Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PD ngushëllon familjen e Lirak Bejkos

Shko poshtë

PD ngushëllon familjen e Lirak Bejkos Empty PD ngushëllon familjen e Lirak Bejkos

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 03, 2012 5:07 pm

PD ngushëllon familjen e Lirak Bejkos




PD ngushëllon familjen e Lirak Bejkos Largea_partia-demokratike031351946410
“Drejtësia të hetojë të gjithë organizatorët dhe përgjegjësit e akteve”


Dje në Bari, ndërroi jetë grevisti Lirak Bejko, që pasi u lye me benzinė i vuri flakën vetes para kamerave. Partia Demokratike shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes dhe ndan dhimbjen me ta. Kryeministri i vendit ka porositur të merren masa për të ndihmuar kthimin e trupit në shtėpi.

Partia Demokratike dënon organizimin dhe përdorimin politik të këtij akti dhe i thotë zotit Rama se vërtetë jeta e Lirak Bejkos ishte një dramë me disa akte, që filloi me burgosjen e tij nga ata që firmosnin burgosjet, varjet, ekzekutimet për fjalën ndryshe e mendimin ndryshe, vazhdoi me socialistët e Z.Rama që në një akt klasor armiqësor ndërprenë në 8 vitet e pushtetit të tyre dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë. Kjo dramë u finalizua sërish nga Z.Rama dhe kupola e PS me organizimin kundrejt pagesës për qëllime politike të grevės, vendosjes në krye të saj të kriminelëve dhe terroristëve si Tufa dhe Shqevi, djegies për së gjalli për qëllime politike nga Perikli Shqevi të Gjergj Ndrecës, selektimit mbi bazën e kartelës shëndetësore të të ndjerit Lirak Bejko dhe dërgimit direkt te ai me shishet e ujit të shishes së benzinės, duke besuar se flakët që do digjnin trupin e tij do shndërroheshin në vota për karrigen e Ramës.

Duke shprehur dhe njëherė ngushëllimet Partia Demokratike kërkon nga organet e drejtësisë të hetojë të gjithë organizatorët dhe përgjegjësit e akteve, të cilat kishin për qëllim shndërrimin e kufomave në vota.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi