Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mirëdon Fusha:Unë Mimozën shumë e dua!

Shko poshtë

Mirëdon Fusha:Unë Mimozën shumë e dua! Empty Mirëdon Fusha:Unë Mimozën shumë e dua!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 10, 2012 6:46 pm

Mirëdon Fusha:Unë Mimozën shumë e dua! 539450_409044409165498_960197156_n

Mirëdon Fusha:Unë Mimozën shumë e dua!

Më patën lodhur
familje, Babë e Nanë :

"Djali jonë, një nuse
pse nuk po e gjanë?!"

Kështu pra një ditë vendosa
e pohova i gëzuar :
"Në Kosovë po nisem e shkoj
për t'u martuar!"

Me shpresa e xhepa plot
me pakufi gëzim
n'Kosovën time, qysh në zbritje
u mbusha përplot zhgënjim!

Mbrenda muajve m'i hëngrën
Gëzim KOHË e para,
n'fund mbeta i vetëm,
I shkretë dhe fukara!

Ditë e natë trup-përmbledhur
i fshehur nëpër skuta
duke qarë me zë e me lot
derisa papritmas mu përgjigj
I MADHI ZOT!

II

Mirëdon Fusha:Unë Mimozën shumë e dua! 282258_406482056088400_442700534_n


"Shko! Tek 'Ora e Kurrizit'
Mimoza, atje të pret!
Ajo është gruaja jote
që do ta kesh përjetë!"

I fshiva lotët! I gëzuar shpejt
shkova ta takoj! Pa kaluar as 24 orë
me fjalë-Zoti gojë-timen i thashë :
"Mimozë, me Ty gjithë jetën
dua ta kaloj!"

Mimoza e shtangur
plotësisht e çuditur :
"Se martohem me Ty sot
këtë kurrë se kam pritur!"

III

Në shtëpinë e pas-luftës
ne filluam jetë të re
Nuk kishim as kuzhinë e banjo - asgjë
veç një dhome erë myk erë-dhe!

Dashuria jonë e madhe - e pastërt si loti
Ne dyve na mjaftonte
me këshillë shpresash : "DO BËHET MIRË"
fëmiu i parë duhej të fillonte!

Pas disa muajve kur te mjeku
shkuam në vizitë,
fjalë të mrekullueshme na fali :
"Një djalë mundeni me pritë!"

U kthyem drejt në shtëpi
të gëzuar - duke fluturuar
gjithçka në t'keqen pas-lufte shtëpi
për çudi ishte zbukuruar!!!

IV
Mirëdon Fusha:Unë Mimozën shumë e dua! 10510_405821992821073_1278477579_n
Një ditë t'lume
sapo dal jashtë marrë lajme
të këqia, Fatoni më thotë :
"Shih o njeri! Po të rrëzohet shtëpia!"

Me sy të turbulluar nga lotët
pastërt shiqoj kulmin tim
Në heshtje të plotë pyes Zotin :
"Ku të gjej tani shpëtim?!"

Vazhdoj rrugën si pa krye
dhe takohem n'axhën Shefki
filloj, ia qaj hallin tim
sytë e tij pikojnë lotë pa pushim!

Vazhdoj tutje
e bëj një telefon :
"Po s'erdhët në Zelandë
me tetona do t'mbaron!!!"

Pak më tutje syve të mi
qëndronte e reja jona tjetër shtëpi
në të cilën jetonin një e madhe
ushtri - të gjithë furraxhi!

V

Leje në të s'kishim
të hyjmë
Zelandës gjithsesi
duhet t'ia mësyjmë!

Krejt këto falë
një politikau
vëllanë e vogël ta përdor
me politikë shkau!

Trokasim si lypës
nëpër dyer të shtëpive të huaja
krejt çka marrim nga 'ta :
"Mos paçim gajle ma t'mdha se kto tuajat!"

VI

Mirëdon Fusha:Unë Mimozën shumë e dua! 253120_405415706195035_1939165875_n


Dhe kështu
vie "e lumja" ditë
djalin tonë Mozartin - fëmiun e parë
me dal me prit!

Shkojmë në spital
Atu! Një kurvë jo-motër medicionale
i prishet gjumi e shpirti i saj
dhe n'mënyrën më t'poshtër
na dhuron lajme fatale!

Gruaja jote
fëmijë s'ka gjetur
Djalin qe rrafsh dy muaj në bark t'Nanës
e ki të vdekur!

Atu për atu
Bota e mbarë më mbrapshtohet
(lotët oqeanë-rëndë i ruaj për më vonë)
"Mimoza, oh Zot i madhi a po m'rrezikohet?!"

VII

Pas dekada-orë të gjata kuptoj
se Mimoza ka shpëtuar
zemër-shpirt-këmbë thyer iku
oqeanë-rëndë lotët për t'i shkarkuar!

Shtrihem në shtratin ëndërrimtar
për të parin tonë djalë
filloj të qajë e të vajtojë
Pyes pa ndalur kurrë :
"Pse Zoti im kështu të më sprovojë?!"

VIII

Fillojnë telefonatat
me "t'sinqerta" ngushëllime,
e unë zemër-bardhi assesi budalla
ua harroj e ua fali gjithë ato gabime!

IX

Përkundër t'gjithave, pa ndalë
Zotit iu falenderoja
Mimozën e gjallë-shëndoshë
po shkoja ta ngushëllojë-takoja!

X

Tani më kur gjithçka ishte vonë
u pajisëm leje
shtëpinë e re ta ndanim me furraxhi
atu drejt edhe shkuam pa ma t'parin
tonë fëmijë!

Të poshtërit e botës furraxhi
në shtëpinë tonë
mirëseardhjen na bëjnë
me muzikë e magjupi!
(Ani pse kishin dijeni se çka ndodhi)

XI
Mirëdon Fusha:Unë Mimozën shumë e dua! 283115_402665813136691_529909361_n
Njerëzit e mirë filluan
t'na vizitonin
me nderin ngushëllim-prezencën e tyre
zemrat na i shëronin!

E sa për njerëz-shtazët që nuk
erdhën t'na ngushëllojnë
"T'mirat" e dreqit në 'ta
përjetësisht do t'i shoqërojnë!

XII

Vetëm pas disa ditëve
në ballkonin e katit të tretë
dola ta pi një cigare dhe ja
m'flet Zoti ashiqare!!!

"Paramendo o Mirëdon
se n'duar ke si cigaren
djalin që po e vajton!
Papritmas ai të rrëshqet
nga dora jote - me sy-trishtuar
do ta shohësh jetë duke ndërruar!"

Zoti i madh, më tutje vazhdon
"A po e kupton tash o Mirëdon
Sa shumë Zoti yt Ty
vërtet të don?!"

Instinktivisht Zotit t'madh
i përgjigjem me "Të kuptova"
Me Mimozën time të dashur
jetën si është më së miri e vazhdova!

Prandaj, unë Mirëdoni jam kogja burrë
për me pranu
se Mimoza FUSHËN që ma përtriu NUCIKËN
unë shummmmmmmmmë e du!
(E do ta
du)

Mirëdon Fusha:Unë Mimozën shumë e dua! 392682_248645895205351_1166010051_n
Mirëdon Fusha 11/10/2012
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi