Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Serbët e Kosovës diskutojnë platformën e Beogradit

Shko poshtë

Serbët e Kosovës diskutojnë platformën e Beogradit Empty Serbët e Kosovës diskutojnë platformën e Beogradit

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 25, 2012 1:27 pm

Serbët e Kosovës diskutojnë platformën e Beogradit


Serbët e Kosovës diskutojnë platformën e Beogradit Largea_serbet1356421380
Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës do të takohen sot në Mitrovicë për të diskutuar platformën e Serbisë për Kosovën dhe për të marrë një qëndrim të përbashkët për dokumentin.

Duke folur për mediat serbe, kryetari ilegal i Mitrovicës, Kërstimir Pantiq, ka shfaqur bindjen se platforma e presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, do të miratohet. Sipas tij, në takim do të marrin pjesë rreth 150 përfaqësues të serbëve te Kosoves.

Këta të fundit i kanë dhënë mbështetje parimore Qeverisë së Serbisë për, siç kanë thënë, mbrojtjen institucionale të të drejtave të serbëve, duke vlerësuar se “platforma mbron interesat dhe dinjitetin e tyre”.

Në të ashtuquajturën platformë për Kosovën, Serbia kërkon autonomi për komunat në veri. Në këtë pjesë, Serbia, pos tjerash, parasheh që policia dhe gjyqësori të jenë nën juridiksionin e Beogradit.

Autoritetet kosovare kanë kundërshtuar fuqishëm dokumentin në fjalë dhe kanë thënë se nuk do të lejojnë të zbatohet asnjë pikë e tij.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi