Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bilall Maliqi: Legjendat, promovime të denja të letërsisë gojore

Shko poshtë

Bilall Maliqi: Legjendat, promovime të denja të letërsisë gojore Empty Bilall Maliqi: Legjendat, promovime të denja të letërsisë gojore

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 23, 2009 12:32 pm

Bilall Maliqi: Legjendat, promovime të denja të letërsisë gojore U1_bilall_maliqiLEGJENDAT PROMOVIME TË DENJA TË LETËRSISË GOJORE
Shkruan Bilall Maliqi
Duke e përcjellë kohëve të fundit jetën kulturore letrare në komunën tonë, sidomos dy viteve të fundit që nga viti 2005 e tutje me riaktivizimin e klubit letrar “Feniks”, shihet qartë një lulëzim dhe një promovim i denjë i kulturës letrare gjithnjë me botime të një numri të librave si me poezi ashtu edhe me prozë.Me një zhanër krejt tjetër të krijimtarisë letrare, kohë më parë, para dashamirëve të fjalës së shkruar artistike doli Dr. Jahi Staneci me mbledhjen dhe sistematizimin e Legjendave të mbledhura nga dora e parë nëpër fshatrat e Karadakut dhe të përmbledhura në një libër voluminoz të titulluar “Legjendat e Karadakut”, e botuar nga Edicioni i Klubit Letrar “Feniks”, Preshevë.
Duke e patur parasyshë mungesën e këtij zhanri të shkrimit dhe ruajtjen e kulturës së Karadakut në përgjithësi, dosido këtë punë duhet përshëndetur dhe përkrahur në përgjithësi.
Letërsia popullore apo gojore te ne apo në vendet ku gravitojnë qytete dhe fshatra të Karadakut mungon apo nuk kemi fare, rrugëtimin e tij të palodhshëm në mbledhjen dhe sistematizimin e këtyre legjendave fshat më fshat dhe vend më vend të marrura drejtëpërdrejt nga goja e popullit e që sigurishtë ka hasur në vështirësi gjatë rrugëtimit të tij nëpër fshatra është pikërishtë Dr. Jahi Staneci i cili theu “akullin” në zbulimin dhe mbledhjen e këtyre legjendave dhe paraqitjen e tyre në letër.
Unë kisha bërë një segment mes dy kufinjve të banuar me shqiptar Kosovës dhe shqiptarëve të tri komunave tona dhe kisha përmendur prof.Anton Çetën i cili poashtu është mbledhës i letërsisë popullore dhe te ne dr. Jahi Stanecin, i cili bëri një prezentim serioz dhe të vlefshëm për gjeneratat që vijnë, që të mos humbasë kjo pjesë e veçantë e kulturës së shqiptarëve të Malësisë së Karadakut.Këto legjenda i mblodhi në saje të dashurisë që kishte për Malësinë e Karadakut, inspirim tjetër autori kishte që sa më shumë të zbulojë gojëdhëna nga populli dhe nga e kaluara e ndritshme e tyre, nëpër luftra të shumta të okupuesve të ndryshëm të cilët lidhën nyje fitoret me trimëritë e tyre, të cilat do të mbesin legjendë dhe mburrje për brezat që vijnë.Legjendat janë një lloj i veçantë i zhanrit të krijimtarisë popullore gojore.Ato në këtë libër rrëfejnë për ngjarje mjaftë interesante, për persona legjendar, për ngjarje të pashpjegueshmeetj.Në legjenda përgjithsisht flitet për krijimin e lumenjve, liqeneve, qyteteve, kështjellave etj.Shpjegimi i legjendave bazohet në besimin e popullit dhe janë fryt i fantazisë dhe i dëshirave të krijuesit , kjo do të thotë se ato s’mundë të kenë ngjarë realisht në jetë.Legjendat janë të shkruara me një gjuhë shumë të kuptueshme për çdo shtresë të popullit, pra janë krejt origjinale , nga dora e parë.Autori ka bërë rradhitjen e legjendave sipas alfabetit, përveç legjendës “Heshtat dhe shpatat e kryqëzuara në malin Ostrovicë”, e cila për shkak të rëndësisë së veçantë del jashtë rradhitjes alfabetike, të tjerat janë të rradhitura sipas alfabetit.Këto heshta dhe shpata sipas legjendës janë të gdhendura në një shkëmb në malin Ostrovicë dhe simbolizojnë mbrojtjen e Karadakut nga agresorë të ndryshëm e të shumtë.
KARAKTERISTIKAT E LIBRIT
Në ballinë të librit “Legjendat e Karadakut” është paraqitur fotografia e malit Ostrovicë (1168 m), fotografuar nga autori, nga ana e fshatit Tërrnavë.Libri mbështetet në bibliotekën “Qëndresa”, ka grupin redaktues si dhe shtëpinë botuese.Në fillim të librit gjejmë shkrimin ku thotë se “Këtë shkrim ua kushton prindërve të vet , përkatësisht nënës dhe babait të tij”, për të vazhduar me përmbajtjen e librit.Vend të rëndësishëm në libër kanë edhe rrëfyesit e legjendave, ku autori në mënyrë tabelore paraqet fshatin, lagjen dhe rrëfyesin.Në këtë tabelë autori ka paraqitur emrat e fshatrave rreth 62, rreth 28 lagje dhe 102 rrëfyes të legjendave.Në vazhdim të librit paraqitet fjala e recenzentit të librit prof.dr. Vesel Nuhiut, dhe parathënia e autorit të librit, ku jep disa sqarime rreth idesë dhe inspirimit të mbledhjes së këtyre legjendave dhe llojin e tyre.Libri përbëhet prej 166 legjendave, disa prej të cilave janë të lidhura apo ndodhia e legjendave lidhen me katundet e paraqitura në libër.Pas legjendave të paraqitura në pjesën e parë të librit, pasojnë fotografitë e fshatrave të Karadakut dhe janë 25 fotografi kolor, dhe 15 fotografi tjera që lidhen me legjendat , prej tyre dy fotografi janë bardhezi.Autori në këtë libër ka përfshirë kryesishtë legjendat e fshatrave në brendësi të Karadakut , por edhe legjendat e disa fshatrave përreth Karadakut, përkatësishtë nga skaji i Malësisë së Karadakut, p.sh., për Kështjellën e Preshevës, lidhen pesë legjenda.Pas fotografive në pjesën e dytë të librit, autori paraqet shtojcën “Disa veçori fizike, shpirtërore dhe morale të Karadakasve”, në mënyrë të qartë dhe shumë reale paraqet 100 veçori të karadakasve, që para daljes në dritë të këtij libri kanë qenë enigmë shumica e këtyre veçorive për njerëzit apo lexuesit.Autori paraqet edhe veçoritë e vajzave karadakase me 43 veçori, me të cilat gjinia femrore(vajzat e reja dhe brezat e rinj), do të mësojnë nga ky libër për veçoritë e vajzave karadakase.Autori vazhdon me pjesën e tretë me titull “Disa ngjarje historike në Karadak (1941-2001)”, ku paraqet 15 ngjarje historike më me rëndësi në Karadak, bënë lidhjen zingjirore të periudhave historike prej “Bugarit të dytë” (18.IV.1941-08.IX.1944), duke rrugëtuar nëpër ngjarje histori deri në vitin 2000-2001, kur në Karadak plasi kryengritja e armatosur e shqiptarëve në krye me UÇPMB-në, dhe paraqet një datë me rëndësi më 26 mars 2001, kur në kodrën e Stanecit plagoset për vdekje komandanti i Brigadës 115 “Karadaku”, dhe zëvendëskomandanti i zonës operative të Preshevës së UÇPMB-së, Nijazi Azemi “Mjekrra” nga Mogilla e Vitisë, dhe përfundon më 14 qershor 2001 me nënshkrimin e marrëveshjes në Konçul.Libri përfundon me pjesën e katërt me titull “Disa dukuri klimatike të jashtëzakonshme në Karadakun Verilindor në gjysmën e dytë të shek. XX”.Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX-të, në Karadakun Verilindor autori paraqet 10 dukuri klimatike (shumicën e tyre), nuk i dinë banorët karadakas.
RËNDËSIA E LIBRIT
Libri “Legjendat e Karadakut” ka një rëndësi të veçantë, sepse autori me sukse shpalosi, mblodhi letërsi gojore nga njerëz të fshatrave të ndryshëm dhe ua plasoi lexuesve, në mënyrë që lexuesit të dinë diçka më tepër për Karadakun, dhe sfidat jetësore të tyre nëpër kohë.Duke e ditur se gjenerata e vjetër gradualishtë po ndërrohet me të renë, dhe shpërngulja e madhe e karadakasve për shkaqe ekonomike , dhe mungesës së kushteve elementare për jetë, autori në kohën e duhur iu rrek punës së palodhshme për tubimin e këtyre legjendave aq sa ka pasur mundësi t’i tubojë, por populli thotë:”Më mirë vonë se kurrë”.Kujtojmë se ky libër do ta gjej veten edhe si lekturë shkollore në të ardhmen në shkolla.
NË VEND TË PËRFUNDIMIT
Dr Jahi Staneci , pos që merret me studime e shkrime shkencore, të cilat janë evidente, dhe botimit të “Fjalorit gjeomorfologjik” në vitin 2004 në Prishtinë, botuar nga “Libri shkollor”, vepër shkencore, ai kohë më parë botoi edhe librin e tij të parë me legjenda, të dytin me rrsadhë të titulluar “Legjendat e Karadakut” të botuar nga Shtëpia botuese “Feniks” Preshevë.Libri ka 258 faqe.

“Epoka e Re” (e shtunë, 8 dhjetor 2007).
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi