Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIKTORIA XHAKO – MY NAME IS D. - Tregim

Shko poshtë

VIKTORIA XHAKO – MY NAME IS D. - Tregim Empty VIKTORIA XHAKO – MY NAME IS D. - Tregim

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 20, 2013 10:30 pm

VIKTORIA XHAKO – MY NAME IS D. - Tregim 149067_173035996057254_2619595_n

VIKTORIA XHAKO – MY NAME IS D. - Tregim

MY NAME IS D. 1)

Celulari i tij qëndronte para syve të mi. Panseja ime me fytyrë të kadifenjtë po rënkon dhe unë e dëgjoj. U ngrita drejt në këmbë....

Pjesa e dytë

-Vijon-


SUSHI 2)

Pasi bleva solucionin jetëdhënës për pansenë time me fytyrë të kadifenjtë, u futa në lokalin japonez. Disa copë sushi më mjaftojnë për drekë. Është vetëm një grua para meje. Nuk do të vonohem më. Panseja më pret.
Gruaja zgjati kokën mbi banak, pastaj u kthye mbrapa. Atje në fund ishte një burrë me fëmijën, së cilës i prekte hundën, që ajo të vazhdonte të qeshte.
-Gabriel! –
Burri me emrin Gabriel vazhdonte të luante me fëmijën. Koka ime drejt Gabrielit. Japonezi pas banakut, me “mashën” në dorë, gati për të kapur ushqimin e kërkuar. Sytë e tij të habitur, ngulur në zverkun e gruas.
-Sa copë do të marrim, Gabriel? –
Gabrieli u shkëput nga bota e tij.
-Tridhjetë copë. –
Ktheva kokën nga japonezi, si për t’i thënë që të shpejtonte. Panseja ime ka nevojë për ushqim. Ai filloi menjëherë të rendiste sushit në kutinë transparente.
-Gabriel! –
Masha në dorën e japonezit, se pse mbeti e habitur.
Ktheva kokën nga Gabrieli.
-Mos janë shumë tridhjetë copë? A të marrim njëzet? –
Pashë japonezin. Ai kishte vendosur në kuti njëzet copë sushi.
-Me çfarë mbushje po i ble? –
U rrotullova drejt burrit me emrin Gabriel. Ai vazhdonte të luante me fëmijën. Panseja ime po rënkonte.
-Me çfarë mbushje i do ti?-
Koka ime në drejtim të gruas pa emër.
-Me çfarë mbushje janë? –
Ftytyra ime nga Gabrieli. Ai është fare i qetë.
-Me çfarë mbushje janë? – pyeti gruaja japonezin. Ktheva shikimin nga japonezi, aq shpejt sa munda të kap një tik nervozizmi në faqen e tij, që u qetësua menjëherë. Ai i shpjegoi gruas se me çfarë ishin të mbushura sushit.
-Gabriel! Janë me jeshillëqe, me salmon dhe me ton. –
Gruaja ia shpjegoi qetësisht burrit atje në fund të dyqanit. Keni parë qafë rosaku se si zgjatet e kthehet andej – këtej? Si qafa ime? Edhe pak e kjo e imja do të rrotullohet si qafa e pëllumbit. Për shkak të këtij rrotullimi mua m’u lodh këmba e majtë. E vetmja ku mund të peshoj trupin. Për dreq nuk kam orë dore. Sa po vonohem këtu? Dhe kam përpara në radhë vetëm një grua. Një grua pa emër. Peshova në këmbën e djathtë. Ajo nuk e mban peshën e trupit tim. Besoj se tani do t’i blej sushit. Pas meje është zgjatur vargu i pritësve për të blerë sushi. Japonezi, si japonezët, punon me shpejtësi marramendëse. Kutia plastike, pjesërisht e mbushur, pret.
-Merri me jeshillëqe! –
Japonezi nuk e lëshon nga dora e majtë kutinë mbushur me sushi, dora tjetër mban mashën gati për t’i kapur. Pashë një pikë djersë në tëmthin e djathtë të japonezit. Me kurrizin e dorës që mban mashën ai u përpoq ta fshinte disi fshehurazi. Falangat i përkuli shumë dhe byzylykun e spërdrodhi, thua se donte ta nxirrte vendit. Si të ishte indian... Dora ia fshehu syrin e djathtë. Masha plastike, si rastësisht, i drejtoi kapëset e saj nga gruaja pa emër. Gjithë këto lëvizje i ndoqa kaq e habitur, sa nuk e vura re syrin e majtë të japonezit që po më fliste. U ktheva për të dalë nga radha. Panseja ime po rënkon, ndërsa unë po humb kohën pas një gruaje pa emër. Në syrin e majtë, japonezi ka magnet, që më detyroi ta shoh përsëri. Me vështirësi u rrotullova mbi këmbën e djathtë dhe lexova monologun e atij syri. E kuptova.
-Trembëdhjetë copë sushi, - thashë.
Të dy sytë e japonezit, të mëdhenj, të zinj, të zinj, m’u ngulën. E pamundur ta përshkruaj habinë që doli në sipërfaqe nga thellësia e tyre. Qesha.
-Nuk kam frikë nga e marta, - i thashë butë. –As nga numri trembëdhjetë, - vazhdova me të njëjtin ton. –Nëna ma ka thënë. –
Kur shqiptova fjalët e fundit, zëri m’u drodh si tel violine kur qan. I ndjeva faqet të nxehta. Me siguri është ngjitur pak gjak në to.
Japonezi uli në tavolinëzë kutinë plastike dhe mashën. Tërhoqi me forcë dy kartëpiceta të lagura dhe fshiu gjithë fytyrën e tij të gjërë. Kur ngriti qepallat, sytë e tij mbi qeskat e varura ishin qetësuar.
Me dy qeset me ushqim, për pansenë dhe për vete, nxitova drejt shtëpisë. Nuk ka zot që të më pengojë tani.
-My dear! –
Po tani? Brenda atij gardhi të ulët, që tani e kam në të djathtë, ai u ngrit menjëherë nga karrigia e bardhë plastike dhe doli në derë. Në të njëjtën kohë ngrita lart qeskat me ushqime, i dhurova një gjysmë buzëqeshje të trishtuar dhe me dy hapa e kalova deriçkën. Mbase u duka pa edukatë, gjë që më mërzit shumë, po nuk do të humb kohë. Panseja ka nevojë për mua. Po të ishe ti D. në vend të tij, do të të dhuroja buzëqeshjen që e kam vetëm për ty dhe së bashku do të shkonim tek panseja.

-Vazhdon -

1)Më quajnë D.
2)Ushqim japonez

E martë 5 mars 2013 ora 19:oo

VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)
VIKTORIA XHAKO – MY NAME IS D. - Tregim 526741_601867053174144_1213855227_n

Sushi shoqëruar me lakër rozë, e ëmbël dhe djegëse.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi