Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Noari i Dafinës dhe Debatikut

Shko poshtë

Noari i Dafinës dhe Debatikut Empty Noari i Dafinës dhe Debatikut

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 24, 2013 4:07 pm

Noari i Dafinës dhe Debatikut
Noari i Dafinës dhe Debatikut 578085_363484153709331_894332099_n
Agim Gashi

NOARI IU SHTUA FISIT

Sot u gëzova me gjithë zemër,
Me një lajm sjellë nga Kosova,
Lindi Noari i Debatikut
U gëzova unë, qeshi diaspora.

Si mos të gëzohem unë mërgimtari,
Kur zemra ime e mbushur mallë,
Për çdo lindje që i shtohet atdheut,
Me sharki këngën e shkruaj në ballë?

Nipi im Debatik Gashi,
Atë ditë kur u operova,
Erdhi n´vizitë tek plagët e mia,
Thua më erdhi gjithë Kosova.

Dhe ja sot kumboi lajmi,
Nusja Dafinë nga Dukagjini,
Lindi Noarin të shëndoshë si molla,
Me një djalë e shtoi fisin.

U gzue Afrimi e u gëzue Gjyla,
Fisi i Gashit anë e mbanë,
N´breg t´Prishtinës pushkë gëzimi,
Edhe kënga s’ka të ndalë.

Ty Dafinë e Debatik,
Nga thellësi e zemrës sime,
Ju uroj titullin Nënë e Babë,
Ta rrisni Noarin me shumë gëzime.

Unë nga shtrati i lëngimit,
Nga gëzimi në këmbë jam çue,
Për morfina e të tjera ilaçe,
Fare sot nuk kam mendue.

M’u kanë ndalë dhimbjet e mia,
Qeshi qielli e qeshi dheu,
Zemra mal e mërgimtarit
Kur i shtohen engjuj atdheut!!!

11.04.12

Tash je rritë Nori trim
Po qesh bukur si arshik,
Kanë fillue të dalin dhëmbët
Dikend n´faqe për me gicë.

Rritu, rritu Noar nipi
Rritë të mbarë axha të dëshiron,
Mu bëfsh si skyfter mali
Nesër një shtet ti ta gëzon!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Noari i Dafinës dhe Debatikut Empty Re: Noari i Dafinës dhe Debatikut

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 24, 2013 4:09 pm

Noari i Dafinës dhe Debatikut 47681_468426153214125_393830957_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi