Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

IRENA GJONI:“NËSE UNË DHE TI”

Shko poshtë

IRENA GJONI:“NËSE UNË DHE TI” Empty IRENA GJONI:“NËSE UNË DHE TI”

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 18, 2012 9:34 pm

IRENA GJONI:“NËSE UNË DHE TI” 154491_549886805038973_756518542_n

IRENA GJONI:“NËSE UNË DHE TI”

Armiq nuk jemi dreqi ta hajë!

Nëse unë dhe ti thyejmë Rubikonin
e gjejmë njëri - tjetrin,
bota nuk përmbyset...
As mallkim më shumë
s’do mbushet jeta jonë…

Nga ëndrra për lirinë kërkova ty...
Apostulli i saj në kokën time,
që në fetus fytyrën tënde ka pasur.

Kaq shumë ke munguar në jetën time!
Në një ëndërr të këputur gjithmonë vije.
Shfaqeshe dhe fikeshe
në një zgjim absurd,
si pasthënie e një libri të pashkruar.

Tani që rastësisht të gjeta,
në udhëkryqin e kohës së gabuar,
në hartën time shenjohet veç një rrugë
që shuhet në kthim…

Liria e shpirtit
strehën e vet të fundit ka aty,
Statujë prej mermeri që tretet në largësi…
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi