Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lideri i opozitës bjelloruse “në izolim”

Shko poshtë

Lideri i opozitës bjelloruse “në izolim” Empty Lideri i opozitës bjelloruse “në izolim”

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 12, 2012 2:46 pm

Lideri i opozitës bjelloruse “në izolim”


Lideri i opozitës bjelloruse “në izolim” Largea_ales-byalyatski1355305092
Gruaja e opozitarit të burgosur bjellorus, Ales Byalyatski, ka thënë se autoritetet po bëjnë gjithçka të mundur për ta mbajtur atë të izoluar në qytetin lindor të Babruiskut.

Natalya Pinchuk i ka thënë Radios Evropa e Lirë në Uashington se të burgosurit e liruar kanë treguar se burri i saj “është në izolim dhe i kërcënohet një dënim i gjatë”.

Byalyatski, i cili ka ndihmuar në themelimin e Frontit Popullor dhe kryeson grupin për të drejtat e njeriut Vyasna, është dënuar një vit më parë me 4.5 vjet burgim, nën akuzat për evazion fiskal.

Mbështetësit e tij thonë se akuzat janë të motivuara politikisht.

Pinchuk është në mesin e aktivistëve bjellorusë që aktualisht po vizitojnë Uashingtonin, për të takuar zyrtarë amerikanë.

Vizita ndodh pak ditë para përvjetorit të dytë të protestave masive në Bjellorusi, kundër rizgjedhjes së presidentit autoritar, Alyksandr Lukashenka.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi