Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:GJARPËRINJ NËPËR RRUGË

Shko poshtë

Vullnet Mato:GJARPËRINJ NËPËR RRUGË Empty Vullnet Mato:GJARPËRINJ NËPËR RRUGË

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 04, 2012 12:34 pm

Vullnet Mato:GJARPËRINJ NËPËR RRUGË 527277_3769156078622_915051787_nVullnet Mato:GJARPËRINJ NËPËR RRUGË 368896_1568334934_109483580_n


Vullnet Mato


GJARPËRINJ NËPËR RRUGË

Mediat njoftuan
lajmin sensacional:
në qytetin N. u shfaqën
gjarpërinj të frikshëm,
zvarriten rrugëve duke
dalë nga ndonjë kanal,
thumbojnë befas,
edhe në mes të ditës.

Kanë një helmatim
tepër të rrezikshëm
pickojnë vajza, gra,
lënë fëmijë jetim,
shkurtojnë jetë
burrash të fuqishëm,
kthejnë papritmas
gëzimin në vajtim

Njerëzit të frikësuar
pyesin, duan të dinë,
nga erdhi kjo koloni
zvarranikësh me bisht?
Mos vallë e lëshuan
lart nga qielli çudinë,
me ndonjë mjet ajror
të fshehtë qëllimisht?

Ky shpjegim nuk u pa
aspak i arsyetuar,
nga zoologët specialistë
për speciet gjarpërinj.
Disa thanë se ndoshta
do të jenë shkarkuar,
nga armiq të jashtëm
të ndonjë shteti fqinj.

Po një bard që këndon
për shpirtrat e dashuruar,
tha të mos kërkonin kot
për të gjetur armiq,
sepse nëpër rrugët
e kësaj kohe të trazuar,
kanë dalë nga varrezat
të gjithë shpirtrat e liq!...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi