Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“FIFA duhet ta dijë se Kosova nuk e pyet Serbinë më shumë se 20 vjet”

Shko poshtë

“FIFA duhet ta dijë se Kosova nuk e pyet Serbinë më shumë se 20 vjet” Empty “FIFA duhet ta dijë se Kosova nuk e pyet Serbinë më shumë se 20 vjet”

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 22, 2012 8:02 pm

“FIFA duhet ta dijë se Kosova nuk e pyet Serbinë më shumë se 20 vjet”


“FIFA duhet ta dijë se Kosova nuk e pyet Serbinë më shumë se 20 vjet” Largea_vokrri1356184930
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, ka thënë të shtunën se vendimi i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-se lidhur me çështjen e Kosovës është i papranueshëm.

Të enjten pasdite, në sekretariatin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK-së) ka arritur shkresa zyrtare nga FIFA në lidhje me vendimin e fundit të KE të FIFA-s për modalitetet e zhvillimit të ndeshjeve miqësore ndërkombëtare për Kosovën.

Informata në këtë shkresë është krejtësisht e ndryshme në përmbajtje, nga njoftimi i parë që është publikuar në uebsajtin e FIFA-s, të cilin kanë pasur rast ta shoh i gjithë opinioni.

Mirëpo, në shkresën që ka dërguar FIFA, thuhet se Kosovës i lejohet zhvillimi i ndeshjeve me grup-moshat e reja(që nënkupton U-15- U-21-23), përfaqësuesen e femrave dhe klubet e futbollit, por vetëm jashtë Kosovës dhe pa simbole shtetërore (Himn e Flamur), por me himn e flamur të FIFA-s, kjo për Vokrrin është plotësisht e papranueshëm.

Sipas tij, heqja e atributeve shtetërore të Kosovës në asnjë mënyrë dhe rrethanë nuk janë të pranueshme, e për më tepër e pa pranueshme është edhe vendimi i KE të FIFA-s për moslejimin e zhvillimit të ndeshjeve brenda Kosovës pa konsultim paraprak me Federatën e Futbollit të Serbisë.

“Vendimi i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s për ne është i pra pranueshëm. FIFA duhet ta dijë se Kosova nuk e pyet Serbinë më shumë së 20 vjet. Serbia për asgjë nuk mund të pyetët sa i përket çështjeve të brendshme të Kosovës, e me këtë rast as për futbollin e Kosovës”, ka thënë për KosovaPress, Vokrri, duke ia kujtuar “FIFA-s se futbolli i Kosovës ka mbi 20 vjet që vepron i pavarur dhe Kosova është shtet i pavarur e sovran që pesë vjet i njohur nga më shumë se 97 shtete e ndër to shtete shumë të fuqishme”.

I pari i FFK-së, thotë se nuk e ka pritur një vendim të tillë. Vokrri beson se shumë shpjet ky vendim do të bie poshtë. “Realisht nuk kam pritur një vendim të tillë. Megjithatë, ne nuk do të rrimë duar kryq. Unë do të këshillohem edhe me këshilltarët e jashtëm dhe jam i bindur se shumë shpjet vendimi i FIFA-s do të shfuqizohet”, ka theksuar Vokrri.

Ai ka shtuar se dje ka biseduar me presidentin e FIFA-se, Sep Blatterin. Vokrri pohon se ka marr premtim nga njeriu i parë i shtëpisë më të madh të futbollit se do të ndryshojë vendimi i FIFA-se për Kosovën.

“Kam folur 30 minuta në telefon me presidentin e FIFA-s Blatter duke i shfaqur atij protestën dhe pakënaqësitë për këto modalitete. Blatter me ka premtuar se ky vendim do të këtë ndryshim në një të kohë sa më të shkurt”, ka pohuar Vokrri.

>>FIFA Kosovës: Pyete Serbinë!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi