Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Promovohen dy libra të Melihate Tërmkollit

Shko poshtë

Promovohen dy libra të Melihate Tërmkollit Empty Promovohen dy libra të Melihate Tërmkollit

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 09, 2012 10:58 pm

Promovohen dy libra të Melihate Tërmkollit F1_06melihate1352229659

Promovohen dy libra të Melihate Tërmkollit

Prishtinë, 6 nëntor - Vrasja e fëmijëve llogaritet si kaptina më e hidhur e luftës së fundit në Kosovë.

Prandaj, përmes librit “Loti i ngrirë në qepalla”, autorja Melihate Tërmkolli, me kujdes të madh ka paraqitur rastet e panumërta të dhunës dhe terrorit serb kundër fëmijëve të pafajshëm shqiptarë të Kosovës. “Njerëzit zakonisht i gëzohen shkrimit dhe përgatitjes së një libri, por ky libër është ndryshe”, është shprehur e emocionuar autorja. Don Lugj Gjergji e ka vlerësuar lart librin, duke e konsideruar si të rrallë për shqyrtim dhe meditim, për nderim dhe falënderim të këtyre protagonistëve, ndoshta edhe të paemër që janë flijuar për lirinë tonë.

Këta emra të fëmijëve të vrarë që janë paraqitur në libër mund të ishin e ardhmja e këtij vendi, kanë thënë folësit e tjerë. Me këtë rast, Tërmkolli ka promovuar edhe një tjetër libër me poezi, të titulluar “Molla e Kuqe”. Për financimin e botimit të librave është përkujdesur kryetari i Komunës së Pejës, Ali Berisha.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi