Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

U NDA NGA JETA PROFESOR FADIL SULEJMANI, LUFTËTAR I VENDOSUR PËR TË DREJTAT KOMBËTARE

Shko poshtë

U NDA NGA JETA PROFESOR FADIL SULEJMANI, LUFTËTAR I VENDOSUR PËR TË DREJTAT KOMBËTARE Empty U NDA NGA JETA PROFESOR FADIL SULEJMANI, LUFTËTAR I VENDOSUR PËR TË DREJTAT KOMBËTARE

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 11, 2013 10:05 pm

U NDA NGA JETA PROFESOR FADIL SULEJMANI, LUFTËTAR I VENDOSUR PËR
TË DREJTAT KOMBËTARE

U NDA NGA JETA PROFESOR FADIL SULEJMANI, LUFTËTAR I VENDOSUR PËR TË DREJTAT KOMBËTARE U2_ndahetngaj

Profesor Fadil Sulejmani, themelues dhe rektor i parë i Universitetit të Tetovës, luftëtar i vendosur për të drejtat kombëtare të shqiptarëve, është ndarë nga jeta. Ai ishte 73 vjeç dhe vuante nga kanceri.

Fadil Sulejmani njihet për guximin për të themeluar së bashku me kolegë të tij, universitetin e parë në gjuhën shqipe në Maqedoni, në vitin 1994; një institucion ky që u njoh nga qeveria maqedonase vetëm pas dhjetë vjetësh.

Për shkak të veprimtarisë së tij në këtë institucion arsimor, në kohën kur autoritetet e quanin të paligjshëm, ai u dënua dhe qëndroi për një vit burg.

Profesor Fadil Sulejmani më parë ka punuar në Universitetin e Prishtinës. Ai është autor i një sërë artikujsh dhe punimesh shkencore në fushën e gjuhësisë. Z. Sulejmani për një kohë ishte edhe deputet në Parlamentin e Maqedonisë.

Varrimi i tij u bë sot pasdite në Tetovë.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi