Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Nuk të përgjigjem se jam magjepsur nga bukuria jote”

Shko poshtë

“Nuk të përgjigjem se jam magjepsur nga bukuria jote” Empty “Nuk të përgjigjem se jam magjepsur nga bukuria jote”

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 08, 2012 10:31 am

“Nuk të përgjigjem se jam magjepsur nga bukuria jote”


“Nuk të përgjigjem se jam magjepsur nga bukuria jote” Largea_rosy-senanaya1354877096
Një ministër në Sri Lanka është nën akuzë për seksizëm, pasi i tha një deputeteje në parlament se nuk i përgjigjet dot për shkak se është magjepsur nga bukuria e saj. Në fakt deputetja është ish- Miss Sri Lanka dhe ish- Miss Bota.

Rosy Senanayake e pyeti ministrin për gjendjen e bordit të transportit.

Por në vend që të përgjigjej, ministri i tha se bukuria e saj po e linte pa frymë dhe se do ia përshkruante ndjenjat e tij jashtë parlamentit.

“Kur e shoh atë, ndjenjat më çoroditen dhe nuk mund të flas sepse nuk dua t’i bëj publike ndjenjat e mia,” tha ai.

54 vjeçarja Senanayake është angazhuar në politikë prej 20 vitesh dhe ka shërbyer si ambasadore e vullnetit të mirë e Kombeve të Bashkuara.

Ajo tha se ministri e ka fyer atë pasi ajo është në politikë prej shumë kohësh.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi