Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipëria majtas, PS fiton edhe në bastionet e PD

Shko poshtë

Shqipëria majtas, PS fiton edhe në bastionet e PD Empty Shqipëria majtas, PS fiton edhe në bastionet e PD

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 25, 2013 8:34 pm

Shqipëria majtas, PS fiton edhe në bastionet e PD


Shqipëria majtas, PS fiton edhe në bastionet e PD F1_25majt1372168517


Tiranë, 25 qershor -  E majta në Shqipëri fitoi zgjedhjet të përgjithshme të 23 qershorit. Pas 8 vjetësh në qeverisje Partia Demokratike e Sali Berishës kalon në opozitë, raporton AS. Me përjashtim të Kukësit që u fitua nga Partia Demokratike, e majta e Edi Ramës mori të gjitha qarqet e vendit : Tiranë, Fier, Elbasan, Korçë, Vlorë, Berat, Lezhë, Gjirokastër, Shkodër, Durrës.

Në qarkun e Dibrës, që ka 6 mandate, procesi u mbyll barazim mes dy kampeve. Ne Korçë, ndryshe nga projeksionet për një rezultat të njëjtë me 2009, vota e 23 qershorit përmbysi parashikimet dhe i dha të majtëve 7 mandate dhe të djathtës 5.

Në këto zgjedhje Partia Demokratike u dorëzua në bastionet e saj. Ajo humbi kryeqëndrën e saj historike Shkodrën, humbi dhe bastionet në Tiranë. Vota e hedhur nga qytetarët shqiptarë më 23 qershor është një befasi për funksionarët e Partisë Demokatike, është shënuar humbje në zonat që tradicionalisht kanë votuar djathtas. Sali Berisha para 23 qershorit paralajmëroi një reformë të thellë në Partinë Demokratike në rast humbjeje.

Surpriza në këto zgjedhje ishte Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila deri më tani ka arritur të marrë 16 mandate. Ilir Meta i shumëfishoi në mënyrë të paparashikueshme votat në krahasim me zgjedhjet e shkuara parlamentare të 2009.

Partia Bashkimi Për të Drejtat e Njeriut ka arritur të marrë një mandat. Edhe dy partitë aleate të Partisë Demokratike kanë arritur të marrin më shumë vota në këto zgjedhje, Partia Drejtësi, Integrim e Unitet, dhe ajo Republikane kanë kaluar përtej një mandati.

Edi Rama vjen në pushtet pas 8 vitesh opozitë dhe një procesi reformash brenda Partisë Socialiste. Ai mori drejtimin e kësaj force politike pasi Fatos Nano humbi në 2005, u përball me kundërshtarin e tij në zgjedhjet parlamentare të 2009 dhe në dy palë zgjedhje lokale, në 2007 dhe në 2011.

Në procesin e fundit garoi për një mandate të katërt në krye të bashkisë së kryeqytetit, por rezultati u nda me 10 vota dhe Lulzim Basha fitoi pasi ndoqi ligjërisht procesin. 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi