Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tmerr në SHBA, vriten afro 30 persona, mes tyre edhe fëmijë

Shko poshtë

Tmerr në SHBA, vriten afro 30 persona, mes tyre edhe fëmijë Empty Tmerr në SHBA, vriten afro 30 persona, mes tyre edhe fëmijë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 15, 2012 9:19 am

Tmerr në SHBA, vriten afro 30 persona, mes tyre edhe fëmijë Xxl_banner-america-sandy-hook-elementary1355516235

Tmerr në SHBA, vriten afro 30 persona, mes tyre edhe fëmijë


Tmerr në SHBA, vriten afro 30 persona, mes tyre edhe fëmijë Largea_banner-america-sandy-hook-elementary1355516235
Autor i masakrës, djali i mësueses


( I plotësuar) Ryan Lanza, një 24 vjeçar, djali i njërës prej mësueseve në shkollën katërvjeçare fillore Sandy Hook në qytetin Newtown, është identifikuar si sulmuesi i cili ka hyrë në shkollë dhe ka vrarë 18 fëmijë, shtatë të rritur, kurse në fund edhe veten.
Sipas gazetës New York Times, ai së pari ka vrarë nënën e tij, mësueses në këtë shkollë, kurse pastaj 18 nxënës të klasës së saj dhe në fund edhe shtatë persona të rritur, para se të ekzekutojë edhe veten.
Sipas agjencisë Reuters, Lanza ka hapur zjarr në klasën ku punonte nëna e tij.
Sipas mediumeve amerikane, supozohet se në fund ai ka vrarë veten, pas arritjes së policisë në vendin e ngjarjes.
Raportohet se policia ka arrestuar vëllanë e tij të vogël, për shkak të dyshimit se ka ndihmuar në sulm.
Pos viktimave në shkollë, edhe e dashura e vrasësit dhe një mik i saj nga New Jersey llogariten si të zhdukur dhe dyshohet të jenë vrarë.
Sulmi është kryer me pushkë automatike 57 mm, i tha agjencisë AP një burim në Washington.
Sipas rrjetit televiziv CNN, në mesin e viktimave janë edhe drejtori dhe psikologu i shkollës.
Hetimet do të tregojnë nëse në këtë sulm ka marrë pjesë aktive edhe dikush tjetër, pasi disa dëshmitarë pohuan se janë dëgjuar të shtëna të njëkohshme nga dy anë


Obama: Jam thellësisht i mërzitur

Tmerr në SHBA, vriten afro 30 persona, mes tyre edhe fëmijë 15shooting-obama-articleLarge
Presidenti Obama ka dale ne konference per shtyp nga Shtepia e Bardhe, ku ka shprehur keqardhjen e thelle per vdekjen e femijeve, shumica e te cileve ishin teper te vegjel dhe kishin te gjithe jeten perpara. Obama urdheroi uljen e flamujve ne gjysme-shtize, ne nder te viktimave te kesaj masakre. Ai iu drejtua popullit amerikan me fjaline: "Zemrat tona jane te thyera". Me pas shtoi: "Nuk besoj te kete ndonje prind amerikan, qe nuk ndien te njejten dhimbje therrese, sic ndjej edhe une", teksa nisi te perlotej.


Sipas tij, populli amerikan ka pesuar shpesh here te tilla ngjarje fatale, ndaj dhe duhen ndermarre masa per te ndalur perseritjen e vazhdueshme te tyre.

Tmerr në SHBA, vriten afro 30 persona, mes tyre edhe fëmijë

Gjatë të shtënave me armë në një shkollë në qytetin Newtown të shtetit Connecticut të SHBA-së, sot janë vrarë të paktën 27 njerëz, në mesin e të cilëve edhe 14 fëmijë, njoftoi rrjeti televiziv CBS, derisa agjencia amerikane e lajmeve AP raporton për 18 fëmijë të vrarë, duke iu referuar një burimi zyrtar por të paidentifikuar.

Disa persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një shkollë fillore të qytetit Newtown të shtetit Connecticut në SHBA. Sipas mediave, në mesin e të vdekurve ka edhe fëmijë.

Numri i saktë i viktimave nuk është i ditur, ndërkohë që sipas disa raporteve është vrarë edhe sulmuesi. Raportet se bëhet fjalë për dy sulmues nuk janë konfirmuar.

Burime të mediave thonë se kanë ndodhur disa incidente të armatosura në pjesën e shkollës ku ndodheshin klasët për mësim parashkollor.

Shtëpia mediatike amerikane, ABC, raporton se gjatë të shtënave janë vrarë më shumë se 20 persona, në mesin e të cilëve ka edhe fëmijë.

Sipas agjencisë britanike Reuters, shkollën në të cilën u krye sulmi i sotëm e ndjekin fëmijët e moshës nga 5-10 vjeçare.

Newtown ka 27 000 banorë dhe gjendet 130 kilometra në verilindje të New Yorkut.

Tmerr në SHBA, vriten afro 30 persona, mes tyre edhe fëmijë RTR3BKRP
Tmerr në SHBA, vriten afro 30 persona, mes tyre edhe fëmijë RTR3BKRC
Tmerr në SHBA, vriten afro 30 persona, mes tyre edhe fëmijë APTOPIX%20Connecticut%20S_Hein%20(2)
Tmerr në SHBA, vriten afro 30 persona, mes tyre edhe fëmijë RTR3BKQF
Tmerr në SHBA, vriten afro 30 persona, mes tyre edhe fëmijë Connecticut%20SchoolShooting6
Tmerr në SHBA, vriten afro 30 persona, mes tyre edhe fëmijë RTR3BKVE
Tmerr në SHBA, vriten afro 30 persona, mes tyre edhe fëmijë ConnecticutSchoolShooting7
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi