Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Afera e përgjimeve, Thaçi e quan Krasniqin “Jakupovski”, Qeveria reagon (audio)

Shko poshtë

Afera e përgjimeve, Thaçi e quan Krasniqin “Jakupovski”, Qeveria reagon (audio) Empty Afera e përgjimeve, Thaçi e quan Krasniqin “Jakupovski”, Qeveria reagon (audio)

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 29, 2012 11:41 pm

Afera e përgjimeve, Thaçi e quan Krasniqin “Jakupovski”, Qeveria reagon (audio)
Afera e përgjimeve, Thaçi e quan Krasniqin “Jakupovski”, Qeveria reagon (audio) F1_29-pergjimet-balline-51354205623
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka rënë në një përgjim gjatë bisedave me shefin e grupit parlamentar të partisë së tij, Adem Grabovci. Thaçi gjatë bisedës kryetarin e kuvendit Jakup Krasniqi e quan “Jakupovski”, derisa heziton të shkojë në Malishevë për të mbajtur një fjalim në 12-vjetorin e PDK-së nga frika se mos po “ia gjigav kush”. Në një e-mail, që u është dërguar medieve, janë përgjimet telefonike të regjistruara në audio, dëgjohen duke biseduar zyrtarët më të lartë të PDK-së, përfshirë edhe ish-shefin e SHIK-ut, Kadri Veseli.
Në një bisedë tjetër dëgjohet duke folur Vlora Çitaku me Grabovcin. Ajo thotë se sa të jetë Jakup Krasniqi do të jetë problem, ndërsa Grabovci i kërkon t’i punësojë dikë si praktikant në Ministrinë e saj.
Më “atraktivi” duket Sami Lushtaku, i cili të sharat nuk i heq nga goja. Ai e quan Krasniqin qen dhe e pyet Grabovcin se pse nuk po e shkarkon partia. Ndërkohë, Grabovci i raporton për çdo detaj Kadri Veselit.
Si u bënë këto përgjime. Nga kush janë të autorizuara ato. Këtë do ta mësoni gjerësisht në “Kohën Ditore” të së premtes.

Menjëherë pas bërjes publike të përgjimeve , ka reaguar Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila e ka dënuar këtë akt, duke e quajtur falsifikim dhe të paligjshëm, si dhe ka kërkuar ndriçimin me urgjencë të këtij akti skandaloz dhe kundërligjor.
“Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër publikimin e përgjimeve të falsifikuara dhe joligjore të bisedave telefonike, të cilat gjoja janë bërë ndërmjet zyrtarëve të lartë institucional.
Qeveria kërkon me urgjencë nga organet kompetente të Republikës së Kosovës dhe të EULEX-it ndriçimin e këtij akti skandaloz dhe kundërligjor.
Publikimi i përgjimeve të tilla të fabrikuara me qëllim të shantazhimit të personaliteteve institucionale dhe jetës së tyre private është vepër e kundërligjshme dhe e dënueshme. Për më tepër, veprimet e kësaj natyre janë përpjekje e drejtpërdrejt e mekanizmave të caktuar vendorë dhe disa ndërkombëtarëve për të shantazhuar dhe sabotuar bartësit institucionalë dhe funksionimin normal të institucioneve tona shtetërore”, thuhet në reagimin e Qeverisë.



KD










Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi