Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fatmir Rexhepi i LDK-së në "krah" të Ramushit

Shko poshtë

Fatmir Rexhepi i LDK-së në "krah" të Ramushit Empty Fatmir Rexhepi i LDK-së në "krah" të Ramushit

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 10, 2012 9:12 pm

Fatmir Rexhepi i LDK-së në "krah" të Ramushit


Fatmir Rexhepi i LDK-së në "krah" të Ramushit Largea_haradinaj1355088396
Gjatë vizitës se kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj, dje në Gjilan, tërën kohën pranë i ka qëndruar ish anëtari i kryesisë së LDK-së, Fatmir Rexhepi. Me herët ishte folur për një kalim të tij në AAK, pas ‘prishjes’ së raporteve me partinë të cilës i kontribuoj për 16 vite, LDK-në, por kjo ende nuk ka ndodhur.
Fatmir Rexhepi, ka thënë se ka qenë i ftuar nga kryetari i degës së AAK-së në Gjilan, në pritjen e Ramushit, duke shtuar se kjo e ka bërë të jetë i nderuar që të pres një luftëtarë të madh, siç është Ramush Haradinaj.


Duke mos e mohuar një kalim në AAK, Rexhepi ka thënë se i pëlqen të bashkëpunojë me Ramushin. “Ka qenë kënaqësi për mua që mu ka dhënë rasti ta pres një luftëtar të tillë, njerëz dhe liderë të tillë siç është Ramush Haradinaj, i cili i kanë bërë nderë kombit dhe vendit me luftën e tij dhe sigurisht edhe në të ardhmen do t’i bëjnë nderë kombit, lirisë demokracisë dhe prosperitetit të vendit. Dhe do të me pëlqente të bashkëpunojë me njerëz të tillë”, ka thënë Rexhepi për ORAinfo.

Ai ka shtuar se afrimi i tij me Ramishin ka të bëjë me të kaluarën politike, kur LDK-ja dhe AAK-ja ishin në koalicion qeverisës, ndërsa kryeministër kishte qenë Ramush Haradinaj.

Rexhepi thotë se ka dëshirë që prapë ta shoh një koalicion LDK-AAK, ku kryeministër do të ishte Ramush Haradinaj, ndërsa president dikush nga LDK-ja.

“Unë kam qenë njeri i parë që e kam propozuar Ramushin për kryeministër në vitin 2004, propozim të cilin e kishte pranuar edhe ish-presidentit i ndjerë, Ibrahim Rugova. Ne bëmë që ai të jetë kryeministër, por ia ndërprenë mandatin padrejtësisht. Mirëpo unë e llogarisë që ai është kthyer si kryeministër që nga viti 2004, edhe pse rrethanat janë krejt tjera. Unë kam dëshirë ta shohë koalicion LDK-AAK dhe dua ta vazhdojnë atë koalicion, ta shoh Ramushin kryeministër, t’i shohë njerëzit e LDK-së në krye të Kosovës”, ka thënë Rexhepi.

Sipas tij, edhe drejtuesit e LDK-së është dashur t’i dëshirojnë mirëseardhje Ramushit duhet i thonë se “ne ta njohim mandatin dhe shpresojmë që nesër ose pasnesër ta vazhdojmë atë mandat”.

Ndërsa duke folur rreth LDK-së, Rexhepi ka thënë se vazhdon t’i qëndrojë besnik filozofisë rugoviane, por sipas tij, është e papranueshme që LDK-ja të qeveriset nga njerëz, të cilët sipas tij, deri dje e kanë sharë LDK-në.

“Unë kam qenë për 16 vite aty dhe kam luftuar me mish e me shpirt për ta ngritur këtë parti, ndërsa ata që e kanë mbyllur derën e LDK-së, dikush prej tyre edhe po e udhëheq LDK-në, qoftë në komunë apo dikush që deri dje e ka sharë LDK-në, ndërsa tash ka ardhur në LDK dhe e udhëheq atë, kjo për mua është thyeje, ofendim dhe unë nuk mundem t’i pranojë atë gjëra edhe pse jam anëtari i LDK-së dhe themelues i saj në Gjilan”, ka thënë Rexhepi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi