Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vetëvendosje bën thirrje për protestë gjithëpopullore kundër dhunës

Shko poshtë

Vetëvendosje bën thirrje për protestë gjithëpopullore kundër dhunës Empty Vetëvendosje bën thirrje për protestë gjithëpopullore kundër dhunës

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 22, 2012 10:53 pm

Vetëvendosje bën thirrje për protestë gjithëpopullore kundër dhunës


Vetëvendosje bën thirrje për protestë gjithëpopullore kundër dhunës Largea_protesta-111350935502
Të martën, në datën 23 tetor 2012, Lëvizja VETËVENDOSJE! i bën thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të grumbullohen në sheshin Nëna Terezë, në demonstratën paqësore që ka për të filluar në orën 11:00 dhe ka për të zgjatur rreth dy orë, thuhet në thirrjen e Vetëvendosjes. Kjo Lëvizje thotë se kjo demonstratë do të jetë një shprehje demokratike kundër dhunës së shtetit policor, që është shfaqur në mënyrën më brutale të mundshme të hënën në 22 tetor, po në sheshin Nëna Terezë. "Aty do të protestojmë kundër egërsisë qeveritare, që buron nga frika e një kaste që ka ardhur në pushtet me vota të vjedhura, e që e ka keqpërdorur pushtetin në një mijë mënyra. Në këtë demonstratë do të kundërshtojmë njëzëri bisedimet me Serbinë që synojnë cungimin e Kosovës. Kjo demonstratë do të jetë kundër varfërimit që dita-ditës po i bëhet Kosovës prej këtyre qeveritarëve të korruptuar, të cilët i mbron policia", thuhet në njoftim.

"Mblidhuni të gjithë në këtë demonstratë që të kërkojmë lirimin e menjëhershëm të bashkëqytetarëve tanë dhe të aytre aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! që policia i ka arrestuar dhunshëm, dhe vijon t’i mbajë të burgosur. Ata qytetarë nuk janë kriminelë, ata nuk ishin të armatosur, ata nuk përbëjnë rrezik për shoqërinë, dhe veç i bëjnë nder shoqërisë. Ata dolën në emër të së drejtës demokratike për pjesëmarrje, kundër një qeverie që ia mohon pjesëmarrjen popullit", thotë Vetëvendosje. BS
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi