Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Blerim Shala do të jetë pjesë e ekipit të Thaçit në bisedime

Shko poshtë

Blerim Shala do të jetë pjesë e ekipit të Thaçit në bisedime Empty Blerim Shala do të jetë pjesë e ekipit të Thaçit në bisedime

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 03, 2012 3:54 pm

Blerim Shala do të jetë pjesë e ekipit të Thaçit në bisedime


Blerim Shala do të jetë pjesë e ekipit të Thaçit në bisedime Largea_thaqi-shala031351934610
Hashim Thaçi nuk do t’i vazhdojë vetëm bisedimet me serbin Ivica Daçiq. Pjesë të negociatave do që t’i bëjë edhe partitë e tjera. Kur bëhet fjalë për negociata, i gatshëm është Blerim Shala.
Burimet kanë marrë vësh se tashmë Shala ka marrë edhe aprovimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që ai të jetë në ekipin e Thaçit.


Një tjetër që po mundohet të marrë mbështetjen e partisë është Lutfi Haziri.

Sipas burimeve ai fillimisht ka pranuar që të jetë në këtë ekip por i duhet që fillimisht të bindë LDK-në t’i japë atij aminin.

Thaçi të premten në mbledhjen e qeverisë ka thënë se në takimin e ardhshëm me Daçiqin temë do të jetë krijimi i një zyre ndërlidhëse në Serbi.

Ndërkaq, mediat serbe gjatë ditës së djeshme kanë raportuar se autonomia e veriut, do të jetë tema e ardhshme e bisedimeve.

Negociatat kundërshtohen fuqishëm nga Lëvizja Vetëvendosje! dhe tashmë edhe një sërë organizatash të shoqërisë civile.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi