Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prof. Dr. Mehdi Hyseni:JO DIKTATURËS SË POLITIKËS POLICORE NË KOSOVË!

Shko poshtë

Prof. Dr. Mehdi Hyseni:JO DIKTATURËS SË POLITIKËS POLICORE NË KOSOVË! Empty Prof. Dr. Mehdi Hyseni:JO DIKTATURËS SË POLITIKËS POLICORE NË KOSOVË!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 20, 2012 12:25 pm


JO DIKTATURËS SË POLITIKËS POLICORE NË KOSOVË!


Barometri diplomatik

Prof. Dr. Mehdi Hyseni





Prof. Dr. Mehdi Hyseni:JO DIKTATURËS SË POLITIKËS POLICORE NË KOSOVË! Mehdi_Hyseni
Prof Dr Mehdi Hyseni
***Rrëshqitja eventuale e Kosovës në diktaturë dhe në totalitarizëm, si rrjedhim i luftës për pushtet, duke mos zgjedhur mjete dhe metoda, do t’i gëzonte vetëm Serbinë imperialiste dhe filoserbët, askë tjetër!

*** Një nga mjetet dhe instrumentet më efikase antihumane, antiligjotre, antikushtetuese, antidemokratike dhe antinjerëzore të regjimeve nazifashiste të Adolf Hitlerit dhe të kryekriminelit serb të Ballkanit, Slobodan Milosheviq për eliminimin dhe për mbylljen e gojës së oponentëve të opozitës politike demokratike, ishin përdorimi i shërbimeve policore sekrete dhe jo sekrete, si dhe propaganda politike për instrumentalizimin, për uzurpimin dhe për privatizimin e pushtetit shtetëror me çdo kusht, pa llogaritur pasojat dhe numrin e viktimave të pafajshme. Këto paradigma famëkeqe dhe shkatërrimtare të njerëzimit, assesi nuk guxojnë të vampirizohen, të ringjallën dhe të manifestohen në asnjë segment të tyre, në asnjë pore të botës shqiptare qoftë brenda apo jashtë Shqipërisë Etnike, duke përfshirë edhe krahinën e saj-Kosovën.

Çdo regjim fashist, apo komunist diktatorial dhe totalitar nuk pranon mendimin ndryshe të opozitës demokratike

Prandaj, ne, si viktima shekullore të këtyre sistemeve të dikurshme të kalbura shtetërore (fashiste, kolaboracioniste, kolonialiste, totalitare, ekspansioniste dhe diktatoriale), nuk guxojmë, të ëndërrojmë zbatimin e doktrinëns dhe të praktikës së tyre antihumane, antidemokratike dhe antipaqësore, por duhet të luftojmë vazhdimisht me mjete të ligjshme, politike dhe demokratike, që të ndërtojmë një shtet të lirë, demokratik dhe të drejtë si Amerika, ku opozita demokratike është e lirë për të thënë mendimin ndryshe nga pozita politike në pushtet për problemet e caktuara të shoqërisë, jo si Serbia me atentate politike dhe me polici të kërbaçit për mbrojtjen e diktatorëve totalitaristë, që kanë për qëllim heshtjen, kompremetimin, diskreditimin, margjinalzimin dhe izolomin gradual të opozitës politike demokratike siç është Lëvizja Vetëvendosje e Kosovës.

Jo shtetit policor dhe të persomalizuar!

-Përgjakja, arrestimi, burgosja dhe denoncimi i 62 aktivistëve të Lëvizjes Vetëvemdosje përpara ndërtesës së qeverisë së Kosovës në Prishtinë (17 tetor 2012), të cilët demonstruan në mënyrë paqësore dhe demokratike kundër nënshkrimit të kontratës së privatizimit të KEK-ut, ndalimi i hyrjes së deputetëve të Vetëvendosjes në godinën e qeverisë së Kosovës, si dhe shtetrrethimi policor i Kuvendit të Kosovës, më 18 tetor 2012, janë akte konkrete brutale të shkarjes së pushtetit aktual në një regjim diktatorial dhe totalitar. Dhe, jo vetëm kaq, por është edhe një paralajmërim serioz për opozitën, në veçanti për Lëvizjen Vetëvendosje, që të përgatitet jo për votën demokratike, por për një betejë të ashpër dhe të vrazhdtë politike me kastën në pushtet.

Ne duam një shtet të lirë, demokratik dhe të drejtë si Amerika, jo si Serbia me atnetate politike dhe me polici të kërbaçit për mbrojtjen e diktatorëve totalitaristë

Zgjidhja e problemeve, të bëhet me mjete ligjore, politike paqësore dhe demokratike, jo me dhunë e terror policor, ashtu sikurse regjimet e derisotme të Serbisë kolonialiste mbi shqiptarët dhe mbi Kosovën-Shqipërinë Etnike!
Kosova nuk ka nevojë për shtet policor dhe totalitar, por për shtet demokratik dhe të lirë, ku mbi të gjitha çmohen dhe respektohen liritë dhe të drejtat e njeriut, ashtu sikurse që është Amerika jonë e dashur dhe demokratike, ku kushtetuta, ligji, drejtësia, liria, humanizmi, barazia dhe demokracia, janë vlera të pacenueshme.
Ne, në asnjë formë nuk jemi të uritur dhe të etshëm për ndonjë regjim policor, që mohon të drejtat, lirinë, barazinë, mirëqenien dhe demokracinë tonë, por kemi nevojë për krijimin dhe ndërtimin e shtetit të së drejtës, ku të gjithë qyatetarët e Kosovës( qoftë shumicë a pakicë), duhet të jenë të barabartë dhe të lirë në realizimin e të drejtave dhe lirive të tyre demeokratike, të garantuara si me ligjet e brendshme, ashtu edhe me ato ndërkombëtare. Ndryshe, çdo tip, i ashtuquajtur “strahovlada” qoftë kopje e nazifashizmit gjerman apo serbmoadh tiranik, që synon dhe vepron (haptazi apo fshehurazi) për t’i kufizuar dhe shkelur brutalisht me çizmen policore të drejtat dhe liritë elementare të njeriut, është e gjykuar të dështojë dhe të kapitullojë me turpin më të madh, ashtu sikurse regjimet antidemokratike të Adolf Hitlerit dhe të Slobodan Milosheviqit, të cilat me të drejtë dhe, krejtësisht në mënyrë ligjore dhe demokratike (në kohë të ndryshme), i ndëshkoi Evropa dhe bota demokratike me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Amerika nuk favorizon regjime diktatoriale polpotiste, as sllobiste!

Amerika nuk mbron krimin individual, as krimin e organizuar, as çizmen policore në Kosovë, pavarësisht nga “pallavrat” propagandistike dhe demagogjike të drejtuesve të regjimit të sotëm të Kosovës. Këtë të vërtetë, do të duhej ta dinin të gjitha ata që merren me politikë qoftë në pushtet, qoftë në opozitë në Kosovë.
Amerika nuk duron dhe, nuk toleron regjime fashiste, komuniste totalitare, as policore, pavarësisht se cilës pjesë të globit tokësor i përkasin ato. Këtë, duhet ta dinë edhe qeveritë shqiptare në Prishtinë dhe në Tiranë, pavarësisht nga aspiratat dhe pretendimet e tyre politike diktatoriale, që t’i shkelin dhe mohojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, në emër të mbrojtjes së regjimeve të tyre policore, personalizuese, korrupsioniste dhe mafioze.
Kosova nuk ka nevojë për diktaturë, por për drejtësi, për zhvillim, për punësim ( që tani, pothuajse shkalla e papunësisë në Kosovë është mbi 40%), për zhdukjen e varfërisë (afro 49%), për demokraci, për barazi dhe për mirëqenie të përgjithshme.
Pra, për të mos rën pre e regjimeve të ndryshme antidemokratike, sot, apo nesër, pavarësisht se kush e drejton qeverinë dhe shtetin e Kosovës, ne nuk kemi asnjë arsye dhe, asnjë nevojë, që të shmangemi nga vlerat dhe nga standardet e sistemit demokratik të shtetit të së drejtës, të lirisë, të barazisë dhe të paqes me orientim evropian perëndimor.
Kjo strategji, duhet të jetë alfa dhe omega e politikës së pushtetit shtetëror në Kosovë, jo privatizimi, personalizimi, abuzimi dhe tjetërsimi i institucioneve dhe i organeve shtetërore dhe shoqërore për qëllime dhe interesa individuale, grupore, ideologjike, partiake, karrieriste, ekonomike dhe tregtare, që kanë për qëllim krijimin e një pushteti shtetëror totalitar dhe policor, ku fjalën kryesore e ka çizmja, kërbaçi, terrori, arrestimet, përndjekjet, burgosja, mafija, korrupsioni dhe krimi i organizuar, të gjitha këto, në funksion të burgosjes dhe të vrasjes së lirisë, të pavarësisë, të demokracisë dhe të paqes.
Problemi është më i thellë dhe, shumë më kompleks sesa duket në zbatimin e praktikës së deritashme të politikës drejtuese të insitucioneve përkatëse të shtetit të Kosovës.
Së pari, konstatimi dhe pohimi i kryeministrit të qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi se “Lëvizja Vetëvendosje është antiamerikane dhe antievropiane”, është indikatori më i keq, më frikësues dhe më i errët për demokracinë, që ka për qëllim kufizimin dhe mohimin e së drejtës së shprehjes së mendimit dhe fjalës së lirë(alfa dhe omega e një shoqërie demokratike) ndryshe nga regjimi despotik i tij. Për më tepër, një akuzë e tillë e rëndë dhe pa kurrfarë kuptimi, e shpifur në adresën e Lëvizjes Vetëvendosje, synon jo vetëm izolimin nga skena të liderëve dhe të aktivistëve të dalluar të saj, por edhe edhe mbajtjen nën kontroll dhe survejim rigoroz të kësaj Lëvizjeje, jo vetëm me mjete politike, por edhe me ato policore shtrënguese, ashtu sikurse në fillim të këtij viti në Merdare dhe te Dheu i Bardhë në kufirin me Serbinë, ku politika policore e qeverisë së Kosovës përgjaku, shkeli, arrestoi dhe i burgosi demonstruesit e Vetëvendosjes, të cilët në mënyrë paqësore dhe demokratike protestonin kundër lidhjes së marrëveshjeve të qeverisë së Hashim Thaçit me Beogradin në dëm të interesave vitale të Republikës së Kosovës.

Keqpërdorimi i policisë së Kosovës për motive politike

Gjithashtu, policia e ministrit Bajram Rexhepi, edhe më 17 tetor 2012, përdori dhunën, arrestimin dhe burgosjen e 62 aktivistëve të Vetëvendosjes, duke mos i lejuar që të hynin në ndërtesën e qeverisë së Kosovës, të cilët në mënyrë paqësore demonstronin kundër lidhjes së Marrëveshjes me partnerë të huaj për privatizimin e KEK-ut.
Nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje, në një konferencë për shtyp, njëri nga liderët e Vetëvenedosjes, Shpend Ahmeti e cilësoi, kësisoj :”[b] Sot është bërë një krim i madh nga Qeveria e Republikës së Kosovës, e ky hap është ecja një hap më tutje me nënshkrimin e kontratës së privatizimit të distribucionit me 26 milion euro, pa e ditur qytetarët se çka po shitet, duke mos marrë parasysh edhe mbi 60 mijë nënshkrimet e peticionit që e kanë kundërshtuar, duke e ditur se ka pas diskutime edhe në Kuvend, ku deputetët që kanë qenë kundër privatizimit me peshë të votës janë tepër më shumë sesa ata që kanë qenë pro. Qeveria sot duke i anashkaluar të gjitha këto kërkesa ka vazhduar me këtë krim. Krim po e quaj sepse kështu e quan Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Çdo keqpërdorim i pronës apo parasë publike që është mbi 100 mijë euro, me Kodin Penal të Kosovës cilësohet si vepër penale e dënueshme me burg. Prandaj ne sot organizuam këtë protestë dhe natyrisht nuk do të ndalemi asnjëherë në kundërshtimin e kësaj. Nuk përfundojnë sot me nënshkrimin e kontratës, veç se jemi motivuar e organizuar edhe më shumë që kjo luftë e jona është e drejtë për ta shpëtuar pasurinë e Kosovës nga këta kriminel që kanë zaptuar dhe kouptuar në çfarëdo aspekti.” (Shih: http://www.vetevendosje.org/17 tetor 2012).

“Okupimi” i Kuvendit nga policia shpie drejt diktaturës dhe totalitarizmit të zhveshur

-Të lumtë Jakup Krasniqi për urtinë, guximin , burrërinë dhe parimësinë, që iu tregove të vërtetën Hashim Thaçëve dhe Rexhep Bajramëve, se Kosova nuk është pronë private e tyre, e partisë së tyre dhe e aleatëve të tyre, por e gjithë shqiptarëve të Kosovës, përkatësisht e Shqipërisë Etnike.
Po qe se politika zyrtare e qeverisë aktuale në Kosovë, do të marrë në konsideratë mesazhin reagues anti-shtet kushtetues dhe anti-shtet demokratik, ka gjasë që të shpëtojë nga rreziku dhe nga erozioni i shkarjes në një regjim diktatorial dhe totalitar, ku fjalën kryesore, do ta kishin kamxhiku policor, anarkia, padrejtësia, shtypja, varësia, ndërvarësia, vasaliteti dhe skllavëria.[b]Duke qenë se më 18 tetor 2012, Policia e Kosovës e ka vënë nën shtetrrethim Kuvendin e Kosovës, me gjasë “për ta mbrojtur” nga fjala e lirë dhe demokratike e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, nga deputetët e opozitës së Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe nga të gjithë ata deputet shqiptarë, që nuk pajtohen me vendimet politike të atij Kuvendi, nuk ka asnjë dyshim se, një akt i tillë është antiligjor, antikushtetues dhe antidemokratik, që sheshit dokumenton vazhdimin e kursit të politikës së deritashme të qeverisë aktuale kundër opozitës politike, sidomos kundër opozitës së Lëvizjes Vetëvendosje, duke ngulmur që problemet dhe mosmarrëveshjet politike me opozitën, t’i “qërojë” me forcë dhe me forma të tjera të ushtrimit të trysnisë politiko-propagandistike, duke keqpërdorur edhe Policinë e Kosovës.Ç’është e vërteta, okupimi dhe instrumentazimi i Kuvendit të Kosovës nga ana e politikës së qeverisë së kryeministrit Hashim Thaçi; nga partiashët e tij (brenda dhe jashtë Kuvendit), si dhe nga aleatët e koalicionit qeveritar të tij, është bërë që nga viti 2010, kur ata me “vota të vjedhura” e morën pushtetin. Këtë të vërtetë, nuk e pranojnë vetëm ata, që me çdo kusht e mbrojnë politikën destruktive të diktatit të qeverisë së koalicionit, të formuar në saje të partnerëve minoritarë (serbë, romë ashkalinj, boshnjakë et.).Që atëherë, edhe sot, Kuvendi i Kosovës, është shndërruar në “një lodër” politike të qeverisë së Hashim Thaçit. Prandaj, së fundi, “okupimi” i Kuvendit nga policia e Kosovës, nuk është kurrfarë befasie, as kurrfarë “tërmeti” ligjor, kushtetues dhe demokratik, sepse fjalën kryesore në Kuvend e ka Hashim Thaçi me deputetët e PDK-së dhe me ata të aleancës së koalicionit qeveritar, jo as Kuvendi, e as opozita politike, sepse këta janë vetëm dekor politik, sa për të funksionuar Kuvendi i instrumentalizuar dhe i monopolizuar nga politika e qeverisë së Kosovës.
Shkallën e rrezikshmërisë së sistemit të sigurisë së një vendi nuk e përcakton policia, as ministri i policisë sikurse që bëri, ministri Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, me rastin e urdhërimit të Policisë së Kosovës, që ta vërë në shtetrrethim Kuvendin e Kosovës, më 18 tetor 2012, por atë e bën trupat, komitet, apo komisionet e posaçme të caktuara të Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës. Vendimin për marrjen e masave preventive të sigurisë së shtetit në rast të ndonjë rreziku eventual, e aprovon qeveria në bashkëpunim me Kuvendin dhe me Presidencën, pavarësisht se çka shkruan në “Ligjin e Policisë së Kosovës”.
Nuk është fare e rëndësishme se kush e ka dhënë urdhërin për mobilizimin e policisë, me qëllim që ta rrethojë Kuvendin e Kosovës brenda dhe jashtë ndërtetës së tij, më 18 tetor 2012 (me rastin e mbajtjes së séances Kuvendit nën drejtimin e Jakup Krasniqit, kryetar), sepse ai urdhër është antikushtetues, antiligjor dhe antidemokratik, sepse nuk mbrohet Kuvendi nga deputetët e tij. Kështu, diç spektakulare në kuptimin negativ, ka ndodhur vetëm në ato vende të Afrikës dhe të Azisë, me rastin e ndonjë gusht shteti, me ç’ rast ka ardhur në shprehje lufta e ndyrë dhe e ashpër për pushtet e fraksioneve dhe e grupeve të ndryshme politike dhe ushtarake.Ndërtesa e kuvendit dhe e qeverisë së Kosovës, nuk janë prona private të kryeministrit Hashim Thaçi dhe të ministrit të Policisë Bajram Rexhepi. Ato nuk janë prona private trashëguese nga baballarët e tyre, por janë prona të paluajtshme të gjithë popullit të Kosovës. Prandaj, as Thaçi e as Rexhepi nuk kanë kurrfarë të drejte ligjore dhe kushtetuese, që deputetëve të Kuvendit të Kosovës, t’ua mbyllin dyert me policinë e tyre, ose t’ua kufizojnë lirinë e lëvizjes dhe të presences tyre në asnjë objekt shtetëror qoft i qeverisë a i Kuvendit të Kosovës.Përdorimi i kësaj shprehjeje nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi në adresë të ministrit të Policisë së Kosovës, Bajram Rexhepi, është i butë dhe, politikisht assesi nuk vret keq për askë, as për vetë Bajram Rexhepin, sepse nuk ka kurrfarë mesazhi konkret politik, por është një mllef i çastit, që ai nuk ka mundur as ta ëndërrojë, e lëre më ta mendojë dhe ta përjetojë se, një ditë në liri dhe në kohë paqeje, bashku me deputetët e Kuvendit të Kosovës, do të jetë i rrethuar nga policia e qeverisë së kryeministrit Hashim Thaçi dhe e ministrit të Brendshëm të Policisë së Bajram Rexhepit, ashtu sikurse dikur deputetët e Kosovës nga policia e Serbisë së Slobodan Milosheviqit.

Një akt i këtillë i politizimit dhe i keqpërdorimit të Policisë së Kosovës, me rastin e “okupimit” të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, nuk ka të bëjë “rrugaçëri” naïve të çapkenëve të rrugës së asaj lagjeje, por është një lloj “grushteti modern” antikushtetues, antiligjor, antidemokratik dhe vetëmohues, i planifikuar, i organizuar dhe i realizuar nga politika e qeverisë së Hashim Thaçit kundër vetëvetës, kundër institucioneve legale dhe demokratike të Kosovës. Një akt i këtillë është absurd, iracional dhe i papranueshëm për çdo sistem të mirëfilltë demokratik në botë, kur partia në pushtet okupon vetëvetën.(!) -Një rast të këtillë nuk mund ta gjesh në historinë e asnjë shteti demokratik në botë!
Natyrisht, do të ishte e kuptueshme dhe e shpjegueshme, sikur policia ta mirrte anën e opozitës politike për përmbysjen e pushtetit, atëherë, politikisht, do të mund të jusitfikohej një akt i tillë i policizimit të Kuvendit të Kosovës, më 18 tetor 2012, ndryshe jo, sepse as ndërtesa e Kuvendit, as ajo qeverisë, nuk janë rrezikuar nga asnjë forcë dhe, nga asnjë rrezik, i shfaqur nga ndonjë akt i ndonjë grupi subversiv, atentator a terrorist, por ata ishin demonstruesit paqësorë përpara qeverisë së Kosovës dhe, në Kuvendin e Kosovës ishin vetëdeputetët e Kosovës, nuk kishte kurrfarë armiqësh, të infilitruar në to. Kjo ishte e tëra. -Nuk kishte kurrfarë rreziku as për godinat e as për institucionet “private” të Hashim Thaçit dhe të Bajram Rexhepit.


Nuk ka dyshim se, prania e njësiteve policore brenda dhe jashtë ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, është antikushtetuese, antiligjore dhe antidemokratike. Së këndejmi, ka pasur plotësisht të drejtë morale, ligjore dhe kushtetuese, të reagojë dhe, ta ndërpresë për një orë seancën e Kuvendit, edhe kryetari i tij, Jakup Krasiniqi, duke mos u pajtuar me një akt të tillë policor të “okupimit” të Kuvendit, të urdhëruar nga politika policore dhe diktuese e qeverisë së Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi