Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Miranda Haxha:Për poetët e vetëshpallur

Shko poshtë

Miranda Haxha:Për poetët e vetëshpallur Empty Miranda Haxha:Për poetët e vetëshpallur

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 23, 2009 9:34 pm

Për poetët e vetëshpallur

Miranda Haxhia
Shpëtoni poetët dhe vritini mizat!

Dua të gjej vendin e duhur për të ekzaminuar letërsinë në aspektin e përgjithshëm, në raportin e saj me virtytin, me lirinë, me lavdinë, dhe nëse është e mundur. Virtyti perfekt është idealja e botës intelektuale. Janë disa raporte mes impresionit që ka çdonjëri prej nesh, prodhon mbi ndjenjat tona dhe që bën të shijohet gjithçka që është sublime, më shumë në artin e bukur ashtu si në natyrën fizike. Mirëpo jo vetëm vendi i duhur ka humbur, por është një kohë epidemish pseudopoetësh që nguten të botojnë, që nguten të vetëshpallen duke pasuruar veten dhe duke varfëruar shijen kulturore.
Kur ra tërmeti në Abruzzo, dolën ca mashtrues që për të përfituar nga ndihma dhe solidariteti i popullit mbinë si kërpudhat dhe vodhën shumë të ardhura. U doli shpejt boja.
Kur flitet për Kosovën, për fatin e saj, se nga mbijnë ca njerëz që shesin vjersha dhe vetëshpallen poetë, shkrimtarë, atdhetarë, patriotë. Aq shumë këmbëngulin për këtë gjë, sa pothuaj bëhet e besueshme dh e gënjeshtra humbet nocionin e saj fillestar. Në Shqipëri edhe dalin në sipërfaqe, por edhe zhduken provincave të fjalës së tyre, sepse në Shqipëri është ekstremi ku nuk të duan me gjithsej, je apo nuk je poet, apo shkrimtar, gjithmonë je i përjashtuar.
Rastësisht në një site në internet lexova për një antologji poezie me poetë shqiptarë që ishte botuar në rumanisht dhe në shqip. Mos prisni të gjenden emra poetësh të vërtetë në to. Edhe mundet të jenë disa. Por midis tyre lëvrijnë si epidemi emra anonimatësh , vjershat e të cilëve vetëm poezi dhe letërsi nuk janë. Kush është kjo …Drita Braho? Unë bëhem kurioze për letërsinë, nuk më duhen flokët, blogu, buzëqeshja e saj. Marr vesh që është nga Berati. Berati është ëndrra, brenga dhe dashuria ime. Si nuk e paskam njohur këtë poete të shquar? Kam lexuar Balil Gjinin dhe respektin për fjalën e tij të shkruar e kam mbajtur thellë në vetëdije për vite me radhë; kam lexuar, rilexuar dhe vlerësuar Xhevair Lleshin, Yzedin Himën, duke shkuar më tej te Vehxhi Buharaja. Të gjithë kanë diçka të më rrëfejnë. Por kjo ….Dritë e errët? Nga na doli’ mbiu nga interneti? Mos është sajesë? Jo, dikush më tha se ka pasion të gënjejë shqiptarët përtej kufirit e tu zhvatë para, për botimin e këtyre vjershave. Sikur të mos mjaftojnë mediokritetet e lëshuara nëpër festa poezie, u dashka edhe mbjellë mirë ky mediokritet në libra dhe libra! Mos mendoni se ka keqdashje prej M.H. nuk më lumturon një ndjesi e tillë. Por e dua letërsinë dhe nuk do lejoj askënd ta shkulë për flokësh fjalën dhe kulturën e vërtetë!
Gjej një cikël me fjalë të vendosura njëra pas tjetrës dhe që auto- poetja i ka si thesare….
Me ty jam/Se zemrën tënde/Pranë e kam/I besoj Zotit/Ne jete e dashur/Zemra si kristal/Ku je vetëm ti
Nëse ka ndonjë njeri që studion letërsinë në Shqipëri dhe di të më thotë se çfarë është kjo ligjëratë më sipër , le të ma tregojë. Ku është struktura poetike’ ku janë figurat’ ku është emocioni’ muzikaliteti, ritmi? Ku? Më thoni, ju lutem! Të bëhem dhe unë poete dreqi e mori!
Më tej, gjej një vjershë për Beratin. Imagjinoni dot Beratin nga këto vargje? Nata e artë, ngadalë po ulet/Nga Tomori e deri ne Berat/Qytetit i fal të gjitha pekule/Vashat e reja mbushur me merak/
Si nuk paska një njeri ta shpëtojë këtë Drita Brahon dhe t’i thotë:- Bëj një punë që di ta bësh mirë, ti nuk je e sojit të poetëve! Ndryshe të vrasim Lasgushin, të varrosim Fishtën!
Po është kushërirë e Bilal Xhaferrit, më tha dikush. Qysh kur qenka pasaportë për tu shpallur poet, pema gjenealogjike?
Më kujtohet alarmi i shkrimtarit Agron Tufa i cili i tufëzoi këto gra dhe vajza në fjalinë: kam dy fëmijë dhe një libër me poezi. E kuptoj shumë mirë brengën e tij. Por Agron Tufa, Ervin Hatibi e të tillë poetë, nuk do gjejnë dot vend në asnjë antologji për sa kohë ka “soje” që mbysin pambarimisht artin e vërtetë. A vlen t’i tregoj emrit -Drita Braho- rolin e letërsisë? Apo më mirë ta lëmë të dëgjojë muzikë bbf-je dhe të gëzohet duke shitur ovacionet dhe shpërthimet hemafrodite në këto sajesa fjalësh. Kush ti besojë le ti lëçitë! Por këto vargje nuk e ngrenë dot kurrë vështrimin e lexuesit të mençur lart, edhe lexuesi më i thjeshtë do ta shikojë këtë gjallesë pseudoletrare nga lart poshtë.
Në Shqipëri ka më shumë njerëz që shkruajnë sesa njerëz që lexojnë. Kjo pothuaj është e dukshme. Por këta soje njerëzish me kujtojnë dëshmitarët e Jehovait, nuk lodhen duke rendur, duke trokitur, duke hipnotizuar. Dhe ja, tani na del në një antologji. Dhe thonë pastaj se antologjitë janë përzgjedhje, janë dëshmi kulture e një vendi. Nëse Shqipëria në Rumani është prezantuar me këto vargje të kësaj pseudopoeteje, atëherë, të hedhim në turrën e druve gjithë kolosët e mendimit dhe letrave shqipe. Mitrushi nuk vlen, Kadareja është asgjë përpara këtyre ditirambeve që përpiqet të shesë me blogun e saj, ku pjesa më e bukur është logoja e logut! Po ka edhe më shumë pasi ka bindur njerëzit se është e shquar, Drita Braho bëhet edhe redaktore! Domethënë, mirë për veten e ve tua mbushi mendjen të gjithëve se vlen, por fillon edhe përçon njerëz si soji i vet duke u marrë përsipër parathënien, redaktimin, publicitetin! Mos u habisni kur të marrë ndonjë ditë edhe çmimin “Penda e artë”!
Tani e kuptoj se jam zemëruar kot me shkrimtarin Lazer Stani, i cili nguronte të më niste përgjigjet për një intervistë, duke më thënë se nuk po bëj letërsi të mirë këto kohë. Nuk ndjehem mirë me letërsinë. O shkruaj, o nuk shkruaj fare! Mos vallë e ka nuhatur më parë erën e athët të këtij soji shkrimtarucësh që po mbysin letërsinë?
Nëse në rastin e tërmetit, sjellja e përgjithshme sociale u nxori bojën mashtruesve dhe intrigantëve, në Shqipëri indiferenca dhe servilizmi po i vret poetët e vërtetë dhe po lejon invazionin e mediokërve. Çdo gjë mund të jenë, por as poetë, as gazetarë, as shkrimtarë. Ju lutem duajini poetët, dhe zhdukni mizat nga letërsia!
Duke rendur e parë revolucionin e botës në shekuj, kisha një ide primitive nga e cila nuk u shkëput dot vëmendja ime, është ajo që ka të bëjë me perfeksionin e species humane. Nuk jam shkëputur, jo për shkak të perfeksionit, por për shkak të deformimit të kulturës njerëzore.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi