Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuvend, pllakatë nderimi për 40 emrat e firmëtarëve të aktit të pavarësisë

Shko poshtë

Kuvend, pllakatë nderimi për 40 emrat e firmëtarëve të aktit të pavarësisë Empty Kuvend, pllakatë nderimi për 40 emrat e firmëtarëve të aktit të pavarësisë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 13, 2012 6:45 pm

Kuvend, pllakatë nderimi për 40 emrat e firmëtarëve të aktit të pavarësisë


Kuvend, pllakatë nderimi për 40 emrat e firmëtarëve të aktit të pavarësisë Largea_jozefina-kuvendi1352811501
Një pllakatë nderimi me 40 emrat e firmëtarëve të Aktit të Pavarësisë të gdhendura me gërma të arta u përurua sot në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë në jubileun e 100-vjetorit të Pavarësisë.

Gjatë një ceremonie ku ishin të pranishëm deputetë, miq e të ftuar, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli tha se, "ndihem shumë e nderuar dhe e privilegjuar që si qytetare dhe si deputete e zgjedhur e Kuvendit nderojmë baballarët e kombit shqiptar dhe aktin e tyre sublim".

"Sot, për herë të parë në një institucion shqiptar dhe tamam në Kuvendin e Shqipërisë, në Sallën e Byrosë Parlamentare, ne përurojmë monumentin në të cilin janë gdhendur me shkronja të arta emrat e firmëtarëve të Aktit të Pavarësisë. Ky dokument fillon me fjalët "Sot, në 28 të vjeshtës së tretë 1912, pas fjalës së Kryetarit Ismail Qemal Beut të gjithë delegatët në një za venduan që Shqipëria me sot të bahet më vehte, e lirë dhe e mosvarme", - u shpreh Topalli.

Kryeparlamentarja Jozefina Topalli theksoi se, "deri pak vite më parë këta emra nuk bëheshin publikë dhe shqiptarët nuk i njihnin të 40-të firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë. Në fakt, kjo është hera e parë që emrat e tyre gdhenden në një pllakë në homazh të atyre burrave, që në mënyrën më sublime sakrifikuan çdo gjë të jetës së tyre, atyre burrave që kishin një atdhedashuri të pakushtëzuar".

"Sigurisht pas këtij akti Shqipëria kalon momente të vështira dhe në historinë tonë ne së pari duhet të nderojmë të vërtetat dhe duke nderuar të vërtetat ne mësojmë për të nesërmen. Por, këto të vërteta flasin edhe për fakte që nuk na bëjnë shumë krenarë me historinë tonë pas aktit më sublim të shpalljes së Pavarësisë", tha Topalli.

"E vetmja ftesë që si shqiptare, si shqiptarë, bashkë me kolegë të tjerë është që të bashkohemi si shqiptarë, të bashkohemi me njëri tjetrin, të bashkohemi në Evropë", tha Topalli.

Kuvendi i Shqipërisë, vijoi ajo, gjatë të gjithë këtij viti i ka përkushtuar disa seanca plenare kryefestës kombëtare të shqiptarëve, datëlindjes më të madhe të kombit tonë. Në fakt ne jemi fatlumë që jemi brezi që jetojmë këtë jubile të jashtëzakonshëm të themelimit të shtetit shqiptar, po ashtu, si deputetë të zgjedhur të Kuvendit të Shqipërisë jemi mëse të privilegjuar".

"Gjatë gjithë kësaj periudhe ne i kemi paguar tribut të veçantë udhëheqësve të kryengritjeve të mëdha shqiptare, të kryengritjeve në Kosovë, në Shkup, në Malësinë e Madhe, në jug dhe kudo. I kemi paguar tribut të veçantë pjesëmarrësve të Kuvendit të Vlorës dhe në mënyrë të veçantë atyre burrave që nënshkruan Aktin e Pavarësisë" tha Topalli.

Kryetarja e Kuvendit vuri në dukje se, "firmëtarët e Aktit të Pavarësisë në vitet 45 u arrestuan, të tjerë u burgosën, të tjerë u pushkatuan. Ndaj dhe emrat e tyre një pjesë të madhe u fshinë dhe për 50 vite. Shqiptarët nuk ditën se cilët ishin baballarët e Kombit tonë".

"Ne si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, sot jemi aq krenarë dhe aq të privilegjuar, që kemi mundësinë të përurojmë dhe t'u bëjmë homazh këtyre njerëzve, firmëtarëve të Pavarësisë dhe baballarëve të Kombit tonë; gati me 100 vjet vonesë, që të vemë në vend një padrejtësi, që na bën të turpërohemi si shqiptarë, sepse shqiptarë ishin edhe ata, që i burgosën për 50 vite, i pushkatuan dhe një pjesë të tyre ne nuk ua dimë se ku i kanë varrin dhe eshtrat", përfundoi kryetarja Topalli.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi