Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tronditet SHBA: Tre të vdekur nga shpërthimet dhe mbi 140 të plagosur

Shko poshtë

Tronditet SHBA: Tre të vdekur nga shpërthimet dhe mbi 140 të plagosur Empty Tronditet SHBA: Tre të vdekur nga shpërthimet dhe mbi 140 të plagosur

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 16, 2013 8:22 am

Tronditet SHBA: Tre të vdekur nga shpërthimet dhe mbi 140 të plagosur

Tronditet SHBA: Tre të vdekur nga shpërthimet dhe mbi 140 të plagosur Largea_america-marathon-04151366066891


Të paktën dy vetë u vranë dhe më shumë se 100 u plagosën të hënën, pas dy shpërthimeve të njëherëshme me bomba pranë spektatorëve në vijën e finishit të maratonës së famshme botërore të Bostonit.
Presidenti amerikan Barak Obama në fjalimin televiziv, u zotua se kush është përgjegjës "do të
ndjejë peshën e plotë të drejtësisë."


Tronditet SHBA: Tre të vdekur nga shpërthimet dhe mbi 140 të plagosur 1.18064875.1366062354Tronditet SHBA: Tre të vdekur nga shpërthimet dhe mbi 140 të plagosur 390-boston-storyTronditet SHBA: Tre të vdekur nga shpërthimet dhe mbi 140 të plagosur Marathon16n-3-web
(I plotësuar) - Presidenti amerikan Barak Obama i është drejtuar kombit pas shpërthimeve në Boston të Masaqusetsit. Ai tha se e gjithë forca federale është në dispozicion për hetime. Ai tha se kësaj tragjedie do ti shkohet deri në fund, pavarësisht se kush i ka kryer sulmet.
Obama nuk ka pranuar ta quajë sulm terrorist, ndërsa ka theksuar se do të bëhen hetimet dhe autorët do të zbulohen.
Sulmi është vërtetuar se është kryer nga dy bomba, me shpërthime të njëpasnjëshme. Sipas mediave të paktën një person i dyshuar është arrestuar, dhe disa media po e kualifikojnë si sulm terrrorist.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se çdo ngjarje me mjete të shumta shpërthyese të shumta, si kjo "është qartë një akt terrori, dhe do të trajtohet si një akt terrori."
Ndërsa, shpërthimi i tretë, por që mendohet se nuk ka lidhje me dy të partë tek finishi i maratonës, në një bibliotekë nuk ka shkaktuar viktima.
Pamjet televizive treguan skena konfuzioni, rrugët të mbushur me mbeturina të shpërthimeve dhe gjak, punonjës të urgjencës mjekësore që mbanin barela, dhe dëmtime të ndërtesave përreth.
Spektatorë të plagosur të maratonës u trajtuan në çadrën mjekësore që ishte ngritur për t'u kujdesur për vrapuesit e lodhur.
Në Boston, zyrtarë të policisë konfirmuan se ata janë në kërkim për mjete të tjera shpërthyese, por nuk dhanë hollësi të mëtejshme.
Shpërthimet ndodhën jo shumë kohë pasi vrapuesi i parë mes 27 mijë pjesëmarrësve të garës kishte kaluar vijën e finishit. Gara u ndërpre pas shpërthimeve, ashtu si edhe shërbimi i metrosë në atë zonë.
Tri eksplodime të fuqishme kanë ndodhur në finish të maratonës në Boston. Fox News raporton që së paku tre persona kanë vdekur dhe mbi 100 të plagosur. Shërbimet e fshehta kanë paralajmëruar edhe për një shpërthim tjetër.
Tronditet SHBA: Tre të vdekur nga shpërthimet dhe mbi 140 të plagosur Slide_292101_2340956_free

Tronditet SHBA: Tre të vdekur nga shpërthimet dhe mbi 140 të plagosur Maraton1

“Shumë njerëz janë plagosur”, i ka thënë agjencisë AP një pjesëmarrës në maratonë.
“Mjekët në vendin e ngjarjes po i trajtojnë të plagosurit. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 14.25 sipas kohës lokale, respektivisht një orë pasi fituesit e maratonës kanë kaluar në vijën e finishit”, raporton CNN.

Tronditet SHBA: Tre të vdekur nga shpërthimet dhe mbi 140 të plagosur Maraton2

Së paku 2 persona kanë vdekur, dhe 22 janë plagosur, ka njoftuar zyrtarisht Policia e Bostonit, pas një shpërthimi në linjën e finisht të Maratonës së Bostonit. Mediat botërore raportojnë për tre viktima. Videot dhe pamjet nga Bostoni tregonin skena hutie, derisa shërbimet emergjente kanë vendosur tenda në të cilat janë trajtuar të lënduarit. Shpërthimet kanë ndodhur rreth tre orë pasi që pjesëmarrësit e maratonës e kaluan vijën e finishit. “Ishin dy shpërthime dhe zjarr në vend të ngjarjes. Nuk ka indikacione se sa persona janë plagosur në total”, ka thënë zëdhënësi i policisë së Bostonit. Mike Mitchell, nga Vankuveri, i cili ka marrë pjesë në maratonë, ka theksuar se ai sapo e kishte kaluar vijën e finishit kishte parë shpërthimet masive.

Tronditet SHBA: Tre të vdekur nga shpërthimet dhe mbi 140 të plagosur Maraton3

Tymi ishte ngritur rreth 15 metra në ajër, u kanë thënë dëshmitarët agjencive të lajmeve derisa njerëzit iknin dhe bërtisnin të frikësuar. “Të gjithë ishim të frikësuar”, ka theksuar pjesëmarrësi i maratonës. Raportohet se shumë rrugë dhe stacionin qendror në Boston është i mbyllur derisa disa njësi anti-terroriste janë duke patrulluar në vend të ngjarjes ndonëse nuk ka indikacione që shpërthimet mund të ishin akt terrorist. Edhe Shtëpia e Bardhë është njoftuar për ngjarjen. Administrata e Barack Obamas raportohet se është në kontakt me autoritetet lokale dhe është e gatshme që të sigurojë çfarëdo asistence të nevojshme për hetime apo përgjigje ndaj rastit.
Nuk dihet se çfarë ka shkaktuar shpërthimin dhe nëse ka qenë incident apo sulm terrorist.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tronditet SHBA: Tre të vdekur nga shpërthimet dhe mbi 140 të plagosur Empty Re: Tronditet SHBA: Tre të vdekur nga shpërthimet dhe mbi 140 të plagosur

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 17, 2013 11:51 pm

Tronditet SHBA: Tre të vdekur nga shpërthimet dhe mbi 140 të plagosur 007905uZ6Jz
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi