Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thaçi uron LDK-në, platforma serbe s’pranohet nga BE, NATO e SHBA

Shko poshtë

Thaçi uron LDK-në, platforma serbe s’pranohet nga BE, NATO e SHBA Empty Thaçi uron LDK-në, platforma serbe s’pranohet nga BE, NATO e SHBA

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 23, 2012 8:54 pm

Thaçi uron LDK-në, platforma serbe s’pranohet nga BE, NATO e SHBA


Thaçi uron LDK-në, platforma serbe s’pranohet nga BE, NATO e SHBA Largea_thaqi231356279205
Kreu i PDK-së dhe i Qeverisë, Hashim Thaçi të dielën në Kaçanik, ka ripërsëritur se platforma e fundit e Serbisë për Kosovën nuk do të zbatohet kurrë, ndërsa ka nënvizuar se qëndrimi i shtetit të Kosovës për këtë dokument mbështetet nga BE, NATO dhe SHBA. “Po ju them edhe juve sot se, siç kanë dështuar të gjitha elaboratet, planet, idetë dhe projektet e Serbisë në raport me shqiptarët dhe Kosovën, do të dështojë plotësisht, ende pa filluar, edhe ky projekt i Nikoliqit. Kurrë nuk do të realizohet në asnjë cep të territorit të Republikës së Kosovës. Ky është vendimi, ky është zotimi ynë, ky është qëndrimi i shtetit të Kosovës dhe ky qëndrim yni e ka mbështetjen e fuqishme të BE-së, të NATO-s dhe të SHBA-së”, ka thënë Thaçi në Kuvendin IV zgjedhor të Degës të PDK-së në Kaçanik.

Sipas tij, “është bërë zhurmë e panevojshme mediale lidhur me platformën e fundit të Serbisë për Kosovën”.

Ai ka folur edhe për “konsolidim dhe forcim të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit”. “Pardje ndodhi njohja nga një shtet jashtëzakonisht i fuqishëm me 157 milionë banorë, Pakistani. Do të kemi njohje edhe më të fuqishme. Pra, po e konsolidojmë dhe forcojmë subjektivitetin ndërkombëtar. Njohje të reja do të vijnë, nuk do të ndalen. Dhe e ardhmja euroatlantike e Kosovës do të jetë e sigurt. Kosova do të anëtarësohet edhe në NATO edhe në BE”, ka thënë Thaçi.

Hashim Thaçi nga Kaçaniku ia ka uruar LDK-së 23-vjetorin e themelimit, kurse duke folur për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Shkup, ai ka thënë se ato do të nisin mot në pranverë, ndërsa kryeqendrës së Maqedonisë i është referuar si kryeqytet i Vilajetit të Kosovës. “Me padurim pres pranverën e hershme kur do të fillojë ndërtimi i projektit madhor, fillimi i ndërtimit të autostradës. Mjetet i kemi ndarë, pra nga Prishtina, Ferizaj, Kaçaniku, Hani i Elezit e deri në kryeqytetin e Vilajetit të Kosovës, në Shkup”.

Delegatët e kuvendit zgjedhor kanë votuar për 35 anëtarë të Këshillit drejtues të Degës dhe për 10 delegatë të Kongresit të PDK-së.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi