Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dr.sc.Ilmi VELIU:SKËNDERBEU ISHTE NIPI I GËRGURIT, PRINCIT SHQIPTAR TË POLLOGUT

Shko poshtë

Dr.sc.Ilmi VELIU:SKËNDERBEU ISHTE NIPI I GËRGURIT, PRINCIT SHQIPTAR TË POLLOGUT Empty Dr.sc.Ilmi VELIU:SKËNDERBEU ISHTE NIPI I GËRGURIT, PRINCIT SHQIPTAR TË POLLOGUT

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 18, 2013 1:00 am

Dr.sc.Ilmi VELIU:SKËNDERBEU ISHTE NIPI I GËRGURIT, PRINCIT SHQIPTAR TË POLLOGUT 944421_10152926968055641_2012005128_n

SKËNDERBEU ISHTE NIPI I GËRGURIT, PRINCIT SHQIPTAR TË POLLOGUT
Dr.sc.Ilmi VELIU:SKËNDERBEU ISHTE NIPI I GËRGURIT, PRINCIT SHQIPTAR TË POLLOGUT 3.IlmiVeliu
Dr.sc.Ilmi VELIU

(Me rastin e 17 janarit, dita e ndërrimit jetë e heroit tone kombëtar Skënderbeu).

Ky shkrim i imi ka të bëjë më një polemikë që kemi pasur me profesorin tim të studimeve posdiplomike, Boban Petreski të Universitetit KM të Shkupit, ku arrita të mbroj punimin shkencorë “Skënderbeu në burimet Osmane e Bizantine”, ku përfshihet edhe origjina e tij sipas burimeve Osmane. 

Edhe pse, nga arhivat e Stambollit sigurova numër të madh burimesh, ku kronistët osmanë në mënyrë të drejtë për drejtë potencojnë se ai ishte shqiptarë dhe i biri i një shqiptari, profesori vazhdonte me kokëfortësi të kontestonte origjinën e nënës së Skënderbeut. Në fund u morëm vesh që unë dhe ai të vazhdonim me hulumtimet e dokumenteve të reja dhe polemika jonë të mbetej jashtë kornizave të temës,që i dedikohej Skënderbeut dhe trajtimit të figurës së tij në kronikat osmane, që unë pastaj arrita ta mbroj me sukses para komisionit ku anëtar ishte edhe profesori i lartpërmendur.

Nëna e Gjergjit, që vazhdimisht është prezantuar si Voisava (nga historianët sllavë edhe Voisllava) e që nga latinishtja e sllavishtja e vjetër mund të deshifrohet dhe lexohet edhe si Vjosava, (në deshifrim historianet sllav germën “o” e kane vendosur para ermes “j”) temë, e cila deri tani nuk ishte lëndë me interes të madh në hulumtimet për periudhën e Skënderbeut. Si argument se emri Voisava mund të lexohet edhe ndryshe kamë marrë përkthimin e Barletit në gjuhën frënge të sh.18 ku emri i nënës se Skënderbeut është i shënuar si Vjosava.
Deri me tani shtylla gjenealogjike e Skënderbeut nga ana e nënës mbaronte vetëm me të dhëna personale dhe në ca momente me disa të dhëna të përgjithshme për prejardhjen e saj nga një fis aristokrat i Pollogut.
Të dhënat burimore për Vjosavën janë të përmbledhura në dy burime kryesore: 
1. Gjon Muzaka, në Gjenealogjinë e tij , në tri vende e përmend nënën e Skënderbeut.
2. Marin Barletit, i cili duke informuar për prindërit e Skënderbeut thotë se nëna e tij ishte Vjosava e bia e një princi të Pollogut.
Gjon Muzaka në mënyrë eksplicite çon drejt mendimit se ajo rrjedh nga një familje shumë e lartë aristokrate, kurse Marin Barleti shënon se nëna e Skënderbeut ka qenë bia e njërit ndër më të njohurit të të parëve tribaldian i cili ishte sundimtar i Pologut.
Duke përdorur metodën e historisë komparative për krahasimin e historisë politike të Pollogut dhe rajoneve fqinje, në dekadat e fundit të sh.14, me lajmet e dhëna burimore, pata mundësi ta identifikoj babanë e Vjosavës, e që ka qenë sundimtari i Pollogut.
Sipas të dhënave të bazuara në burimet e shkruara të deritashme vërtetohet se , babai i Skënderbeut, Gjoni duke e marrë vendin e babait të tij Gjergjit, i cili llogaritet të ketë pasur pasuri të patundshme edhe në krahinat e Dibrave, nga fundi i sh.14, u vu në krye të familjes së Kastriotëve. Në atë kohë ai qe martuar me Vjosavën. Njohuritë e këtilla i krahasojmë me lajmet e burimeve të dhëna, ku shënohet se babai i Vjosavës ishte sundimtar i Pollogut.

Nga këto të dhëna del se ai udhëhiqte me Pollogun para se të biente nën sundimin Osman dhe mund të supozohet se Pollogu qe pushtuar shpejt pas pushtimit të Shkupit më 1392, koha kur në dokumente, si zotëri i Pollogut përmendet pikërisht Gërguri dhe kufiri i shtetit të tij përputhej me atë të Vuk Brankoviqit.
Dokumenti më kryesorë dhe më i vlefshëm që unë kamë zbuluar dhe që e përmend princin shqiptar të Pollogut me emrin Gërguri është shkrimi i eremonahut Mihajli nga kisha “Leshka” e Pollogut, e që do të ketë qenë shkruar në vitet 1366-1371. Dokumenti thotë se ,,prifti Mihon i fshatit të Pollogut-Debrishtë na ka lënë disa shkrime që janë një lloj evidence kishtare nga koha kur mbret i Pollogut ishte Gërguri.
Bullgari Ivan Ivanov, në veprën e tij “Bllgarski starini”, mendon se pas vrasjes së Vukashinit më 1371 te lumi Marica, me territoret e Maqedonisë Lindore vazhdon të sundojë djali i tij Marko i njohur më vonë si Krali Marko, kurse sundimtari i Pollogut, Gërguri, që kishte pasur bashkëpunim me Vukashinin edhe më herët, vazhdon të bashkpunojë edhe me Krali Marko me qëllim që t’u kundërvihen osmanlinjve.
Duke hulumtuar në bibliotekën e F. Filozofik të UKM në Shkup, pata mundësi të konsulltoj “Stari srpski zapisi, nga L. Stojanoviq; Bëlgarski starini od Makedonija nga I.Ivanov; Q. Radojiçiq – Ko je podigao manastir Zaum ; M. Diniq, Oblast Brankoviqa,; R. Mihalqiq, Kraj srpskog carstva,; M. Shuica, O Cezaru Gerguru, vërtetova se Tribalda është mbiemër personal i Vjosavës dhe babajt të saj Gërgurit dhe nuk ka të bëjë me atë se ajo i ka takuar fisit të Tribalëve, i cili fis nuk është shtrirë në Pollog dhe nuk ka asnjë lidhje me sllavët.
Duke e analizuar mbiemrin e Vjosavës kamë ardhur në përfundim se ai mund të deshifrohet vetëm me anë të gjuhës shqipe, dhe ka për kuptim token e lagur, te balta, tri baltat, te rruga e baltës; toponime këto që edhe sot i hasim në vendbanimet shqiptare.
Pra sipas mbiemrit që ka përdorur nëna e Skënderbeut, Vjosava Tribalta del se ajo ka qenë me origjinë shqiptare sepse mbiemri i saj mund të deshifrohet e shpjegohet vetëm nëpërmes të gjuhës shqipe.
Argumenti i dytë është ai se ajo ka qenë e bija e Gërgurit, sundimtarit të Pollogut, i cili pohim është plotësisht i pranueshëm sepse kemi gjetur dokumente shumë të fuqishme se me të vërtetë në kohën për të cilën na flasim, mbret i Pologut ka qenë Gërguri dhe emri Gërgur nuk është i origjinës sllave sepse mund të deshifrohet vetëm duke përdorur gjuhën shqipe. Pra Gërgur mund të ketë qenë emër që në thelb ka emrin e gurit dhe mund të ketë qenë emër dhe mbiemër Ger- Guri ose Guraz Guri, Gurit Guri, Gjergj Guri, emra e mbiemra që edhe sot përdoren tek shqiptarët.
Pra këto dy argumente rreth origjinës së nënës së Skënderbeut dhe babait të sajë janë shumë të fuqishme, dhe duhet ta falënderoi ish profesorin tim Petreski i cili duke dashur të më kundërvihet, më ndihmon padashur që na të hulumtojmë gjejmë dokumente dhe vërtetojmë origjinën shqiptare të Vjosavës po edhe të babait të saj Gërgurit.
Mendojmë se fshati i Pollogut ,,Gërgurnica,, ka marrë emrin nga babi i Vjosavës –Gërgurit dhe me siguri ai në rrethinat e këti fshati mundet ta ketë pasur edhe qendrën administrative të pronave të veta ose ka mundësi që atje të ketë pasur edhe ndojë kala, terren ky që deri tash nuk është hulumtuar e që Tit Livi thotë se Perseu në vitin 168 pushtoi Uscanën, Draudacum, Oeneum po edhe një numër tjetë të kalave që kanë qenë rreth Fushës së Pollogut. Tridhjetë vitet e fundit historianët e Pollogut janë marrë vetëm me Xhemë Gostivarin dhe nuk kanë tentuar që të bajnë ndonjë hulumtim në zbulimin dhe lokalizimin e themeleve të këtyre kalave ilire që i përmend Tit Livi. 
Origjina e nënës së Skënderbeut ka qenë dhe vazhdon të jetë aktuale, por pas përkthimit të librit të Oliver Shmitt u bë edhe më aktuale. Nëpërmes të Internetit po edhe revistës Albanica iu përgjigja Shmitit, të cilin e kam shok dhe bashkëpunëtor të mirë, po edhe historianëve tjerë që shumë sende nuk i dine dhe nuk i kanë të kjarta në lidhje me origjinën e nënës së Skënderbeut. Edhe Shmitt, po edhe shumë historianë të tjerë që merren me këtë periudhë, vazhdojnë t’i hulumtojnë dhe analizojnë vetëm burimet latine, dhe i injorojnë ato osmane, dhe po ti analizojnë edhe burimet osmane që flasin për Skënderbeun e që ne kemi bërë një botim të veçantë do të shohin dhe do të binden se origjina e tij, babait të tij, gjyshit e stërgjyshit janë pastër shqiptare, po edhe origjina e nënës së ti dhe gjyshit nga nëna jenë po ashtu pastër shqiptare.

( Autori është doktor i shkencave të Historisë dhe ekspert i periudhës së Skënderbeut)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi