Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ragip Dragusha:B R E S H K A

Shko poshtë

Ragip Dragusha:B R E S H K A Empty Ragip Dragusha:B R E S H K A

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 14, 2012 11:37 pm


Ragip Dragusha:B R E S H K A 211365_100000003775907_1536701816_n



Ragip Dragusha:B R E S H K A

Ripublikim per miket e miqte e mi te ardhun kohet e fundit ne sofren time te poezise.


Pash njat Zot breshke due me m'thane:
pse gjithmon ti rrin ngarkue?
shkon e vjen gjithkund ne kame
E shtepin tande z'din m'i l'shue.

Ah moj breshke sa t' kam lakmie
sa mire shtepin ti din me e rujte
rand shetit si Sulltanie
e n'shtepi t'huej s'tkande me bujte.

Nan e babe , vella e moter
n'tana g'zimet ti i th’ret
hane e pine e knaqen n'sofer
e madej, gjithkush n'shtpi t'vet.

Kaq shum mall paske ti breshke
per shtepin tande ku ke lind
edhe un kishe me dashte
Me e majtun njiher n'shpind.

Shi e bore jashte tuj ramun
sa me shpejt ti n'shtepi je fute
kurse mue m'asht dasht m'u lagun
e me ju lut dikujt m'u struk.

Tash sa vjet un jam largue
oh..sa sh'tpija un kam ndrrue
t'bukra t'lyeme e t'rregullueme
por asnjena s'asht per mue

Kishe dashte njiher me e marre
n'kyt vend t'huej ku jam tuj rr'nue
e me i ftue tan miqte me rradhe.
se edhe ato jane pervelue.

M'fal moj breshke se jam marrue
Vetem shtepia s'ma s'ma hjek mallin
mue tan Shkodra m'ka mungue
vec Shqipnia ma qan hallin.

Paske ke kenun ti fatlume
Perendia e paska nda
ti n'shtepi tande me ken e g'zueme
e na si qiftja me u shpernda.

Dit per dit kam m'e t'kujtue
se ti mallin mue ma hjek.
Tuj ndej bashke e kam kuptue
"Guri rand ne vendin e vet”


R.Dragusha.
Mars 2011 —
[/b]



Ragip Dragusha:B R E S H K A 32378_516747811668673_1662027059_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi