Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:... AI VULA I ZI

Shko poshtë

Mentor Thaqi:... AI VULA I ZI Empty Mentor Thaqi:... AI VULA I ZI

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 08, 2012 11:05 pm

Mentor Thaqi:... AI VULA I ZI 275246_100000582437455_2097760_n

Mentor Thaqi:... AI VULA I ZI

(Në kujtim të një dite të tmerrshme në Deçan ...1990)
Mentor Thaqi:... AI VULA I ZI 564964_514611235234953_143314161_n
Shkresë enigmë
n´fshehtësi
me shkrim të zi
e vulë të zezë
nga Vula i zi,
premje n(pa)besë
për kolegë t´tij!

- Jasht
me dhunë
le t´nxirren,
t´lnuren e tirren,
ua thëm unë,
k´shtu do t´binden!

E mendoi
sa e sa herë
atë pranverë,
me një të rame
dy të vrame:
të mbjellë panik,
të bëhet "naqellnik"
me betim çetnik!

- T´fillohet
që n´zyrë
n´Gjykatë,
me mynxyrë,
me dajak,
së pari me kolegë,
pastaj nëpër degë!

Me Arifin, Demen, Esatin,
Rrustemin, Salihun, Nexhatin, ...
mos ndalni hapin
te Halili, Idrizi, ...
urdhëroi,
gjëmoi,
me dajak
t´lahen n´gjak!

Uji
i kje hy nën këmbë,
kërcëllima dridhëse
i shkonin nëpër dhëmbë.
Eh!
Sa herë i shkoi mëndja
se shpejt një ditë
duhet me ikë,
n´shpirtë
t´merrimi,
dhëmbja
i sillnin pikë,
k´tu më s´kam t´ngulur,
jam veç trung i shkulur!

Zgurdullima e syve
nuk i n´dahej as n´ëndërr,
edhe shkëlqimi i yjeve
i bëhej thikë n´zemër.
Iku,
këtu më vend s´i mbet
thanë
po vuan
dhe do t´vdes n´frikë t´vet!


Mentor Thaqi VS., 04.10.2012
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi