Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Raporti sekret: Në France, turqit mbulojnë territorin, droga nga Shqipëria

Shko poshtë

Raporti sekret: Në France, turqit mbulojnë territorin, droga nga Shqipëria Empty Raporti sekret: Në France, turqit mbulojnë territorin, droga nga Shqipëria

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 25, 2012 4:40 pm

Raporti sekret: Në France, turqit mbulojnë territorin, droga nga Shqipëria


Raporti sekret: Në France, turqit mbulojnë territorin, droga nga Shqipëria Largea_droga1351163773
Një raport sekret i policisë franceze citon se trafiku i heroinës në verilindje të vendit kontrollohet nga emigrantët turq të cilët bashkëpunojnë ngushtë me emigrantët shqiptarë.

‘La Figaro’ duke iu referuar raportit të Departamentit të Inteligjencës Kundër Krimit të Organizuar, thotë se turqit duke bashkëpunuar me trafikantët në qytete të tjera arrijë të cojnë ngarkesa droge në Belgjikë, Hollandë dhe Gjermani.

Ministria e Brendshme e Francës ka vendosur të rrisë masat e sigurisë për këtë cështje. Nga një llogaritje e bërë së fundmi tregohet se francezët konsumojnë rreth 2 miliard euro në vit për drogërat ilegale.

Grupet kriminale me të cilët turqit bashkëpunojmë më së shumti janë emigrantët shqiptarë.

Raporti vjen pas arrestimit një javë më parë që iu bë 42 shtetasve shqiptarë në Francë. Ata u kapën pas 2 vjet hetimesh nga antidroga.

Prezenca shqiptare në trafikun e drogës në Francë dhe Europën perëndimore daton në vitin 1990.
Profesori i Universitetit të Nju Jorkut, Mark Galeotti vlerëson se Gjermania, Zvicra, Belgjika dhe Greqia numërojnë ne tregun ilegal te droges rreth 300 mije emigrantë shqiptarë ilegalë, shifer nisur kjo që nga viti 1991.


Për më tepër ai shkruan se rreth 70% e heroinës së trafikuar në Europë është shqiptare, e menaxhuar sigurisht nga bashkëpunimi me grupet turke, madje duke kapërcyer kontinentin, bashkëpunim me prodhuesit e opiumit në Azinë Qendrorë dhe Afganistanin.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi