Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pergjigja e Muhamed ibën Hasen Al-Esh-Shejkh per faljen e Bajramit ne date 25.

Shko poshtë

Pergjigja e Muhamed ibën Hasen Al-Esh-Shejkh per faljen e Bajramit ne date 25. Empty Pergjigja e Muhamed ibën Hasen Al-Esh-Shejkh per faljen e Bajramit ne date 25.

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 25, 2012 9:15 pm

Pergjigja e Muhamed ibën Hasen Al-Esh-Shejkh per faljen e Bajramit ne date 25.


Pergjigja e Muhamed ibën Hasen Al-Esh-Shejkh per faljen e Bajramit ne date 25. 3466842307_d0ce39700d_b




Dy fjalë rreth Kurban Bajramit 2012
Gjithë falënderimet janë vetëm për Allahun. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi pejgamberin tonë Muhamed, familjen dhe gjithë shokët e tij.

Kurban Bajrami është një festë nga festat e Islamit dhe është në ditën e dhjetë të muajit Dhil-Hixhe. Këtë vit pati një ndryshim të ditës së Kurban Bajramit midis Mbretërisë së Arabisë Saudite, e cila nuk pati shikim të hënës së re dhe kështu e plotësoi Dhuk-Ka’den (muajin para Dhul-Hixhes) tridhjetë ditë, dhe midis disa vendeve të tjera si Shqipëria etj., që e kishin të përcaktuar ditën e festës sipas kalendarit, por që i është shtuar edhe shikimi i hënës në Turqi, siç ka deklaruar edhe Dijaneti turk, në një deklaratë zyrtare të publikuar në media. Kështu, këta të fundit, e konsideruan muajin dhul-ka’deh njëzet e nëntë ditë dhe i bie që dita e arafatit të jetë ditën e mërkurë dhe dita e Kurban Bajramit ditën e enjte. D.m.th. një ditë para vendeve të tjera.

Muslimanët në vendin tonë duhet të festojnë së bashku, ngaqë hadithet argumentojnë se Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami janë në ditën që njerëzit i festojnë. Ky është edhe mendimi i shumë dijetarëve të mëdhenj bashkëkohorë si Shejkh Albani dhe shejkh Ibën Uthejmini (Allahu i mëshiroftë), pra bashkë me popullin dhe jo ndryshe nga ai. Aq më tepër që është komunikuar edhe shikimi i Hilalit në Turqi.

Unë personalisht kam patur kontakte me disa prej dijetarëve rreth kësaj çështje, ku mes tyre, kam pyetur shejkhun e nderuar Muhamed ibën Hasen ibën Abdurrahman ibën Abul-latijf Al-Esh-Shejkh, anëtar i komisionit të dijetarëve të mëdhenj në Arabinë Saudite, të cilit ia pasqyrova situatën në të cilën ndodhemi. I thashë atij që në vendin tonë ecin me kalendarin, por që në këtë festë të Kurban Bajramit iu bashkangjit edhe shikimi i Hilalit në Turqi siç është komunikuar edhe nga Dijaneti Turk. Ai tha se përderisa është parë Hilali në Turqi dhe ju ndiqni Turqinë, atëherë ju festoni bashkë me popullin tuaj edhe pse është një ditë më parë.

Pra sot -ditën e mërkurë- është dita e Arafatit dhe nesër ditën e enjte është Kurban bajrami.

Përgatiti, Ebu Enes El-Albanij.

Marë nga XHAMIAMBRET.COM

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi