Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Asllan Dibrani:Letër Jakup Krasniqit - Asllan Dibrani

Shko poshtë

Asllan Dibrani:Letër Jakup Krasniqit - Asllan Dibrani Empty Asllan Dibrani:Letër Jakup Krasniqit - Asllan Dibrani

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 29, 2012 11:01 pm

Asllan Dibrani:Letër Jakup Krasniqit - Asllan Dibrani

Asllan Dibrani:Letër Jakup Krasniqit - Asllan Dibrani Thumbnail.php?file=D_978635341
L e t ë r e h a p u r !

. Drejtuar : Zotiti Jakup Krasniqit kryetar i Parlamentit të Kosovës, Luftëtarit, ish të burgosurit politik ,intelektualit, historianit dhe veprimtarit për çlirimin e Kosovës.
. Për çështjen aktuale në skenën politike pas hendekut të krijuar në Partinë Demokratike si pasojë e skandalit të publikimit të përgjimeve telefonike.


I nderuar Zoti Jakup Krasniqi!
Asllan Dibrani:Letër Jakup Krasniqit - Asllan Dibrani 27_11_12_118772_jakup
I nderuari zoti Kryetar i Parlamentit të Kosovës ,Jakup Kerasniqi , po e shkruaj këtë letër nga një përjetim i rëndë shokues nga afera e përgjimeve skandaloze, që e përjetoj populli liridashës i Kosovës martire këto ditë. Jam emigrant në Gjermani, si pasojë e okupatorit serb mbi trojet tona , ish i burgosur politik një gazetar-publicist dhe veprimtar i pa ndashëm për çështjen atdhetare.

Edhe unë e ndjeva si plagë të rëndë publikimin e përgjimeve që tani u bë aktuale në mediat kosovare dhe ma gjerë si plagë e re në masën e popullit, që dita ditës organet dhe institucionet e Kosovës, po provokohen në emrin e misionarëve politik të pa përgjegjësi nga e cila qe edhe ti i nderuari Jakup Krasniqi ( je shënjestër e tyre me një shprehje gjuhësore vulgare, kërcënuese, fyese, etiketuese, shantazhi, nepotizmi, tallje e shumëçka tjetër). Shprehjet nëpërmes komunikimeve me telefon të zyrtarëve më të lartë të PDK-së, ka prekur thellë edhe në sedrën e mërgimtareve që fatkeqësisht edhe këtu e përcollëm me një pezëm nga një këndvështrim po thuajse identik si në Kosovë qe rastet e tilla gjykohen.

-Skandali me përgjimet ishit objekt i sulmeve nga protagonistët e aferës se sharjeve në formën ma primitive, i dëgjuam nga njerëzit që deri dje ishin publikuar si njerëz të kombit përkrah jush në betejat e Kosovës,ndanim respektin edhe ndaj tyre sikur për të tjerët. Një kohë të gjatë pretendonim qe atë elitë qe juve ju shau nënën i konsideronim sikurse juve si bashkëluftëtarë të Adem Jasharit, Fatmir Limajt,Fehmi Lladrovcit , Ramush Haradinajt , Zahir Pojazitit e shumë luftëtarëve tjerë qe ranë heroikisht dhe qe janë të gjallë , por ofendimet të cilat u zbuluan nga përgjimet e telefonatave treguan pasqyrën e tyre maskë, qe shprehja e tyre banale ndriçoj dhe dëshmoj fatkeqësisht nivelin e (vetëdijes së tyre)! Këtu u pa niveli i kulturës dhe arsimimi i tyre, gjë që e irrituan çdo qytetar, po njëkohësisht edhe mua!?...

- Dëgjimi i atyre bisedave ishte një torturë e rënd psikike qe përjetuam dhe e dëgjuam, ishte një gjë e pabesueshme qe vet me vete ta bënte një njeriu edhe në skaj të planetit ishte për gjykim! Nënçmohet dhe shahet njeriu i betejës së Kosovës, Adem Jashar, një arkitekt i çlirimit të Kosovës " Nuk ka koment " .

Të lus i nderuari dhe shumë i respektuari Jakup Krasniqi të përmbaheni në këto momente dramatike, ruaje kulturën tuaj dhe intelektin tuaj, por edhe gjakftohtësinë për hir të gjendjes së elektrizuar në masë me qellim të mos përçarjes së këtij populli ma!

Nuk me çudisin sharjet e tyre ma, pas asaj qe u degradua familja Jashari, qe dha(mbi 25 anëtar familje nga vetja deri në vetëflijim që ta dije bota e mbarë se Adem Jashari është shqiptar), pra Adem Jashari sot për sot është heroi i kombit për periudhën e re sikur qe ishte Skënderbeu në atë kohë për "Kombin Shqiptar". Për këtë familje ka nevoje të shkruhen vepra , filma , romane për heroizmin e saj dhe qe ishte i pa shembull në tërë botën, tani të shahet dhe të degradohet është ma shumë, se mizori dhe mëkat , të një (klase politike qe janë në vende kyçe në politiken e Kosovës duke i lenë anash intelektual dhe njerëz të denjë qe të hyjnë ne vallen e një progresi politik në Kosovë).

Për gjëra të tilla në shtete perëndimore ka disiplinë dhe rregull, qe shumica përfundojnë me dorëheqje, dhe ndëshkime, por niveli i kulturës se tyre po shihet pse nuk veprohet ashtu vet populli le ta vlerësoj!?.

Për rastin në fjalë qëndrimi i juaj me virtyte shqiptare u pa qe nuk ishe revanshist as inatgji, as ndonjë figurë qe donë ta përçajë shoqërinë kosovare me kete rast ti i madhi Jakup e rrite karakterin dhe reputacionin tuaj , tu ngrit morali në shkallen ma te lartë . Kërkove vetëm një kërkim falje ,thjesht siç e bëjnë burrat e mëdhenj për interesin e kombit , por as atë nuk e bënë qe nuk kanë lënë përshtypje ma të thellë se rastësisht janë gjetur nga një rang çobajsh në misionin e figurave politike duke u shndërruar Parlamenti i Kosovës në një "kasaphane" debati irritues dhe qesharak më sharje , shantazhe, oportunizëm , ofendime dhe korrupsion , kërcënime rraha gjoksesh me injorancën ma te skajshme? Populli në këtë mënyrë është duke mbet i pa armë se kujt ti mbështet?...

Shkëlqesi dhe i dashur Jakup Krasniqi!

Duke besuar në vlerat tuaja reale, letrare, kulturore, patriotike, si luftëtar politikan ,humane dhe një njeri intelektual ish i burgosur politik të drejtohem mesa vijon ;

-Një njeri qe me një anë mbajte pushkën dhe ne anën tjetër pendën edhe në frontin e luftës ishe ndër të parët qe populli të pa me sy në betejën e Kosovës kudër forcave serbe!

-Ti i madhi Jakup Krasniqi , publikove i pari nga fronti i luftës pasaportën e Kosovës qe ishte sinjal i (shkëputjes nga Serbia) në të cilën shumë kujt ju kanë dridhur pulpat e këmbëve edhe në TV kur e kanë parë!

- I frymëzuar me një ide patriotike me çliruar vendin , i brumosur nga fëmijëria si atdhetar ,për shkaqe të tilla u prangose dhe mbajte shumë vite burg ,vetëm e vetëm me një ide për "Republikën e Kosovës dhe pavarësinë e saj".

-Ish i burgosuri politik shumë i shtrenjti Jakup Krasniqi , njeriu qe i fale një pjese të jetës së rinisë për interesin e Kosovës , qe përjetuam se bashku me shumë vite burg të rënd, me mijëra vëllezër tanë qe ishim në shërbimin e atdheut tonë me te vetmin motiv dhe interes ,"çlirimin e Kosovës nga çizmja e Serbisë".

- Sot na quajnë të "kuq e te zi" , na përbuzemi nga një klasë njerëzish të pa ditur ,qe përmes rrjetave të ndryshme janë kyçur në politikën aktuale në Kosovë duke cenuar sakrificat tona si ish të burgosur qe me kohë të hekurt i rezistuam sistemit të ish Jugosllavisë terroriste! Ne ishim të parët qe i kthyem " potkonjtë ish Jugosllavisë antishqiptare nga dielli" , qe liritë tona i shtypte me terror e dhunë.

-Ishim të parët si zëdhënës për ndryshimet në tërë Evropën , ja arritëm ma në fund të ndahemi nga okupimi i huaj dhe pushtimi nga varg agresorësh.

- Për shkaqe politike bashkë me ty u dënuam me mijëra veprimtarë, student, profesor dhe intelektual, tu kujtojmë publikut dhe të gjitha institucioneve të shtetit të Kosovës se nuk ishe Jakup Krasniqi , një njeri qe u fut në burg për me përfituar diçka , por me harxhuar dhe përjetuar me vite burg të rëndë, larg nënës , babait, gruas dhe fëmijëve duke humbur rininë nëpër kazamatet serbo-sllave. Ti , unë dhe te gjithë te burgosurit politik dhe Ushtarët e UÇK-së vepruam për me i ulë shumë anëtarë të parlamentit në kolltukë të buta dhe me na u sha nëna sot aty në Kosovë është për turp. Të shahesh të përbuzesh e shantazhohesh nga figura të degjeneruara, qe asnjë metalik, ka nga ta qe nuk e kanë dhënë për Kosovën, por vetëm i kanë marrë përmes gjakut të djemve dhe vajzave ma të mira të Kosovës qe dhanë jetën , Tani te ra hise ty i nderuari Jakup Krasniqi ti jesh pjesë e çnukjeve dhe kafshimeve nga njerëzit abuzues dhe injorant, të jesh krenar prapë me ballë lart qe u krijua një urrejtje ndaj teje për shkak qe ndërhyre me ndërtua shtetin tonë te Kosovës duke e gjykuar korrupsionin menaxhimin , dhe degjenerimin politik nga të pa diturit!

-Prandaj , shprehu bindjen time në bazë të vlerave tuaja , patriotizmit tuaj , veprimtarisë së juaj edhe intelektit tuja, se Ju jeni njeriu i duhur në kohën më të pafavorshme, që gjendet Kosova sot, ta vazhdoni punën edhe ma tutje si intelektual dhe politikan. Deri sa i përballuat sfidave të ndryshme , deri me sot një pjesë të përgjegjësisë e keni edhe ju për fatin e së ardhmes së vendit të shqiponjave dhe popullit të shumë vuajtur shqiptar në Kosovë qe me pushkë e fituam, por në tavoline mos ta humbim krebilitetin dhe besimin e popullit. E kaluara komuniste nën okupimin serbo-sllav dhe kinse demokracia e sotme në vendin tonë e kanë sfilitur deri në palcë njeriun e ndershëm shqiptar, duke e ulur malësorin jo vetëm përpara kokrrës së misrit për një kafshatë bukë dhe qytetarin përpara ryshfetit të ditës korruptive me naivitetin ma te thjesht të organizimit të shoqërisë kosovare, por duke e zhveshur krejtësisht me çka ka njeriun-shqiptar nga njerëz, (bashibozuk duke drejtuar timonin e qerres pa "patentë shofer" qe një ditë pritet edhe ndeshja drejt humnerës në rrugë të pa krye në qorrsokak) !...

- Nga pavetëdija dhe pa siguria e tyre do të përplasen në barrikadat e zërit të arsyes edhe të intelektualëve qe kanë mbetur nën hijen e matrapazëve folklorik të politikës ditore, duke e katandisur vendin në mjerim dhe vuajtje sociale, pamundësi arsimore, liri dhe shprehje të kufizuar dhe dhunë verbale ndaj antikonformizmit etj. Mbretërimi i kësaj kohe të turbullt, e paqartë për ne shqiptarët, e krijuar nga një politikbërje aspak produktive dhe e papërgjegjshme për fatin e kombit tonë, kërkon një drejtim të ri, në përzgjedhjen e një elite politike , krejt ndryshe nga sa jemi mësuar deri më tani ta shohim nën dirigjimin e të pa dijshmëve, të diktuara nga qarqe bashkëvepruese të disa emisarëve bredharak të Eulexsit të harxhuar në vendet e tyre të ardhur si "kriminel dhe banditë, për ti dhënë një imazh edhe ma të keq Kosovës". Organet e Eulexsit shpeshherë janë iniciues dhe protagonistë të kriminalitetit në Kosovë, siç ndodhen rasti qe një ekip hajnash shqiptar , ranë nën ndikimin e "aferës Natalia Veliaj" e cila e la burrin e vet Agim Veliajn në Hamburg të Gjermanisë me një djalë në rrethana të pa qartë në raport me bashkëshortësinë e tyre dhe ju rrek hajnisë ne cilësinë e një gruaje humane etj...po qe hulumtohet rast i saj del qe keqpërdorimi i saj në Kosovë pos kësaj të fundit ka edhe tjera . !? Një kriminele me prejardhje të dyshimtë në Kosovë përmes rrjetës së mafisë , qe po i kushton Kosovës si shkas negativ drejt BE-së .Afera të tilla janë edhe ato të vjedhjes në KEK-ut 5 milion euro dhe iku pa gjurmë. Rasti i vjedhjes se gati 50 kilogramëve heroinë të qindra e mijëra eurosh në dhomën e dëshmive në objektetet e policisë në Prishtinë, qe organet e" Eulexsit ja të Unmikut i kanë pasur të mbyllur në 7 dryna prapë humben pa gjurmë"!?... Fyerja nga disa punonjës të Eulexsit punonjësit tonë shqiptarë, në shtëpinë tonë pa reaguar fare organet tona janë te pa tolerueshme etj etj!


Koha dhe situata ju thërret Ju shumë i dashuri Jakup Krasniqi!

-Koha dhe situata ju thërret Ju shumë i dashuri Jakup Krasniqi , juve "zonja Presidente e Kosovës , Atifete Jahjaga,Institucionet politike,Organizatat qeveritare dhe jo qeveritare të Kosovës,Partitë politike simotra të PDK-së, Partitë politike opozitare,Ministrinë dhe qeveritarët e saj ,ju të burgosurit politik dhe veteranë të luftës", është koha e ndërgjegjejes , zgjuarsisë dhe obligim moral qe ta përkrahni zotin Jakup Krasniqin për ta vazhduar veprimtarinë politike të përkrahur nga spektri politik intelektual pa injorant dhe njerëz të ultë, pa përgatitje politik dhe te vetëdijes ,qe ta drejtoni vendin drejt një bashkim dhe uniteti, me qellim qe të ndiqet rruga drejt aspiratave tona shekullore. Koha është për ju popullin e keni me ju dhe për ju, po pret me vesh në krah se takimet e juaj të ardhshme do të jenë të favorshme qe të jeni ata qe nuk na leni ma me vesh e sy të hapur, se çka po ndodh me Kosovën. Në këtë letër të hapur publike, ju drejtohemi me zemrën të ngrirë, duke pritur me ankth për ecurinë e mëtutjeshme . Mos na leni ma të biem në gjumë me merak e zemër të thyer dhe të zgjohemi me ëndrra për Kosovën nga Diaspora shqiptare apo ma gjerë se çka po i ngjet nesër Kosovës (jo ma nga okupatorët e deri djeshëm serb as grek apo turk , por nga vet shqiptarët)!!!???...

Ndoshta ky mesazh publik i ardhur nga zëri i diasporës shqiptare mund të zgjojë tek ju ndjenjat e një përgjegjësie edhe më të lartë. Sot, kulti i harresës duhet të mbizotërojë si tek njëri ashtu dhe tek tjetri sa i takon konflikteve, fërkimeve dhe tensioneve politike. Mendoni vetëm kaq: ne, mërgimtarët tuaj ishim një promotor i veprimtarisë dhe aktiviteteve në Kosovë e për Kosovën, (andaj meritojmë një të ardhme evropiane, ashtu si mjaft bashkëqytetarë të shteteve në familjen evropiane, në vendet perëndimore demokratike). Ta drejtojmë vendin, pro shteteve perëndimore ,pro Amerikës ,Gjermanisë. Zvicrës ,Austrisë dhe shumë shteteve perëndimore qe e kemi" historikisht miqësinë dhe ndihmën e tyre"...

Ne, emigrantët shqiptarë ishim dhe do të jemi si ambasador të vendit tonë Kosovës, Shqipërisë dhe vendeve tjera etnike shqiptare, prandaj mos na e humbeni djersën, sakrificat dhe mundin qe e dhamë për Kosovën në kohën tranzicionale të luftës dhe pas saj. Të ruhen vlerat tona për te kaluarën dhe të tashmen ,por edhe për të nesërmen qe i ndihmuam Kosovës ne fushën ekonomike , luftarake dhe në skenën ndërkombëtare, prandaj mos të përbuzemi dhe të keqtrajtohemi nga qyqar politikaj qe asnjëherë nuk kanë qenë në shërbim të vendit as si "luftëtar , as si veprimtarë e aq ma pak si politikaj"!

Duke shpresuar dhe besuar në sinqeritetin tuaj të kahershëm zoti Krasniqi mbesim me shpresë se letra ime dërguar juve, do të jete një letër qe duhet diskutuar edhe në "Parlamentin e Kosovës" me qellim të mirë të shkoqitjes se monopolizmit qe mbretëron aty për t'ju qasur gjuhës së arsyes për një diskutim të mirëfilltë dhe transparent në interesin e popullit dhe Kombit për një të ardhme të sigurt edhe në procesin e" Bashkimit kombëtar".

Ky zë i imi është edhe zëri i "Diasporës Shqiptare"presim që të na duani ,të na afroni dhe te na krijoni hapësirë bashkëpunimi për ndërtimin e shtetit tonë, respektivisht shteteve tona Kosovës dhe Shqipërisë.

Në bazë të zërave dhe mediave dëgjohet, se ke ndërmend me themeluar një "Parti të re", si subjekt në vete , e mira të mirës është pasi qe edhe je "Kryetar i Parlamentit të Kosovës" me i pastruar radhët e PDK-së, por edhe partitë tjera, dhe organet tjera qeveritare dhe institucionale nga njerëzit e poshtëshënuar, (injorant , bashibozuk,dredharak, abuzues, mizor, maskara, shtypës, dëmtues, mëkatar, çrregullues, demagog,cinik, përfitues, katandisës, tenderoman, satrap,çoroditës,rrugaç, skandaloz, deformues, intrigant, zuzar,faqezi, devijues, mafioz, jomeritor, batakçi, arrogant, kapadai, matrapaz, bosë të krimit, shpërdorues, shkatërrues, rrënues) etj.

E them këtë qe ta kemi një teren të pastër me njerëz të denjë , intelektual, akademik ,profesor, patriot dhe njerëz me reputacion ndërkombëtar me të vetmin parametër krijimin e një atmosfere me frymë kombëtare, sepse edhe vet je krijues dhe themelues i institucioneve të Kosovës dhe i PDK-së me qellim të përforcimit të sajë ,por ne rast se janë mbyllur hapësirat e veprimit nën një ombrellë partie ,atëherë e themelo partinë e re me te cilën besoj se njerëzit intelektual dhe të devotshëm do ti kesh mbas veti megjithëse në Kosovë kemi edhe ashtu parti të tepërta! Mbes me shpresë se letra ime do të hase në mirëkuptim vëllazëror që tu shohim se bashku krah për krahu, njeri tjetrit duke i hape rrugë të reja Kosovës drejt pavarësisë së plotë me integritetin e saj ku shpresojmë qe edhe bisedat me Serbinë do ti udhëhiqeni në dobinë e popullit shqiptar përkundër presioneve direkete dhe indirekte nga kuzhina antishqiptare . Zoti ju bekoftë JUVE zoti Jakup Krasniqi, njeriu i shpirtit të kombit shqiptar, zoti i bekoftë të gjithë poltikajtë dhe veprimtarët që veprojnë e punojnë në interesin e kombit shqiptar dhe që e duan atdheun pa hile.

Me konsideratë të lartë nga Asllan Dibrani
ish i burgosur politik, veprimtar dhe publicist
në diasporën-shqiptare-Gjermani

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi