Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vritet nënkryetari i PDK-së

Shko poshtë

Vritet nënkryetari i PDK-së Empty Vritet nënkryetari i PDK-së

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 13, 2012 7:17 pm

Vritet nënkryetari i PDK-së


Vritet nënkryetari i PDK-së Largea_vendi-i-ngjarjes131355414150
Murtez Xhema, rreth 50-vjeç, nga rajoni i Mitrovicës, është vrarë dje nga një person i maskuar në qytetin Helsingborg të Suedisë.
Xhema ka qenë kryetar i shoqatave të bashkuara shqiptare dhe nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Dega në Suedi.
Kemi kontaktuar me një mik të viktimës, i cili përmes telefonit ka deklaruar se Murtezi është qëlluar për vdekje dje rreth orës 11:00.
Ai tha se Xhema ka qenë veprimtar i dalluar dhe ka punuar shumë për shqiptarët në Suedi.
Ndryshe mediat lokale në Suedi kanë raportuar se personi i dyshuar ka qenë me maskë në kokë dhe i veshur blu.
"Unë pashë një person të vdekur dhe të shtrirë në tokë", ka thënë një dëshmitar për gazetën lokale "Helsingsborgs-Dagblad".
Një numër i dëshmitarëve të ngjarjes kanë thënë se kanë dëgjuar disa të shtëna dhe viktima ishte një njeri me moshë mesatare, por policia rajonale nuk ka konfirmuar informacionin.
Për vrasjen e nënkryetarit të PDK-së në Suedi, ende nuk është informuar partia në Prishtinë.
“Nuk kemi ndonjë informacion të tillë”, ka thënë , nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi.
Policia rajonale në Suedi ka rrethuar vendin e krimit dhe është duke zhvilluar hetime në lidhje me rastin. Deri tani nuk është raportuar për ndonjë person të arrestuar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi