Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Shqipëria, në qendër të vëmendjes”

Shko poshtë

“Shqipëria, në qendër të vëmendjes” Empty “Shqipëria, në qendër të vëmendjes”

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 28, 2012 7:53 pm

“Shqipëria, në qendër të vëmendjes”


“Shqipëria, në qendër të vëmendjes” Largea_travel-blog-albania-hikers-thethi-21351427816
Alpinistët në Parkun Kombëtar të Thethit. (Fotografi nga Cory Wilson, Flickr)
“National Geographic” shkrim dedikuar turizmit në vendin tonë


Prestigjozja “National Geographic”, i ka kushtuar një shkrim të veçantë zhvillimit të turizmit në Shqipëri. Shkrimi i titulluar: “Shqipëria, në qendër të vëmendjes”, nënvizon faktin se në muajin nëntor të këtij viti, teksa Shqipëria që feston një shekull pavarësi, vend ballkanas me stabilitet, çmohet për debutimin turistik botëror. Përballë ngushticës së Otranton, në jug të Italisë, Shqipëria ofron pamjen e dhe mundësitë për pushime klasike mesdhetare.

“Shqipëria, në qendër të vëmendjes” Tirana_933x700

Autori citon një banore të kryeqytetit, e cila saktëson se Deti Jon shtrihet në pjesën jugore të rivierës shqiptare, ku kodrat e mbuluara me ullinj takojnë detin e kristaltë. Ajo rekomandon plazhe të vogla si Pasqyrat apo Livadhi. Vend të veçantë në shkrim zë edhe Butrinti, pjesë e trashëgimisë botërore, një vend i mbushur me histori, për të cilin poeti romak Virgjili e ka quajtur si “Troja e vogël”
Por, Shqipëri nuk ofron vetëm detin e kristaltë. “National Geographic” shkruan se malet në pjesën veriore të Shqipërisë, në parkun kombëtar të Thethit, ofrojnë një pamje mahnitëse. Fshati Theth, sipas shkrimit, dëshmon për të kaluarën e vështirë, ku kullat ishin strehë për gjakësit. Por, tani këto kulla shërbejnë si hane, ku përjetohet mikpritja e famshme shqiptare.


“Shqipëria, në qendër të vëmendjes” Travel-blog-albania-butrint
>> “National Geographic” shkrim dedikuar turizmit në vendin tonë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi