Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thaçi: Daçiq është i dehur nga humbja

Shko poshtë

Thaçi: Daçiq është i dehur nga humbja Empty Thaçi: Daçiq është i dehur nga humbja

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 09, 2012 6:48 pm

Thaçi: Daçiq është i dehur nga humbja


Thaçi: Daçiq është i dehur nga humbja Largea_5-thaci-dacic1352470260
Si duket atë ende e mban të dehur Shlivovica “festive” e humbjes së luftës së Kosovës në vitin 1999”, ka deklaruar Kryeministri Thaçi.


Kryeministri Hashim Thaçi ka komentuar deklaratat e homologut të tij serb, Ivica Daçiq, rreth darkës së shtruar nga Baronesha Catherine Ashton mbrëmjen e së mërkurës.
Në një prononcim për Express, Kryeministri tha se nuk është etike të komentohen takimet e tilla.
“Nuk është etike dhe nuk është pjesë e traditës sime dhe popullit tim komentimi apo përfolja e drekave apo darkave që shtrohen nga nikoqiri, e që në këtë rast ajo u shtrua nga Baronesha e respektuar Ashton”, ka deklaruar sot Kryeministri Thaçi.
Në një prononcim për “Press”, Dacic ka treguar se në darkë janë shtruar paragjella, ujë, verë, pemë dhe desert.
Kryeministri Thaçi thotë se e ka një shpjegim për deklaratat e Dacic.
“Unë kudo që kam qenë dhe do të shkoj, do të sillem konform etikës sime njerëzore dhe obligimeve kushtetuese. Në drekat apo darkat e tilla respektoj standardet protokollare. Përfolja e darkës së Brukselit nga Dacici nuk është etike. Si duket atë ende e mban të dehur Shlivovica “festive” e humbjes së luftës së Kosovës në vitin 1999”, ka deklaruar Kryeministri Thaçi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi