Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Epitaf nderi Prof.Gëzim Uruçit nga Musa Jupolli, Mentor Thaqi dhe Agim Gashi

Shko poshtë

Epitaf nderi Prof.Gëzim Uruçit nga Musa Jupolli, Mentor Thaqi dhe Agim Gashi Empty Epitaf nderi Prof.Gëzim Uruçit nga Musa Jupolli, Mentor Thaqi dhe Agim Gashi

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 18, 2012 2:25 am

Epitaf nderi Prof.Gëzim Uruçit nga Musa Jupolli, Mentor Thaqi dhe Agim Gashi 189164_458244440883727_313160077_n

Epitaf nderi Prof.Gëzim Uruçit nga Musa Jupolli, Mentor Thaqi dhe Agim Gashi

Epitaf nderi Prof.Gëzim Uruçit nga Musa Jupolli, Mentor Thaqi dhe Agim Gashi 487639_4709006851218_865922855_n

Musa Jupolli:Gëzim Uruçi - it
Epitaf nderi Prof.Gëzim Uruçit nga Musa Jupolli, Mentor Thaqi dhe Agim Gashi Faq04_01
Diku u harrua një letër
Letër e shkruar me kujdes
Në kujdes të Alfabetit tonë
Si duket e ardhur nga e lashta
Aty Hyu dërgoi Gëzim Urçin në takim
I ati në mbrojtje të engjullit ende të ri
Gajtani u zbulua me ngjyra të Ilirisë
Në dhuratë Gëzimit një filozofi
Honoris i Enciklopedisë u shpallë
Shkodra ndjeu krenari, kokën lart !
*
Gëzim Uruçi !
Shqipërisë i dhe emër , kombi të nderon
Letrat shqipe pikë loti rrodhën n' Udhëtimin tënd
Motra e vëllezër në zemër diçka u pikoi
Në mungesën tënde këtij Dhjetori
Kur dimri po afron
Bora e bardhë shpirti yt i dlirë
Gëzim Uruçi !
Bibliotekë shpirti yt
Në kujtesën tonë urtësia dhe filozofia
Espeologjisë , nderi i Arbërisë !
Flamurin e vure me dorën tënde në
Polin e njerëzisë, frymëmarrjen e gjithësisë
Freskinë ndjeve me valëvitje të Shqiponjës
Rrugë të ndritshme ke si këtu si atje
I Yni Gëzim Uruçi !
Në letrat tona emri Yt sot shkruhet me germa të Mëdha !


musa jupolli,17/12/2012,paris

Epitaf nderi Prof.Gëzim Uruçit nga Musa Jupolli, Mentor Thaqi dhe Agim Gashi 406662_548199295209480_1446045816_n

Mentor Thaqi:KUR IKË N´PAVDEKËSI ARKEOLOGU
(Homazh-Epitaf Nderi Prof. Gëzim Uruçit)
Epitaf nderi Prof.Gëzim Uruçit nga Musa Jupolli, Mentor Thaqi dhe Agim Gashi 407198_548299988532744_269936438_n
Sa n´mihje
për ndritje thesaresh
e sa n´ngjitje
n´Maje
kombëtarçe,
Arkeolog,
Letrat e Kombit
e thanë kthjelltë,
punë e zelltë!

Dhimbjes
kapaku s´i vëhet
as e pabërë
nuk bëhet.

Duhet ngjitur
kaluar kodra
Lartësive
e Thellësive
n´takim me ty,
aty n´zemër
me Emër
t´ka Shkodra
dhe jona Arbëri
o Kampion
i ngjitjes naltësive!

N´krye t´Polit t´bardhë
i kuq ai Flamur,
erërave ua shpalosë krahët
dykrenorja jonë
Shqiponjë,
Shtizë e ngulitur n´shkëmbakullin
e kthyer n´shkëmbgurë
me emrin tënd
vulosur përgjithmonë!

Paj, Epoka rron
edhe shekulli po të huqi,
do të rron
Gëzim Uruçi!

Një Muze
nga dje,
na e dhe,
na e le,
Shkodra ta ruan
me nderë,
përherë!

Mentor Thaqi VS., 17.12.2012


Epitaf nderi Prof.Gëzim Uruçit nga Musa Jupolli, Mentor Thaqi dhe Agim Gashi E7e3ec63314de486

AGIM GASHI:PSE IKE O VLLA, GËZIM URUÇI?

Epitaf nderi Prof.Gëzim Uruçit nga Musa Jupolli, Mentor Thaqi dhe Agim Gashi 228515_202078479833659_8096366_n


Unë dua të shkruaj për Ty, Gëzim!
Unë dua të qaj për Ty, i dashur vlla!
Unë dua tani të jem në Shkodër,
E me lahutën tande të qaj me za,
Në shtëpinë tënde muze,
Se ti sot më ndër të gjallët nuk je.

Po si shkove kështu oooooooooooo Gëzim Uruçi?
Po a më the, o vlla, se edhe kësaj radhe shpëtuam bashkë?
Po si ma theve zemrën e ike në atë rrugë të gjatë?
Dhe unë tani qaj për Ty, në këngën që e meritove.
Ah, po zani im është i mbytur, fyti është i thatë.

Shkuan, shumë shkuan nga kjo botë,
Tani edhe ti shkove, o vlla, pa fjalë, pa zhurmë.
Edhe në ndarjen e fundit ishe dinjitoz,
Nuk i shqetësove të dashurit e tu.
As miqtë, as Shkodrën,
As malet e shpellat që i studjove,
As piramidat e të parëve tanë!

Ti, mundin dhe dashurinë
Atdheut ia fale,
Por sonte zemrën mua ma thave!
O miku im, o vëlla!

17.12.12
Düren A.G.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi