Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Murat Jashari: Kosova drejt humnerës

Shko poshtë

Murat Jashari: Kosova drejt humnerës Empty Murat Jashari: Kosova drejt humnerës

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 11, 2013 4:00 pm

Murat Jashari: Kosova drejt humnerës


Murat Jashari: Kosova drejt humnerës Largea_murat-jashari1360579411Institucionet e vendit janë përgatitur që për jubileun e Deklaratës së pavarësisë të festojnë e të prezantojnë të arriturat e shtetit, por familja që ka sakrifikuar e rezistuar më shumë se çdokush tjetër për këtë shtet, nuk po e ndjen suksesin e krijesës së lindur me 17 shkurt të vitit 2008.
Përkundrazi, nipi i komandantit legjendar Adem Jashari, Murati thotë se Kosova po shkon drejt humnerës, për shkak të udhëheqjes së kriminalizuar.
“Dje Kosova ka qenë në humnerë për shkak të represionit dhe dhunës serbe e cila është ushtruar mbi ne prej shumë vitesh. Sot Kosova prapë, për fatin tonë të keq, është duke shkuar drejt humnerës. Por, kësaj radhe, prej vet nesh, jo nga të tjerët. Ne jemi të zotët e shtëpisë dhe nëse nuk e ndërpresim këtë rrugëtim, nuk e di se ku do të përfundojmë”, ka thënë përfaqësuesi i familjes Jashari, Murat Jashari.
Ai është shprehur i bindur se sa më shpejt që bëhen ndryshimet e elitës politike në Kosovë, suksesi do të jetë më i prekshëm për vendin e shoqërinë, shkruan Tribuna.
Për më shumë, përfaqësuesi i familjes që sakrifikoi shumicën e anëtarëve të saj e që i dhuroi Kosovës rezistencën ushtarake nëpërmjet Shaban, Hamëz e Adem Jasharit, ka thënë se e kaluara dhe e ardhmja e jonë po vritet, dhe se Kosova është në të njëjtën pozitë të keqe sikur para lirisë.
Në pjesën e parë të intervistës, Jashari, ka folur për ngulfatjen e demokracisë në vend, për shtimin e dukurive negative, për orientimet partiake dhe ka shtuar pyetjen, nëse jemi ata shqiptarët për të cilët i ka folur gjyshi- Shabani.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi