Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Viktoria Xhako:@ 9 mars 2010 – 9 mars 2013

Shko poshtë

Viktoria Xhako:@ 9 mars 2010 – 9 mars 2013 Empty Viktoria Xhako:@ 9 mars 2010 – 9 mars 2013

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 09, 2013 6:57 pm

Viktoria Xhako:@ 9 mars 2010 – 9 mars 2013 149067_173035996057254_2619595_n
Viktoria Xhako:@ 9 mars 2010 – 9 mars 2013

(CV)

Diku kam hasur mendimin se ekziston një varrezë ndryshe nga të tjerat. Mbi mermeret e varreve nuk shkruhet data e lindjes dhe ajo e vdekjes biologjike, por diçka e çuditshme për mua: shkruhet data kur ka filluar të jetojë dhe data kur ka pushuar së jetuari ai njeri. Njohja me këtë varrezë më mësoi se ç’është TË JETUARIT. Prandaj unë dëshiroj të bëj një bilanc të shkurtër të jetës sime.
Jam lindur më 9 mars 2010. Hapa sytë dhe pashë se ka diell, se ka det, se ka erë, se ka njerëz që dinë të jetojnë e ta duan veten e tyre. U çudita shumë, por...
Nisa të jetoj shumë intensivisht. Krahas detyrimeve të jetës së përditshme, kuptova se kam edhe një jetë tjetër, tek e cila u futa duke e lënë derën hapur pas vetes. Pashë dritë diellore në të, mbulova sytë me dorë që t’i ruhem verbimit, po zëri i jetës më tha që të mos kem frikë. Flaka tej dyshimin, hezitimin, pasigurinë. U ula në tryezën e shtruar me kaltërsi dhe nisa të jetoj duke marrë ushqim parajsor nga shpirti im. Nuk e dija se isha kaq e pasur. Nuk e mbajta të burgosur këtë pasuri. E derdha të gjithën në fletën time të bardhë, të virgjër.
Sot bëj bilancin e pasur të jetës sime tre vjeçare, gjatë së cilës:
-Kam shkruar mbi 300 poezi.
-Numri i tyre rritet çdo ditë.
-Kam botuar dy vëllime poetike.
-Kam botuar një vëllim me tregime.
-Nga dita në ditë pres të botoj vëllimin e tretë poetik.
-Krahas poezive e tregimeve që vazhdoj të shkruaj...
-Po punoj me ngulm, por në kushte shumë të vështira, për një roman, që është prova ime e parë.
-Kam kaluar edhe një goditje të rëndë zemre. Tani jam disi e stabilizuar, po gjithnjë me të papritura.

KY ËSHTË C V I IMI.
Dal para vetes, fëmijëve të mi dhe gjithë dashamirëve me ballë të djersitur, jo nga lodhja, po nga heshtja e gjatë, duke besuar se do të mirëkuptohem.
Jeta ime vazhdon. Sa të kem frymëmarrje, do të jetoj. Nuk do të kthehem pas.
Fotoja e parë shënon ditën time të lindjes, 9 mars 2010, ditë në të cilën hodha në fletë vargjet e para. Shkrova dhjetë poezi.
Fotoja e dytë, e bërë më 6 mars 2013, shënon ditën time të mbërritjes, po jo të fundit.

@ Me respekt për të gjithë ju që po e lexoni këtë shënim timin.

E shkruar të enjten, më 7 mars 2013 ora 14:00
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)
Viktoria Xhako:@ 9 mars 2010 – 9 mars 2013 525235_597157913645058_50864476_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi