Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Baki Ymeri:Koha shqiptare e një kosovari

Shko poshtë

Baki Ymeri:Koha shqiptare e një kosovari  Empty Baki Ymeri:Koha shqiptare e një kosovari

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 22, 2012 10:29 pm

Koha shqiptare e një kosovari
Baki Ymeri:Koha shqiptare e një kosovari  Adem-zaplluzha
(Adem Zaplluzha, Koha ime dhe koha e jote, Shoqata e Shkrimtarëve Kastriot, 2012)
Baki Ymeri:Koha shqiptare e një kosovari  180929_183753845000484_941263_s
Baki Ymeri

Mbushe një gjym me shpirtin e erës dhe erërat e qytetit tim, dhe zgjate dorën moj hije madhështore, dhe pyet: “Kush është ai atje” dhe “Kush banon përtej teje!”. Me vargje të këtilla brilante defilon Adem Zaplluzha në librin e tij më të ri, përmes të cilit dëshmon se librat e kanë shpëtuar botën nga terri i skëterrës, nga heshtja mortore e asaj që s’flet, nga një gjeth i vyshkur që bie mbi tokë, kur vjeshta “Hyri në fazën përfundimtare”.

Autori është një plakush i mençur që pas një muaji i mbush 70 pranvera, pa e bezdisur lexuesin me vargje apo sintagma që përsëriten në 77 veprat paraprake, apo, ku ta dimë ne se sa ka botuar deri tani, gjithmonë duke i dhënë prioritet artit poetik. Dimri vjen ngadalë, sipas tij, apo: “Si kërraba e gjyshit tim/ Çapitet kalldrëmeve shqiptare/ Dhe futet diku të pushojë/ Nën ullukët e çative të rrënuara”. Edhe pse nuk ka një situatë financiare më të mirë se në kohën e Titos, siç e kishin Shqiptarët e kësaj zone të persekutuar nga zullumi osman dhe ekspansionizmi serb, Ademi nuk shkëputet nga libri dhe bën mirë, sepse bota pa libra është si një kotar delesh pa dele, apo si një hergjele kuajsh pa kuaj.

Nuk janë të befasishme erërat/ Ato përditë kalojnë këndej/ Vrapojnë si kuajt e drunjtë/ Deri te rropullitë/ E arkivoleve/ Vrapojnë e s’ndalen askund/ Shkojnë të flenë/ Mes eshtrave dinozaurësh/ Erërat e qytetit tim/ Fryma e mirë e maleve krenare. Edhe pse i moshuar, por ende i paplakur, Adem Zaplluzha ka një ambicje dhe një vullnet pune për admirim. Autori e përkujton fëmijërinë pa fëmijëri, kur askush si ne, nuk e kuptonte fërshëllimën e erës, kur “Herë këndonim/ E herë prej lotëve të kristaltë/ Krijonim shiun/ Për t’i mbytur skamjet”. Për t’i kuptuar mirë vargjet që e sajojnë këtë vëllim, është e domosdoshme t’ia njohim edhe jetën, dhe pse jo, edhe moshën e njomë, kur “Shikonim nëpër rrugë/ Këpucët e zonjave me taka”, kur “Shoqeve tona/ Shkruanim letra prej ere/ Dhe kur i shihnim ato/ Ne bëheshim erë prej dëshpërimi”. E këtillë ka qenë e shkuara e shqiptarit, me halle të vogla apo të mëdha, jo vetëm në Kosovë, kur “Mbushnim mataranë me dhallë/ Dhe përtypnim misërniken bajate”.

Dhe papritmas, pas një jete të bujshme, vjen pleqëria kur grindemi me bastunin dhe kalojmë rrugëve, dhe na mundojnë disa mendime, dhe nuk dimë, a kemi qenë ndonjëherë fëmijë, apo kemi lindur të rritur! Mendimet respektive i përkasin autorit që e strukturon librin e tij në tre cikle me tituj të zgjedhur si, Mbushe një gjym me shpirtin e jetës, Ishin zhveshur të gjitha yjet, dhe Ky shi i zi i përzier me pluhur. Lirikë e pastër ku reflektohet jeta e shqiptarit të ndarë e përçarë në dy shtete të “mëdha” (Shqipëri e Kosovë) dhe katër vilajete pa mbret e mbretëri (Çamëria, Ilirida, Lugina e Preshëvës dhe një trung i Shqipërisë Etnike që ka mbetur nën ombrellën e Malit të Zi). Vaj halli për ne që ende nuk dimë të lozim si duhet, që “Pranë çdo kafeje/ Jemi në gjendje t’i nxjerrim sytë/ Njëri tjetrit// Kur nuk mendojmë/ Se për çfarë na duhen grindjet tona/ Mos vallë / Me këto mosmarrëveshje banale/ Jemi duke i plotësuar mungesat e fëmijërisë!”

Autori t’i kujton vargjet e njërit nga titanët e lirikës sonë (Pas çdo gazi e hidhërimi/ mbetet pas vetëm kujtimi/ ah dhe i shkreti mallëngjimi), duke e ripërkujtuar kohën dhe moshën e saj, “Kur u kthyem në shtëpi/ Na prite një pjatë me fjalë/ Sa pak patëm lozur atë ditë/ Kur tek shtatë krojet/ Na zuri mbrëmja/.../ Sa pak qeshëm atë ditë/ Me fluturat e fushës”, kur çdo gjë e kishim të ndaluar, madje, edhe qeshjet tona fëmijërore. Para nesh kemi një lirikë interesante subjektesh sociale dhe meditative, ku defilon jeta me të gjitha të papriturat e saj. Jemi zogj apo njerëz që u përngjajmë zogjve, pyet në kontekstin e një poezie dhe përgjigjet: “Zogjtë i mbajmë në kafaz/ Si dekor të përditshmërisë”. Por ne, vazhdon më tej poeti, për dashurinë tonë në thonjëza, mburremi te miqtë, se sa pendla të bukura kanë zogjtë tanë.

Tejet impresionuese janë vargjet kushtuar aktualitetit shqiptare me konotacione universale, kur murgjit dhe hoxhallarët s’mbarojnë me lutjet e tyre: “Për një lek/ Edhe kriminelin e drejtojnë në Parajsë/ Kështu e ka kjo jetë/ Por çfarë të bëjnë të varfrit/ Kur s’kanë asnjë lek”. Po qe se japim vetëm titujt e poezive të shkëputura nga përmbajtja në fund të librit, lexuesi nuk mund të na e zejë për të madhe pse i japim kaq rëndësi këtij autori, ndaj po e përfundojmë me kaq, siç përfundon një ditë edhe jeta jonë: “Në çastin kur vdesim/ Na i mbathin nga një palë këpucë të reja/ Dhe dalim nga lëkura e jonë/ Mu ashtu/ Siç e zhvesh këmishën/ Gjarpri me zile// Të dashurit tanë/ Na drejtojnë kah portat e Parajsës/ Kurse ne që sapo dolëm nga Ferri/ Sërish hymë në Ferr/ E vetmja rrugë/ Të cilën e mësuam përmendësh që në fëmijëri”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi