Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:Kosova duhet të lirohet nga askushët e nga vrasësit

Shko poshtë

AGIM GASHI:Kosova duhet të lirohet nga askushët e nga vrasësit Empty AGIM GASHI:Kosova duhet të lirohet nga askushët e nga vrasësit

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 10, 2012 8:40 pm

AGIM GASHI:Kosova duhet të lirohet nga askushët e nga vrasësit
AGIM GASHI:Kosova duhet të lirohet nga askushët e nga vrasësit Largea_ahmet-krasniqi1349717029
Në atë vit krisite pushka në Tiranë.Kriste për ta koritë Shqipërinë.Sëpari vranë Azem Hajdarin e pastaj vranë edhe Kolonel Ahmet Krasniqin.
Shumë vite kaluan por harresa nuk mund të merr vendin e kujtimit.Kujtohen e përkujtohen, me ceremoni e pa ceremony,në shtëpi e salla publike, në gazeta e TV të ndryshme, me këngë e poezi.
Të dy këtyre Heronjëve të Kombit u këndova këngë me rrespektin më të madh prej njeriu.E dija dhe isha i bindur se këta njerz dhe shumë tjerë që u vranë nga duart tradhëtare, kishin vlera të pakufishme për kombin e atdheun.Rruga e tyre jetsore tregonte kjart se këta njerz ishin të kalitur që proçeset e luftës për liri, pavarsi e demokraci ti qonin në vendin e duhur.Dikujt nuk i konvenonte një rrugë e tillë.Andaj, “duhej” shkrepë arma.Shqiptari nuk priton ta shkrep armën kundër shqiptarit.Historikisht njerzit më të devotshëm të lirisë I vranë vetë shqiptarët.

Këtu në mërgimin e rëndë përkujtohen dëshmorët, lufta, vuajtjet dhe mjerimi i kombit, por që edhe sot nuk është i vogël edhe pse kaluan shumë vite në liri e “demokraci”!
Gjatë qëndrimit tim në shtetet perendimore ( pa i përmend Lubjanën, Kroacinë dhe Bosnjen),gjithmonë u mundove me tërë qenjen time ti kontriboj qështjes kombëtare me aq sa munda dhe me aq sa kisha. Në përvjetoret për Ahmet Krasniqin, gjithmonë isha i ftuar, i mirëpritur, dhe shumë here kur skisha mundësi ta paguaj bileten e trenit, më sigurohej transporti deri te destinacioni.
Mirëpo, ka disa vite që gjërat ndryshuan rrënjësisht.Përqarjet ndërshqiptare, urrejtja dhe lakmia për të qenë mbi të gjithë e disa individëve, ndikuan në dobsimin e organizimeve dhe manifestimeve të ndryshe, dhe vlen të theksohet se qysh nga mbas lufta, vetëm në Gjermani gjeten mbylljen disa mijëra Klube shqiptare të cilat ishin qerdhe të kulturës, qerdhe malli e dashurie ndaj atdheut e mbi të gjitha ishin qerdhe të organizimit të luftës, edhe pse dikund mire e dikund keq.
Çka më shtyri që pikrisht sot të merrem me këtë qështje? Pse pikrisht sot po shkruaj e po më mundon e vërteta e hidhur, se edhe diaspora po imiton të bëmat e politikës në atdhe? Jemi dëshmitar të shumë ndërskamcave, shumë “tradhëtive” që i bëhen atje njëri tjetrit për poste politike, për vende pune e për shumëçka, u reflektuan aq furishëm edhe në mërgatën shqiptare saqë dogjen shumë rezultate të cilat duhet të fitoheshin patjetër.Në vend që të shkohet para, në atdhe e në mërgatë po shkohet mbrapa.Lakmia për të qenë diku lart pa merita, bën që njerzit ta përdorin skilizmin për të arrirë qëllimet e veta.Fatkeqësisht, tek ne njerzit me veprime të skiles po shtohen vazhdimisht.
Sot është e diele 07.10.2012 e ku nga ora 12:00 , në Tammerstr.20 , 71634 Ludwigsburg (Baden Württemberg), po mbahet Akademi përkujtimore për Ahmet Krasniqin. Për shkak të shëndetit tim, ëndërrova të jem edhe në këtë Akademi, mu si isha vitin e kaluar në Henef të NRW-së, e me afshin e shpirtit dhe me këngën time ta ngjalli Kolonelin e vrarë pabesisht. Por, për çudi këtë vit asnjë telefonatë, asnjë fjalë, asnjë letër e asnjë ftesë. Kjo pengesë filloi pikrisht para dy vitesh kur edhe u zgjodhen organet e reja të LDK-së. Kishte persona që me këmbëngultsinë më të madhe pengonte prezencen time në ato tubime e Akademi.Vitin e kaluar mora pjesë falë mikut tim Behxhet Krasniqit e që njëherit është vlla Heroit të Kombit Ahmet Krasniqit. Këtë vit ai mungoi për shkak të udhëtimit të tij në atdhe.Mungova edhe unë në Akademi.
Kot mundohen të ma ndalin lirinë dhe mendimin tim njerzor e kombëtar.Unë sot në banesën time përkujtova Heroin e Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqin.E përkujtova në mënyren time, pa urdhëra e diktate, e përkujtova ashtu si e meriton një Hero!
Kur në Akademinë e kaluar për nder të Kolonel Ahmet Krasniqit këndova këngën për Ahmet Krasniqin, dhe kur mbas përfundimit të këngës u ngrit e mbarë salla në nderim dhe duartrokitje, e kur u dashtë të ngrihen edhe ata që në shpirt kanë të mbjellur urrejtjen, unë e kam ditë se më nuk do të ftohem në këto evenimente derisa do të jenë ata që nuk duhet të jenë!

AGIM GASHI:Kosova duhet të lirohet nga askushët e nga vrasësit Largea_bllaca1349802036

Dy fjalë tjera

Më besoni miqë e vllëzër se ndjej dhimbje nga këto përqarje e nga kjo vrimë e zezë që po hapet në hapsirat tona shqiptare,e me përmasa të mëdha, të sjell një rrëqethje totale, se në tokën tonë asgjë më nuk shkon mbarë. Je i detyruar të kyçesh në këto plagë krejt me qëllim zbutjeje, për t’iu treguar miletit se jemi para një katastrofe kolektive.

Më të rënda bëhen plagët, shtohen dhimbjet kur shtetet shqiptare jo që nuk ua ndalin hovin kësaj urrejtjeje ndërvllëzërore, por përkundrazi i cytin akoma të tillët të vjellin edhe vrerin e fundit kundër çdo kujt që nuk mendon si ata. Kur dikur një popull i tërë hipte mbi tanket serbe për ta mbrojtur lirinë dhe nderin dhe për ta shpalosë flamurin kombëtar, sot dalin karagjozë e vetëlavdërues duke nënqmu të tjerët që falë tyre arritëm deri këtu ku jemi.
Unë si njeri nuk jam për konfrontizëm me askend, por ta pranoj ndëshkimin e pa merituar nga gangstert dhe „atdhetarët“ e rastit, as këtë s’mund ta bëj. Më beso, lexues i nderuar, se droja ime më e madhe është kaosi kombëtar. Kjo më dhemb mua, por duhet t’i dhemb gjithsekujt. As shteti, por as ne nuk duhet t’u lëmë hapsirë qerratenjve dhe kujdestarëve të atdhetarizmit të rremë të lozin me ndjenjat kombëtare.
Jemi lodhur më nga ndjekjet e përndjekjet, vëllavrasjet, përdhunimet e hasmëritë, nga hafijëllarët e tinëzarët për një copë karrige, mediokrët e pseudoatdheetarët, imituesit e verbër të bajraktarizmit e bashibuzkëve anadollakë, duke lënë të papeshojë çdo gjë kombëtare e nacionale. Të tillë ta ndysin edhe shtetin, pavarësinë...Shkëputjen nga e keqja duhet ta ketë shteti fort në duart e veta, ta mbajë atë nën kontroll duke mos lejuar humbjen e dinjitetit kombëtar nga ata që nuk ia duan të mirën atdheut dhe nga ata që për intersin vetanak shesin edhe nënën në treg. Me humbjen e dinjitetit, populli do ta qesë në harresë atë që na ndodhi vetëm pak vite më parë. Çështja e Kosovës nuk është çështje individuale e personale e dikujt. Ajo është çështje e pazgjidhur akoma e kombit kudo që të jetë ai: në mërgatë apo vise tjera etnike. Ashtu si çështja kombëtare edhe çështja akoma e pazgjidhur e dëshmorëve, duhet të vëhet në rend dite sa më parë. Pa marrë parasysh se cilës parti apo grupacion i takojnë dëshmorët dhe të rënit për çështje kombëtare, ata pranë njëritjetrit e kanë vendin në altarin e kombit, në altarin e atdheut dhe në altarin e lirisë. Në të kundërten, të verbërit do luajnë me fatin tonë, e me fatin e atdheut duke fyer rezistencën shekullore e gjithëkombëtare.
E Kosova që të dali në dritë, duhet të lirohet sa më parë nga: injoranca anadollake, nga sektet e huaja, nga ideologjia staliniste, nga kërkushët e nga vrasësit, nga ndjellakeqët e tërbuar... sepse na e qelbën mjedisin. Tekefundit, duhet ta dijë çdo shqiptar, çdo qytetar, çdo luftëtar e çdo pushtetar, se liria duhet të jetë e pastër si këmishë gjerdeku, të mos peshojë rëndë, përndryshe do të turpërohemi para botës dhe popullit. Nuk bën të luhet me dinjitetin kombëtar.
Kosova sot është pasqyrë e jona ku mund të shohim shumë çka që nuk është për të mirën tonë. Në atë pasqyrë, pa ndezur asnjë qiri mund t’i shohësh fjalëmëdhenjtë, atdhetarët e internetit me nofka të kozakëve, kurvarët, drogaxhinjtë, tenderaxhinjtë, munafikët, tradhtarët, spiunët ... dhe ti sillesh rreth saj, të kap tmerri, dridhjet ta kaplojnë trupin, të vjen turp se s’mund të ndryshosh asgjë. O Zot! Shteti më i ri i botës, Republika e Kosovës, kërkon ndihmë për t’u çliruar edhe njëherë. Robëria më e rëndë qenka kur e robëron veten!

Me këto sjellje çnjerzore të disa individëve edhe të internetit, ku në mënyra më brutale ofendohet rinia shqiptare, familja, fëmijët, ata që plakjen e pritën në kazamatet e armikut, ata që edhe me burgje mbronin atdheun, familjet:Rugova Jashari,Delija, Krasniqi...do të fyhen Reçaku, Prekazi, Kosharja e arena tjera të luftës, kushtetuta e flamuri, ofendohet Dardania. Me sharjet e ofendimet, kërcënimet deri në likuidim, që i hasim në faqet gazetave dhe të internetit, druaj se e kënaqim hasmin dhe fyejmë më të dashurit bashkë me gjakun e tyre të derdhur për liri.
AGIM GASHI:Kosova duhet të lirohet nga askushët e nga vrasësit 385602_10151094012534077_1280276204_n
Metoda të tilla në Kosovë ka përdorur Serbia mbi njëqind vite. Andaj ju lus o njerz shqiptrë, rrini larg e më larg të keqes sepse akoma kemi shumë për të bërë.
Nuk janë të largëta kohrat kur sakatosej hapsira shqiptare edhe pse vështirë është ti caktohet ndonjë date, për të vazhduar edhe sot dhe kërcnimin e hapët të armiqëve tanë me ndarje të atdheut.
Atëherë kur Jovan Cvijiqi filloi ndrrimin e toponimeve tona, shkatrrimin e fashatrave , qyteteve, të shumë objekteve me identitet kombëtar, me plaçkitje të lloj-llojshme, me rrenimin e institucioneve historike e kulturore, me rrënim të shëndetit, me burgosje e cenim të familjes, me rrezikimin e egzistencës biologjike e etnodemografike e deri te krijimet e rretheve traumatiko-üsikike me pasoja të rënda. Serbët me planet e tyre kundër këtij populli e kësaj hapsire, zbritën deri në palcën e tokës, të frutit, të bukës e ujit e deri te ndërrimi i peisazhit shqiptar. Dhe kështu nga viti në vit, nga dita në ditë ky gjenocid sistematik turbulloi kohrat shqiptare dhe është çudi se si mbijetuam deri këtu.
Duke i pas parasysh të gjitha këto a nuk është verbëri që dikushët ta luajnë rrolin e hasmit. Pushkini thot se “Mungesa e nderit është më e tmerrshme se vdekja”.

Nuk janë të vjetra krimet dhe vrasjet e njerzëve në pike të ditës e në pike ta natës. Cila dorë i kryente këto krime, as pas mija vrasjeve nuk dihet. Pritej që pas pavarsimit të Kosvovës të bëhej diçka në këtë drejtim , por më sa shifet krimi vetëm sa do të trashet. Kur duhet që shpirtërisht e kombtarisht të ishim një, dolën “trimat” e karagjozët dhe ia filluan vallën e përqarjeve , ndarjeve edhe në baza fetare e regjionale, si dhe kërkesat e hapura për linçimin e njerzëve. Edhe partite politike, edhe qeveria e Kosovës, edhe policia i kanë futë veshët në lesh. Parandjej se një uragan vllavrasës është duke u përgaditë me shpejtësi të kobshme. Këtë e paralajmrojnë “trimat” edhe në internet e media tjera që janë vërsulur kohët e fundit si uragani kundër çdo gjëje kombëtare dhe të ndershme. Andaj, kërkoj që të gjithë të jemi më syqelë kundër këtyre dukurive e përqarjeve të ndërsjella. Për ne është shumë e rëndësishme që të inkuadrohemi në proqeset demokratike sepse ato nuk janë partiake, as fisnore e më së paku grupore. Sa më pare duhet të dilet me alternative të qarta që i lëvizin gjërat për së mbari. Web-faqet e internetit që ndjellin ndasi, përqarje fetare e regjionale, duhet të mbyllen sa më pare në mënyrë që hakerave dhe “trimave” të interneti tu bëhet e pa mundëshme veprimi në dobi të armikut. Nuk duhet lejuar të bëhemi pjesë e marrzisë së asgjasimit të vetëvetes. Me futjen e ligjeve që ndalojnë gjërat që nuk janë në intersin kombëtar I tregojmë jo vetëm popullit, por edhe botës se ne duam atdhe. Të lodhurit, të rrebeluarit, të dyshuarit…duhet tua lëshojnë vendin atyre që duan atdhe të mirëfillt. Mos të lejojmë që edhe më tutje ta vrajmë vetëveten, lirinë tone dhe atdheun.
Unë jam i bindur se ata që organizuan vrasjet e pasluftës, kanë lidhje të forta me tipat “trima” të disa partiakqinjëve dhe se disa nga ta kanë arritë të jenë edhe në shtetin e ri të Kosovës. Këto gjëra të friksojnë se vrasjet do të përsëriten në mesin tone duke u bërë gazi i botës e duke e shpallur krimin si trimëri. Euforia që na kaploi pas pavarsimit e duke u krenuar me të arriturat e kohës, la mbrapa shumë punë të pa kryera. Qeveria dhe qeveritarët më shumë merren me punët e partive të tyre se sa me punët e shtetit dhe qeverisjes. Një qeverisje e mire nuk do të lejonte të përhapet vllavrasja e gjakmarrja, të shitet pasuria kombëtare për pak lek, të lulëzoj kontrabanda, droga, ryshfeti.... Këta “trima” bashkë me boshtin ortodoks dhe të paisur me ideologji staliniste mundohen që ti nxjerrin nga Kosova SHBA-të dhe NATO-n për ta krijuar kaosin e ri ballkanik. Kur Bushi i vjetër i pat tërhjekë një vi të kuqe Serbisë dhe së cilës vi i doli në krye Bill Clintoni, pse qeveria e Kosovës mos ta kërkoj edhe një vi të tillë edhe nga Qeveria e re amerikane. Por më pare duhet bërë një vi të kuqe edhe matrapazëve dhe “trimave” tanë që shesin atdheun si bashqen e babait.Ky popull duhet të lihet i qetë në hallet e veta për mbijetesë e jo të u servohen medomos kultura të lindjes. Një vi e tillë nga amerikanët është mëse e domosdoshme pë ruajtjen e paqës globale dhe të gjeostrategjisë politike pasiqë kërkesat ruse dhe serbe pas pavarsimit janë të pa tolerueshme për rrethanat e reja të krijuara në Botë. Vija e kuqe e qeverisë bërë “trimave” e karagjozëve kontrabandistë të ardhërisë do të ishte me rëndësi jetike për ruajtjen e paqës ndërshqiptare. E kam fjalën për një Qeveri në ardhmëri.Kjo e tanishmja është vetë qeveri karagjoze me vota të vjedhura.
Më duket se shqiptarët janë të prirë të harrojnë diçka që është e shenjët për atdheun!


Nga një shkrim më i gjatë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi