Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuvend, Buzhala: VV e vetmja parti shqiptare që është kundër SHBA-ve

Shko poshtë

Kuvend, Buzhala: VV e vetmja parti shqiptare që është kundër SHBA-ve Empty Kuvend, Buzhala: VV e vetmja parti shqiptare që është kundër SHBA-ve

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 13, 2012 2:23 pm

Kuvend, Buzhala: VV e vetmja parti shqiptare që është kundër SHBA-ve


Kuvend, Buzhala: VV e vetmja parti shqiptare që është kundër SHBA-ve Largea_buzhala1355393481
Berat Buzhala, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka kërkuar në emër të Grupit parlamentar të PDK-së, që Lëvizja Vetëvendosje të distancohet nga deklarimet e saj antiamerikane.
Ai tha se Vetëvendosja është e vetmja parti shqiptare që është kundër SHBA-ve.
Sipas Buzhalës, këtë e tregon më se miri qëndrimi i tre ambasadorëve të fundit të SHBA-ve për këtë subjekt politik.


Ndërkohë sesioni i sotëm i Kuvendit të Kosovës ka filluar me kritika e me akuza të rënda ndaja institucioneve të vendit.Deputeti i PDK – së, Shapi Muja, i bëri vërejtje institucionit të Presidencës pse gjatë dhënies së mirënjohjeve ka “harruar” të dekorojë edhe Kishën Katolike Shqiptare në SHBA.
“Kjo kishë ka dhënë shumë kontribut për pavarësinë e Shqipërisë e të Kosovës dhe në ruajtjen e identitetit shqiptar. Prandaj, Presidenca duhet at ketë para sysh këtë kontribut dhe ta dekorojë për meritat e mëdha e të pakontestueshme Kishën Katolike Shqiptare në SHBA”, ka thënë Muja.
Akuza të rënda kundër mënyrës së luftës ndaj korrupsionit në Kuvend sot ka ngritur deputetja e LDK-së Hasnije Bajrami.
Ajo në këtë drejtim e ka vënë në spikamë kryeministrin Hashim Thaçi, i cili, sipas saj, nuk ka bërë asnjë veprim konkret për të dëshmuar se po e lufton korrupsionin.
Në këtë aspekt ajo ka përkujtuar se nga protagonistët e aferës së përgjimeve, të bëra publike, askush nuk ka dhënë dorëheqje, edhe pse ato qartë implikojnë në punë të pista shumë zyrtarë të vendit.
Deputetja Bajrami ka thënë se është për brengosje se në hetime për korrupsion janë 48 zyrtarë të lartë të vendit e për këtë askush në asnjë institucion as që trandet.


Ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se buxheti i vitit 2013 është buxhet i zhvillimit të shtetit të Kosovës, që parasheh ngritjen e mirëqenies sociale, si dhe vazhdimin e investimeve kapitale. Sipas tij në vitin 2013 norma e rritjes ekonomike do të jetë ndër më të lartat në rajon, 4.5 për qind, si reflektim i projeksionit për rritje të Konsumit, Investimeve dhe eksporteve.
Por, përfaqësuesit e partive opozitare, LDK-së dhe Vetëvendosjes gjatë leximit të parë e kundërshtuan këtë projektbuxhet, duke e vlerësuar të dëmshëm për vendin. Përfaqësues të LDK-së, kishin kërkuar ndarje të drejtë nëpër komuna, kurse ata të Vetëvendosjes kishin thënë se ky projektbuxhet nuk ka kurrfarë koncepti për zhvillim.


Në Kuvendin e Kosovës shqyrtohet projektbuxheti i vitit 2013


Sot Kuvendi i Kosovës shqyrton për herë të dytë projektbuxhetin e vitit 2013. Në lexim të parë ky dokument u miratua me votat e koalicionit qeverisës dhe një pjese të opozitës, kurse u kundërshtua ashpër nga dy parti opozitare, LDK dhe Vetëvendosje.

Në buxhetin e Kosovës për vitin e ardhshëm janë planifikuar të hyrat e përgjithshme prej 1 miliard e 423 milionë euro, kurse shpenzimet prej 1 miliard e 586 milionë eurosh.

Sot pritet të diskutohet dhe të miratohet në Kuvend projektbuxheti i vitit të ardhshëm. Pavarësisht kundërshtimeve të dy partive opozitare, LDK-së dhe Vetëvendosjes, ky dokument ishte miratuar në lexim të parë me votat e koalicionit qeverisës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se buxheti i vitit 2013 është buxhet i zhvillimit të shtetit të Kosovës, që parasheh ngritjen e mirëqenies sociale, si dhe vazhdimin e investimeve kapitale. Sipas tij në vitin 2013 norma e rritjes ekonomike do të jetë ndër më të lartat në rajon, 4.5 për qind, si reflektim i projeksionit për rritje të Konsumit, Investimeve dhe eksporteve.

Por, përfaqësuesit e partive opozitare, LDK-së dhe Vetëvendosjes gjatë leximit të parë e kundërshtuan këtë projektbuxhet, duke e vlerësuar të dëmshëm për vendin. Përfaqësues të LDK-së, kishin kërkuar ndarje të drejtë nëpër komuna, kurse ata të Vetëvendosjes kishin thënë se ky projektbuxhet nuk ka kurrfarë koncepti për zhvillim.

Sidoqoftë me buxhetin e vitit të ardhshëm investimet kapitale parashihen në vlerë 621 milionë euro, 40 për qind e të cilave do të dedikohen për projektin e autostradës Morinë Merdar, kurse 30 milionë për fillimin e autostradës së re në drejtim të Hanit të Elezit. Në buxhetin e Kosovës për vitin e ardhshëm janë planifikuar të hyrat e përgjithshme prej 1 miliard e 423 milionë euro, me një rritje prej 3 për qind krahasuar me këtë vit, kurse shpenzimet prej 1 miliard e 586 milionë eurosh, me një rritje prej 4 për qind.

Të hyrat doganore parashihet të jenë 915 milionë euro, kurse ato vendore 301 milionë euro. Ndërkaq deficiti primar është parashikuar të mbulohet nga bartjet e këtij viti.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi