Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faruk Tasholli:GJURMË E ODISEUT

Shko poshtë

Faruk Tasholli:GJURMË E ODISEUT Empty Faruk Tasholli:GJURMË E ODISEUT

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 27, 2013 6:59 pm

Faruk Tasholli:GJURMË E ODISEUT 1002811_607146179304731_1917189695_n
Faruk Tasholli:GJURMË E ODISEUT
Faruk Tasholli:GJURMË E ODISEUT 1011880_607563999262949_247182156_n

Përpara syve më shfaqet Mesdheu
Ky det i historive të pafund,
Këndej do ketë barisur Odiseu

Po gjurmë e tij nuk gjendet kund.

Histori dashurie, histori intrigash
Histori luftërash, gjakderdhje, tmerr
Ngritje kurthash prapë zënie pritash -
Në këngën det te ti Homer.

Te breg i butë më prekin valët
Si çuçurimë e zogjve të fshehur
Veç ty Homer të erdhën fjalët
Ta kthesh në jetë botën e djegur.


Veç ty Homer luftërat plot gjak
Nuk mundën dot të të zënë ngusht,
Si nga legjenda del në çdo ag -
Një det të tërë e mban në grusht!

Nën tingujt e këngës pa mbarim
Peshon me bujë baladë e gjëmuar,
Gjurmë e Odiseut shpirtit tim
Si faqes së gurit mbeti e gravuar.

Çdo histori me gjithë rrëmetin
Do të fundosej pa një poet,
S'do kish Odise që merr në sy detin
As Penelopë që besnikërisht pret.


Faruk Tasholli:GJURMË E ODISEUT 1044325_607367729282576_739160432_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi