Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përurohet monumenti i patriotit Hasan Prishtina

Shko poshtë

Përurohet monumenti i patriotit Hasan Prishtina Empty Përurohet monumenti i patriotit Hasan Prishtina

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 23, 2012 6:37 pm

Përurohet monumenti i patriotit Hasan Prishtina Xxl_november-23-14-30-811353677368

Përurohet monumenti i patriotit Hasan Prishtina


Përurohet monumenti i patriotit Hasan Prishtina Largea_november-23-14-30-811353677368
Ceremonia e posaçme, të pranishëm Jahjaga dhe Berisha


Është përuruar sot përmes një ceremonie të veçantë busti i Hasan Prishtinës. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm personalitete të lartë të vendit dhe Kosovës. Në fjalën e mbajtur gjatë këtij përurimi, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Kryeministri Berisha vlerësuan maksimalisht figurën e Hasan Prishtinës, duke e cilësuar atë si arkitektin e pavarësisë së vendit.

Jahjaga: Hasan Prishtina punoi për një shtet të lirë

Përurohet monumenti i patriotit Hasan Prishtina Jahjaga-4255358_n
Duke marë fjalën në këtë ceremoni, Presidentja e Kosovës Jahjaga vlerësoi rolin e patriotit Hasan Prishtinës për lirinë dhe pavarësinë e atdheut.
“Ne sot nderojmë veprën e Hasan Prishtinës, të njeriut që gjithë jetën punoi për ta bërë Shqipërinë një shtet të lirë të Europës. Ne po i nderojmë të gjithë veprimtarët që nuk kursyen asgjë nga vetja për ta bërë reale lirinë dhe pavarësinë e vendit”, vuri në dukje Jahjaga.


Berisha: Hasan Prishtina arkitekti i Shqipërisë etnike

Përurohet monumenti i patriotit Hasan Prishtina November-23-14-32-72
Po kështu dhe kreu i qeverisë shqiptare dha vlerësimet e tij për këtë figurë të rëndësishme për historinë kombëtare.
“Sot për kryeqytetin e Shqipërisë është një ditë e shënuar pasi vendoset këtu apo kthehet në Preshevën e Shqipërisë arkitekti i Shqipërisë etnike, arkitekti i pavarësisë së Shqipërisë, burri i madh që shkriu jetën e tij për bashkimin e trojeve shqiptare, për pavarësinë e Shqipërisë, për dinjitetin e shqiptarëve”, veçoi Berisha, gjatë fjalës së tij.
Në po këtë linjë, shefi i ekzekutivit shtoi se “Hasan Prishtina në veprën e tij me të gjithë përkushtimin e tij u shndërrua në flakë mbajtësin e idealit të madh të Lidhjes së Prizrenit. Ai udhëhoqi lëvizjet më të mëdha që shqip kanë pasur në kohërat moderne. Përfaqësuesi i Shqipërisë në parlamentin e perandorisë osmane është zotuar se do bënte gjithçka për Shqipërinë etnike”.


Përurohet monumenti i patriotit Hasan Prishtina Hasan%20prishtina336_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi