët e qëndresës” Novela 2011
- “Shtigjeve të artit” Intervista 2011

Libri i pestë me poezi pritet të botohet në gjysmën e dytë të vitit 2012.

Për librat e Arsim Halilit kanë shkruar:
- Bilall Maliqi poet dhe kritikë ka shkruar për librin e parë “Heshtje e shprishur” botuar në 2009 botuar në revistën “Obelisik” Tiranë, “Perspektiva “ Bujanoc.
- Nexhat Rexha kritikë dhe poet ka shkruar për librin e parë: botuar në gazetën “Epoka e re“ Prishtin dhe në librion e tijn me kritikë “Fjala ruan kujtimin”.
- Pëllumb Gorica poet nga Tirana ka botuar recension vështrues për librin - “Gjurmët e qëndresës” Botuar në revistën letrare “Dorutina” Kumanovë.
- Fadil Curri poet dhe publicist ka bërës vështrim për librin “Gjurmët e qëndresës”.
- Arjana Loçe – poete dhe gazetare ka interpretuar në Radio “Super star” në emisionin “Pena dhe zëra të dashurisë” në prill të 2010 janë interpretuar dhe të muzikuara 25 poezi nga libri i Arsim Halilit “Nadal!stacion i dashurisë”.

Pjesëmarrës në aktivitete letrare dhe paraqitje poetike nga zoti Arsim Halili
- Takimet e "Dom Mikelit" në Stubëll: Viti 2009, 2010
- “Flaka e janarit” Gjilan viti 2010, 2011, 2012
- “Takimet poetike “Jehona e Karadakut” Kumanovë, viti 2010, 2011, 2012.
- Festivali i poezisë “Drini poetik” Prizren 2010, 2011, 2012.
- Takimet poetike “Pavarësia” Koblenz, Gjermani 2010
- Takimet poetike “Lulëkuqet e prillit” Kamenicë 2010,2011,2012.
- Takimet poetike “Peja poetike” Pejë 2011.
- Takimet poetike kushtuar Komndant Mjekrrës dëshmorit Njazi Azemi në Viti 2010.
- Pjesëmarrës në simpoziumin shkencor “Lirizmi në poezi në“ Universitetin “Vitrina“ Tiranë, të organizuar nga“ LNSHP “Pegasi” Albania dhe “Pegasi” Kosova, Tiranë dhe Prishtinë, viti 2011.
- Pjesëmarrës në Kongresin e parë në “Universitetin“ Vitrina“ Tiranë, të organizuar nga “LNSHP“ Pegasi” Albania dhe “Pegasi” Kosova, Tiranë dhe Prishtinë, viti 2012.






Asllan Dibrani:Portret i Arsim Halilit poet shkrimtar dhe krijues nga Bujanoci Arsim-halili-lshakshAsllan Dibrani:Portret i Arsim Halilit poet shkrimtar dhe krijues nga Bujanoci Arsim-halili-lshaksh
Arsim Halili pjesëmarrës ne takimin poetike me rastin e pavarësisë se Kosovës ne mesin e Lidhjes se shkrimtare, artistëve dhe krijuesve në Gjermani ne Koblenz 2010


Dhe në një pjesë të madhe të orëve letrare të organizuar nga Shoqata e shkrimtarëve ”Feniks“ Preshevë të organizuar në rajonin e Luginës së Preshevës, Maqedonisë dhe Kosovës.

Shpërblime dhe mirënjohje për krijimtarinë e zotit Arsim Halilit janë si ma poshtë:
- Çmimi i publikut në takimet poetike “Pavarësia” Koblenz Gjermani
- Mirënjohje për pjesëmarrje në këtë takim poetik dhënë nga Lidhja e poeteve dhe artistëve shqiptar në Gjermani
- Çmimi i dytë në prozë “Lulëkuqet e prillit” Kamenicë 2010
- Mirënjohje nga Shoqata e shkrimtarëve në Pejë
- Mirënjohje nga LNSHP “Pegasi“ Kosova me rastin Ditës së flamurit 2011
- Çertifikatë nga LNSHP “Pegasi“ Albania, për pjesëmarrjen në simpoziumin shkencor 2011 Tiranë
- Çmimi i tretë “Lulëkuqet e prillit“ në prozë.



Revistat dhe gazetat si dhe librat ku ju ka botuar krijimtaria e zotit Arsim Halilit:

Kanë botuar tregime poezi, novela dhe intervista:
- “Di ttuti colori“ në Itali, botoi në 2011 biografin dhe një nga poezitë e mia
- Revistat letrare: “Nacional” Tiranë (poezi, prozë, intervistë) në 2010, 2011
- “Doruntina” Kumanovë (tregime, poezi)
- “Agmia” Gjilan (poezi)
- “Nositi” Kamenicë (poezi, tregime)
- “Qëndresa” Preshevë (poezi tregime, portret letrar)
- “Dituria“ Boros Suedi (novela, poezi, intervista)
- Revista “Metafora” organi i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës në Prishtinë, ka botuar poezi nga Arsim Halili.
- I përfshirë me disa poezi në Antologjinë poetike ”Jehona e shekujve” nga autori Sokol Demaku
- I përfshirë në Antologjinë e poetëve nga e gjithë bota “Korsi e hapur” LNSHP“ Pegasi” Albania
- I përfshirë me një poezi kushtuar Din Mehmetit të cilën I ka përmbledhur poeti Halili Haxhosaj në librin “Pavdekësi”.
Libri “Trekëndëshi poetik” ka të botuar një poezi nga Arsim Halili, poetet nga Kosova Maqedonia, Serbia.

Arsim Halili Recenzent dhe Redaktor
Redaktor: “200 Aforizma” Halim Hasani
“Aforizma bashkëkohor” Halilim Hasani
“Ylli i vogël” Halim Hasani

Recenzent: “Ëndërr e përlotur” poezi Lorita Ismaili
“Ylberi i Luginës” poezi, Fatma Salihu
“Kush e zgjon ditën” poezi, Jusuf Bislimi
“Pesha dashurisë”roman Kamber Imeri
“Pasioni i një ëndërre” poezi, Gonxhe Letemi Begisholli
“Nuk më doli ëndrra” poezi Daut Maliqi
“Fjalë me rrënjë” aforizma dhe poezi satirike, Agim Gashi- Drenica
“Fjalë nëpër kohë” aforizma, Halim Hasani

Intervista të dhëna nga Arsim Halili
- Revista “Perspektiva” Bujanoc
- Radio Televizioni “Bujanoci” Bujanoc
- Radio Televizioni “Presheva” Preshevë
- Televizioni “Apollon“ Fier
- Revista “Nacional“ Tiranë
- Radio Televizioni i Kosovës Prishtinë
- Radio Televizioni i Kosovës “Syri“ Prizren.

Zoti Arsim pos poezisë shihet se merresh edhe me prozë nga e cila nuk e lenë anash edhe tregimin, portrete letrare, vështrime letrare dhe ese etj. Letërsia si zhanër në vete qe zhvillohet ne ato treva, sa jeni ju te kënaqur dhe a i kushtohet letërsisë dhe krijimtarisë rendësi sa duhet nga institucionet tona në Tiranë. Prishtinë Shkup dhe ë Preshevë ishte pyetja jonë?

Zoti Halili përgjigjet dhe thekson se pjesërisht me qe tregohet neglizhence edhe nga institucionet lokale, veç, masë mungojnë evenimentet psh ndonjë festival poetik i përmasave kombëtare.

Pos letërsisë qe ju jeni te fërkuar dhe te ballafaquar ne fushën politike sa jeni te kënaqur si krijues mbi ecurinë e një gjendjes aktuale nga spektri gjithëkombëtar te përmirësohet padrejtësia historike mbi shqiptaret qe sot në zemrën e shqiptareve gravitoje me dhjetëra kufij?

Ai përgjigjet ma tutje, realisht deshëm ose jo në mënyrë direket ose indedirekte jemi pjese e politikes ditore dhe nëse shohim nga këndvështrimi krijuese do të them se ldershipi ynë në luginë fatkeqësisht nuk ka një objektiv te qarte unfikues, ndërsa lidershipi kosovar dhe ai shqiptar është me tepër deklarativ e oratorik se ndërmarrës ne çështjet e shumta politike e kombëtare.

Ju keni në plan që të botoni diçka si shpejt ne krijimtarinë tuaj?

Këtë vit jam në përgatitje të një vëllimi me përmbledhje poetike është libri i 5 i radhës tani me i kontraktuar me shtëpinë botuese "Beqir Musliu" Gjilan editor Sabit Rrustemi, librit pritet te shoh dritën e botimit sa ma shpejt.

Për fund keni diç tu thënë lexuesve tanë?

U rekomandoj gjithë lexuesve të Luginës së Preshevës, atyre kosovar shqiptar dhe ma gjerë që të jenë apasionantë pas Perspektivës, ndërsa sa të munden të angazhohen për të zënë dijen. "Shkollimi" është arma më e fortë që e bënë një popull të jetë më i fuqishëm, ne kulturë, shkencë, teknologji, art, muzikë, politikë etj. Si përfundim këtu do jetë themeli i krijimit të unitetit dhe bashkimit kombëtar.

Si rrumbullaksim i portretit të këtij krijuesi te vyeshëm na mbetet ti urojme sukses me një të begati dhe energji veprimi edhe ma tutje në krijimtari.

Tetor, Shtutgard 2012

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi