Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përfundon takimi, Jahjaga: Ky është kapitulli ri për të dyja vendet

Shko poshtë

Përfundon takimi, Jahjaga: Ky është kapitulli ri për të dyja vendet Empty Përfundon takimi, Jahjaga: Ky është kapitulli ri për të dyja vendet

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 06, 2013 11:05 pm

Përfundon takimi, Jahjaga: Ky është kapitulli ri për të dyja vendet


Përfundon takimi, Jahjaga: Ky është kapitulli ri për të dyja vendet Largea_9268-42c4c7718754_mw1024_n_s1360175369
(E plotësuar) - Në kabinetin e shefes për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, rreth orës 18 e 30 ka përfunduar takimi i presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, Atifete Jahjaga dhe Tomisllav Nikolliq.
Ky ishte takimi i parë ndërmjet liderëve të të dyja shteteve dhe, në masë të madhe, është parë si hap tutje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
Në prag të tij, Ashton ka takuar ndarazi Nikolliqin dhe më pas Jahjagën.
Presidentja e Kosovës ka thënë se takimi i saj me homologun serb paraqet “kapitull të ri për të dyja vendet, në rrugën e tyre kah integrimi evropian”.
Për dallim nga Jahjaga, presidenti serb e ka komentuar takimin para gazetarëve.
“Në kuadër të dialogut të cilin e mbështes, unë para dy muajsh kam propozuar të takohemi me presidenten Jahjaga. Fatkeqësisht, zonja Jahjaga me histori librash ka folur për të drejtat e njeriut dhe ka insistuar në atë që dy shtetet e pavarura duhet të bashkëpunojnë”, ka thënë presidenti serb pas takimit, transmeton B92.
“Unë i kam thënë asaj se nëse insiston në atë se Kosova është shtet i pavarur, dialogu nuk do të shkojë në drejtim të arritjes së marrëveshjes së përbashkët”, ka thënë Nikolic.
Mediat, madje, nuk kanë arritur të shënojnë as arritjen e tij në ndërtesën e BE-së, ndërsa më herët është thënë se presidentët do të shfrytëzojnë dy hyrje të ndryshme.
Presidentja Jahjaga e u takua me baroneshën Ashton
Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete jahjaga gjatë vizitës zyrtare në Bruksel pati sot një takim me baroneshën Ashton Përfaqësuese e lartë për politikë të jashtme dhe siguri e Bashkimit Evropian me të cilën bisedoi për agjendën evropiane të Kosovës për marrëveshjen e asociim stabilizimit dhe për liberalizimin e vizave.
Presidentja Jahjaga tha se Kosova ka bërë përparime në plotësimin e kushteve dhe standardeve dhe këtë vit duhet të priten rezultate konkrete në rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

Përfundon takimi, Jahjaga: Ky është kapitulli ri për të dyja vendet Takakimi-ash-jah6

Baronesha Ashton i shprehi mirënjohje presidentes Jahjaga për lidershipin e saj, për angazhimin në rrugën evropiane të Kosovës dhe për përkrahjen që po i jep dialogut që po zhvillohet në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe kryeministrit të Serbisë.
Baronesha Ashton foli për takimin që po e ndërmjetëson ndërmjet dy presidentëve dhe tha se është me rëndësi që ky takim mbahet në funksion të normalizimit të raporteve si mbështetje e dialogut dhe në nivel të barabartë, duke mos hapur tema të reja dhe duke mos pasur agjendë të veçantë.BS
Bruksel: Pritet takimi Jahjaga - Nikolliq, takon Eshtonin
Presidentja e Kosovës është takuar para disa çastesh me shefen për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Catherine Ashton. Parapraksiht, Ashton ka pritur presidentin serb Nikoliq në një takim të ndarë, transmeton KTV. Më vonë, në mbrëmje ajo do t’i bëjë bashkë të dy presidentët për një darkë pune, siç e ka bërë më herët edhe me kryeministrat Thaçi e Daçiq. Në fund të takimit, pritet të dilet me një komunikatë zyrtare.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, thotë se takimi i saj me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq, paraqet takim simbolik, meqë kjo është hera e parë që takohen presidenti i Republikës së Kosovës dhe ai i Republikës së Serbisë.

Mëtutje, zonja Jahjaga, tha se parimisht do të bisedohet për normalizimin e plotë të raporteve Kosovë – Serbi.
Këto komente zonja Jahjaga i bëri para takimit të sotëm në Bruksel, me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliqin.
Takimi mbahet me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton.
Burime në Komisionin Evropian kanë theksuar se takimi paraqet “afirmim të dialogut Prishtinë – Beograd në nivelin më të lartë”.
Raportohet se takimi do të filloj në orën 16, me takime të ndara të zonjës Ashton me Atifete Jahjagën dhe Tomisllav Nikolliqin, e pastaj do të mbahet mbledhja e përbashkët tripalëshe.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi