Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ukën, Hajdarin dhe Sylën nga “Bllaca 2” po i kërkon policia

Shko poshtë

Ukën, Hajdarin dhe Sylën nga “Bllaca 2” po i kërkon policia Empty Ukën, Hajdarin dhe Sylën nga “Bllaca 2” po i kërkon policia

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 24, 2012 11:33 pm

Ukën, Hajdarin dhe Sylën nga “Bllaca 2” po i kërkon policia


Ukën, Hajdarin dhe Sylën nga “Bllaca 2” po i kërkon policia Largea_bllaca241356380346
Të arratisurit Shpresim Uka, Driton Hajdari dhe Bekim Syla do të burgosën nëse kapen nga policia. Mosparaqitja në seancën vendimtare në “Rastin Bllaca II” do t’iu kushtojë me burgim tre të dënuarve nga ky grup, pavarësisht se dënimi i shqiptuar nga Gjykata e Qarkut nuk është fuqizuar ende nga shkalla e tretë. Policia e Kosovës pranon se e ka fletarrestimin dhe në momentin që do t’i gjejë do t’i arrestojë. Por mbrojtja e të dënuarve ende nuk është në dijeni se klientëve të tyre u është lëshuar fletarrestim. Javën e kaluar për vrasjen e Ibush Kllokoqit janë dënuar Shpresim Uka me 15 vjet burgim, Sadik Abazi me 12, po aq sa është dënuar edhe Bekim Syla, ndërsa Shaban Syla ka marrë 8 vjet burgim dhe Driton Hajdari është dënuar me 7 vjet. Ndërkaq, Shpresim Uka është dënuar edhe për tentim vrasje ndaj Adem Salihajt, në bashkëveprim me Shaban Sylën e Driton Hajdarin. Vendimi për dënim është dhënë pa prezencën e Shpresim Ukës, Driton Hajdarit dhe Bekim Sylës, të cilët nuk u paraqitën fare në gjykatë. Mbrojtja ka paralajmëruar ankesë në afat prej 15 ditësh.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi