Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

BE kërkon RIKTHIMIN e vizave për Shqipërinë duke nisur nga fillimi i vitit tjetër

Shko poshtë

BE kërkon RIKTHIMIN e vizave për Shqipërinë duke nisur nga fillimi i vitit tjetër Empty BE kërkon RIKTHIMIN e vizave për Shqipërinë duke nisur nga fillimi i vitit tjetër

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 25, 2012 8:14 pm

BE kërkon RIKTHIMIN e vizave për Shqipërinë duke nisur nga fillimi i vitit tjetër


BE kërkon RIKTHIMIN e vizave për Shqipërinë duke nisur nga fillimi i vitit tjetër Largea_be-251351184174
Ka me dhjetëra raportime në mediat e huaja këto ditë në lidhje me mundësinë e rikthimit të vizave për Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë.

Reuters i ka kushtuar një reportazh të gjatë azilkërkuesve me origjinë shqiptare dhe atyre romë, të cilët kanë vërshuar në Europë pas heqjes së vizave.

Ministrat e disa vendeve të Bashkimit Evropian janë takuar sot në Luksemburg, për të diskutuar mundësinë e pezullimit të liberalizimit të vizave për disa vende të Ballkanit.

Ministrat kanë argumentuar se pezullimi i përkohshëm është i nevojshëm për të frenuar kërkesat e pabaza për azil.

Komisionarja për Çështje të Brendshme e BE-së, Cecilia Malmstroem, ka thënë se keqpërdorimi i sistemi të azilit “është rritur në mënyrë të konsiderueshme” prej Shqipërisë, Bosnjës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë u është dhënë e drejta e udhëtimit pa viza në zonën e Schengen-it.

Politikanët e BE-së thonë se shumica e azilkërkuesve nxiten nga motivet ekonomike.

Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian aktualisht po diskutojnë legjislacionin që do të lejonte rifutjen e përkohshme të vizave në situata të caktuara.

Por diplomatët thonë për agjencinë gjermane DPA se në fillim të vitit të ardhshëm pritet që të ketë një vendim përfundimtar për rivendosjen e vizave.

Dhe në fakt nuk janë pak shtete të Europës që kërkojnë rivendosjen e vizave. Sipas DPA, këto shtete janë Suedia, Gjermania, Franca, Belgjika, Hollanda, Austria dhe Luksemburgu. Pak a shumë pjesa më e rëndësishme e Bashkimit Europian. Por natyrisht edhe më të prekur nga fluksi i azilkërkuesve, që për fatin e keq, edhe kur nuk janë nga Shqipëria, janë shqiptarë të vendeve të tjera të rajonit, ose romë.

Kërkesat për azil refuzohen, por numri i tyre ka ardhur në rritje, duke shqetësuar autoritetet në Europë.

Shumë vende të BE thonë se fluksi nga shtetet e Ballkanit po bllokon sistemin e azilit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi