Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PDK: Sulmi ndaj kryeredaktorit të RTK-së është barbar

Shko poshtë

PDK: Sulmi ndaj kryeredaktorit të RTK-së është barbar Empty PDK: Sulmi ndaj kryeredaktorit të RTK-së është barbar

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 01, 2013 10:17 pm

PDK:Sulmi ndaj kryeredaktorit të RTK-së është barbar


PDK: Sulmi ndaj kryeredaktorit të RTK-së është barbar Largea_pdk-logo1367433035Partia Demokratike e Kosovës dënon fuqishëm sulmin mbi familjen dhe shtëpinë e kryeredaktorit të RTK-së, Mufail Limani. ”Ky sulm i dënueshëm dhe barbar, është sulm mbi jetën, integritetin dhe sigurinë familjare të z. Limani dhe akt shqetësues për gjithë qytetarët e Kosovës”.
“Partia Demokratike e Kosovës me keqardhje të thellë mori lajmin për sulmin me bombolë gazi në banesën dhe familjen e kryeredaktorit të Radio Televizionit të Kosovës, z. Mufail Limani.
Ky sulm i dënueshëm dhe barbar, është sulm mbi jetën, integritetin dhe sigurinë familjare të z. Limani dhe akt shqetësues për gjithë qytetarët e Kosovës.
Partia Demokratike e Kosovës dënon fuqishëm këtë akt kriminal dhe kërkon nga organet përkatëse institucionale që sa më parë ta gjejnë aktorin e një sulmi të tillë që mbjell shqetësim dhe pasiguri elementare tek qytetarët tanë.
Partia Demokratike solidarizohet me kryeredaktorin Limani dhe familjen e tij, duke dëshiruar që ky sulm të jetë i fundit që ndodh në një familje në Kosovë dhe më gjerë”, thuhet në reagimin e PDK-së.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi