Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Demaçi s’e ka ndërmend të kërkojë falje për Tahir Zemajn

Shko poshtë

Demaçi s’e ka ndërmend të kërkojë falje për Tahir Zemajn Empty Demaçi s’e ka ndërmend të kërkojë falje për Tahir Zemajn

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 02, 2013 6:32 pm

Demaçi s’e ka ndërmend të kërkojë falje për Tahir Zemajn M2demaci_343643
Demaçi s’e ka ndërmend të kërkojë falje për Tahir Zemajn

Prishtinë, 2 maj - Simboli i rezistencës shqiptare, Adem Demaçi i është përgjigjur reagimit të LDK-së lidhur me deklaratat për Tahir Zemajn. Ai ditë më parë i kishte thënë presidentes së vendit, Atifete Jahjaga, që të ketë kujdes se kujt i jep titullin “Hero i Kosovës”.

Sipas Demaçit, një të këtillë, nuk e ka merituar ish eprori i FARK-ut, Tahir Zemaj, meqë ai, sipas tij, ka qenë një diler droge.

Lidhur më këto deklarata te Demaçit ka reaguar sot LDK-ja.

“LDK shpreh indinjatën e thellë ndaj deklaratave të Adem Demaçit lidhur me kolonel Tahir Zemajn, ish-komandant i UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit dhe drejtues e fitues i Betejave të Loxhës, i vrarë pas luftës, së bashku me djalin Enisin dhe kushëririn Hasanin, nga autorë të panjohur edhe sot”, thuhet në reagimin e LDK-së. Kjo parti thotë se Tahir Zemaj është hero i Kosovës.

Por Demaçi, në një prononcim për ORAinfo, ka thënë se nuk e ka ndërmend të kërkojë falje për ato që i ka thënë për Zemaj. “Kërkoj falje vetëm nëse ndryshojnë rrethanat. Nëse ata japin dokumente që ai nuk ka qenë i dënuar asnjëherë si trafikant droge në gjyqin e Prishtinës, në qoftë se ai nuk e ka lëshuar frontin për me ik në Shqipëri, atëherë unë kërkoj falje, por përderisa këto nuk ndryshojnë unë nuk kërkoj falje”, ka thënë Demaçi.

I pyetur për një fotografi që po qarkullon ku shihet ai dhe Tahir Zemaj, Demaçi ka thënë se asnjëherë nuk e ka takuar Zemajn.

“Ato janë fotografi të falsifikuara nga gazeta ‘Bota Sot’. Unë kurrë në jetë nuk e kam takuar atë (Zemajn)”, ka thënë ai.


Demaçi s’e ka ndërmend të kërkojë falje për Tahir Zemajn Largea_tahirzemaj1992-jpg1367487208

Demaçi s’e ka ndërmend të kërkojë falje për Tahir Zemajn 551400_491848010869182_708615627_n
Demaçi s’e ka ndërmend të kërkojë falje për Tahir Zemajn 577644_10200185295969636_1252801992_nDemaçi s’e ka ndërmend të kërkojë falje për Tahir Zemajn TahirZemaj1992_1
Demaçi s’e ka ndërmend të kërkojë falje për Tahir Zemajn Largea_zemaj-demaci-19921367427837
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi